Ja thesari që mbante në zyrë shqiptari më i urryer në SHBA

Amerika

Ja thesari që mbante në zyrë shqiptari më i urryer në SHBA

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 02:03
Thesari i Martin Shkrelit

Ai është cilësuar si shqiptaro-amerikani më i urryer në SHBA. E kush tjetër, Martin Shkreli. Pasi bleu të drejtat e një ilaçi jetik për të sëmurët me HIV-Aids e rriti çmimin 5 mijë herë.

Këtë herë, TMZ është futur në zyrën e tij. Revista amerikane shkruan për një thesar të rrallë që Martin Shkreli ka në posedim.

Bëhet fjalë për një dorëshkrim të Isaac Newton, një letër të nënshkruar nga Charles Darëin dhe një makinë antike Enigma, që përdorej kryesisht nga Gjermania naziste për të deshifruar komunikimet ushtarake.

Po ashtu në tryezën e zyrës së tij u gjetën: fotografi të skulpturës së Jeff Koons, të vitit 2003; litografia origjinale nga Joan Miro; letra origjinale e nënshkruar nga kontesha Augusta Ada, një skulpturë nga Dustin Yell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat