U mbajtë Festivali Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza ne Valhalla

Amerika

U mbajtë Festivali Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza ne Valhalla

Nga: Beqir SINA, New York Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:49
Pamje nga festivali

"Dita e Trashegimise Shqiptare", u organizua nga Qendra "Nena Tereze", me rastin e aktiviteve në kuadër të “Vitit të Nëna Terezes” shpallur nga dy qeveritë tona, Kosovës e Shqipërisë, iu kushtua bamirëses me origjinë shqiptare, Shejtëreshës( më 4 Shtator ) Nanë Terezes, fituese e çmimit Nobel per Paqe.

Kensico Dam Plaza, Valhalla, NY : Pamjet e bukura mes nje ambjenti te mrekullueshem natyror, dhe tingujt te gjalle te muzikes e kultures shqiptare, mblodhi edhe kesaj radhe me qindra shqiptare ne parkun e njohur atraktiv ne rrethine Vallah, te zones malore te Nju Jorkut, Westchester Park ne Dam Kensico, per festivalin - Piknikun vjetorë shqiptarë i pagëzuar nga kisha si " Dita e Trashegimise Shqiptare".

Shqiptaro amerikan, kryesishtë besimtarë nga ata që jetojnë në pjesën e veriut të New Yorkut, prefektuarat e Westchester, Eastchester, Yonkers, qytetin e Bronxit e tjer, edhe këtë fillim vere megjithë motin me shi, nuk e lanë pa pjesmarrje e tyre masvie festën e tyre vjetore, zhvilluar në parkun e madh defryes Kensico Dam Plaza në Valhalla, festivalin që ata e kanë pagëzuar Festivali “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” në New York.

Ky festival organizohet për çdo vjet nga Qendra Kulturore Nëna Tereze - Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, me në krye Famullitarin Dom Pjetër Popaj, dhe është i sponsorizuar nga zyra e Prefekturës Westchester County Parks.

Ai është pjesë e festivaleve të komuniteteve, të cilë zgjedhin një një ditë të diel në këtë park, për të organizuar së bashku me mijëra njerëz, për çdo vit në qershorë, të festojnë atë shumëllojshmërinë të traditave dhe kulturave të tyre nga mbarë bota.

Për këtë vit simbas kalendarit të prefekturës, seria e zhvillimit të këtyre fesitvaleve( Piknik ) si thirren ato këtu në SHBA, filloi më 19 maj me një Festival të Trashëgimisë Aziatike-Amerikan nga organizuar nga komuniteti Kinez, Japonez, Korea, Malajzia, Indonezia, Burma dhe Filipinet.

Ndërkohë, si njofton në medien sociale Facebook, zyra e prefekturës, ku mbahet festivali - zyra e Westchester County Parks, këtë fundjavë, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, u organizua festivali “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” në New York.
Festivali i Trashëgimisë Shqiptare, në New York, u mbajtë të dielën nga ora 12 deri në orën 7 të mbrëmjes, në një mbasdite e cila u shoqerua pothuajse e tera me shi.

Ky festival, i cili është në vitin e 13 të tij, dhe është i hapur për të gjithë shqiptarët, e zonës së Tri-Shteshit.

Ndërkohë, simbas, disa materialeve të postuara nga pjesmarrësit në rrjetin shoqëror Facebook, të mbledhura nga gazeta jonë, duket se kan marr pjesë, afro 1 mijë vetë, veprimtarë dhe aktivistë, sportistë, artistë, nxënës shkollash, dhe studentë shqiptarë, nga New Yorku dhe zonat për rreth tij.

Mes tyre edhe liderit fetar, veprimtar, dhe personalitete të kulturës dhe artit, autoritetet vendore të lokalitetit Westchester County, miq dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues nga zyra diplomatike e Kosovës në New York.

Në këtë festival si gjithmonë tregëtohen nga shitësit ambulant, suvenire tona kombëtare, bluza, dhe seksorë të ndryshëm me flamurin kuq e zi, fotografi, postera të përmasave të ndryshme të trashëgimisë kulturore, përfshirë postera me protretin e figurave tona kombëtare, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin - Skëndërbeun, Nobelisten shqiptare Nëna Tereze, prijsin legjendar Ded GjonLulin, dhe Komndatin legjendar Adem Jasharin, e të tjera.

Në kuadër të Festivalit i Trashëgimisë Shqiptare, në New York, për gjatë gjithë ditës, pjesëmarrësit ndjekin koncertin e hapur në natyrë, nën tingujt e traditës shqiptare, që gjëmojnë fuqishëm në Kensico Dam Plaza ne Valhalla, gjatë festivalit.

Kurse, familjet dhe grupe sipas shoqërisë së tyre mes shqiptarëve, frekuentojnë, të ulur së bashku pije tradicionale, shoqëruar me një ushqim me shije të ushqimit autentik shqiptarë, ndërkohë, që muzika dhe aktivitetet të tjera, vazhdojnë dhe e bëjnë edhe më dëfryes këtë festival.

Kësaj rradhe atmosferën muzikore e ndezi me Muzikë Live këngëtari i mirënjohur tropojan Gëzim Nika, së bashku me zërin e talentuar të këngëtarve Edmond Nikolla, dhe Valbona Perej nga Shkodra, këngëtares Besjana Kurtasha, të gjithë nën shoqërimin muzikor të ‘Kastrioti - Band” drejtuar nga Dritan Papa.

Festavalit të Trashëgimisë Shqiptare, në New York, ia shtoi kënaqësinë edhe vallëzimi mahnitës dhe mjeshtëror i Grupit të vallëtarëve Rozafa, e drejtuar nga koreografja e njohur Agjelina Nika, nga Qendra Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.

Gjithashtu, një vend të veçantë në festivalin e Trashëgimisë Shqiptare, në New York, zë si për nga hera aktiiviteti sportiv - me Truneun e Futbollit, Vollejbollit, Shah, e lojrave të tjera zbavitëse.

Për shqiptaro-amerikanët, kjo ngjarje është një mundësi për të u ribashkuar me fytyra të njohura. "Është i mrekullueshëm! Është me të gjitha elemtet nga traditat tona. Gjithkush, është i mirëpritur. Të gjithë janë të lumtur dhe të gëzuar në Festavalin Trashëgimisë Shqiptare, në New York,” shkruante shtypi lokal.

Kurse, County Executive Robert P. Astorino, nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka bërë, të ditur i pari në faqen e Facbook, se do të mbahej ngjarja vjetore Dita e Trashëgimisë Shqiptare, të dielën më 5 qershor, nga ora 12 e mesditës e deri në 7 të darkës, në Kensico Dam Plaza ne Valhalla, nga komuniteti shqiptarë i kësaj prefekture.

Duke dhënë “lajmin” se : “Komuniteti shqiptarë po festonë kulturën e pasur dhe traditat e Shqipërisë përmes muzikës, valles, ushqimeve dhe aktiviteteve për të gjitha moshat këtu në Central Park Westchester," ka shkruar Astorino.

Drejtori i Revistës Jeta Katolike, z. Mark Shkreli , duke komentuar këtë veprimtari të këtij komuniteti, ka thënë për festivalin- Piknikun - se ne festivalin "Dita e Trashegimise Shqiptare", dominojne simbolet tona kombetare, kostumet popullore, kapuçat - plisat e bardhe, flamuri i madh shqiptar, dhe kenget vallet popullore nga te gjitha krahinat.

Z. Shkreli, në një prononcim të kaluar teksa ka folur për festivalin ka nënvizuar se : "Kjo ngjarje vjetore organizohet me qellim qe te gjithe shqiptaret, pa kurrefar dallimi, te mblidhen e defrehen sebashku, te rinjt te njoftohen me njeri me tjetrin dhe me kulturen e vet, si dhe kombet e tjera te njihen duke marre pjese ne kete veprimtari ne kete park, me traditen dhe kulturen tone te lashte, e qe, pa dyshim ia kemi arritur qellimit"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat