Konsullia e Kosovës, Ambasadoria Sahatqija, priti perfaqesuesen e "Shokë klase përgjithmonë” në Nju Jork

Amerika

Konsullia e Kosovës, Ambasadoria Sahatqija, priti perfaqesuesen e "Shokë klase përgjithmonë” në Nju Jork

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 27 korrik 2016 Në ora: 17:31
Pamje nga takimi

Zonjusha Lendita Hoxha, e nismës, që quhet "Shokë klase përgjithmonë" njoftoi me motrën e saj Ambasadoren Sahatqija, se ata po përgatiten të shkojnë së shpejti në disa zona të largëta, malore në Kosovë, Shqipëri, dhe Dibër,  për të ndihmuar ata me paisje të ndryshme, përfshirë edhe 500 kompjutera( të përdorura por në gjendje të mirë pune) për shkollat shqiptare.

New York City , 27 korrik 2016 – Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York - SHBA,  Ambasadoria e re, Teuta Sahatqija,  priti dje në takim pune,  një nga dy udhëheqeset dhe themelueset e organizatës "Shokë klase përgjithmonë”,  zonjushen Lendita Hoxha, me të motrën e saj Besiana, e cila është pjesë e këtij projekti i cilësuar si mjaft ambicioz në komunitetin shqiptarë në zonëne Tri-Shteshit.

Në këtë takim pune, i cili iu kushtua përgaditjeve që po bëhen për dërgimin e disa ndihmave për shkollat në Kosovë, pikërisht këtë shtator,  me nisjen e sesionit të ri shkollor, mori pjesë edhe konsulli Fatmir Zajmi.

Pas një shërbimi shumëvjeçar në institucionet e Kosovës, ish - deputeteja e LDK-së - e cila tani ka marrë postin e Konsullës së Përgjithshme së Kosovës, në New York, duke zvendesuar Ambasadoren Vlora Çitaku, është duke zhvilluar takime intenzive me lider, veprimtar dhe aktivist të komunitetit shqiptarë, në SHBA. 

Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York - SHBA,  Ambasadoria e re, Teuta Sahatqija, zhvillojë takimin e rradhës, me zonjushen Lendita Hoxha, e cila është bashkëthemeluese dhe bashkëkryesuse, me znj. Mane Bodini, e një organizate e krijuar rishtazi në Nju Jork, e cila po përpiqet të ndihmojë nxënësit shqiptarë në Ballkan, kryesisht me disa nga mjetet më të nevojshme shkollore. 

Zonjusha Lendita Hoxha, e nismës, që quhet "Shokë klase përgjithmonë" njoftoi me motrën e saj Ambasadoren Sahatqija, se ata po përgatiten të shkojnë së shpejti në disa zona të largëta, malore në Kosovë, Shqipëri, dhe Dibër,  për të ndihmuar ata me paisje të ndryshme, përfshirë edhe 500 kompjutera( të përdorura por në gjendje të mirë pune) për shkollat shqiptare.
Ato , njoftuan Ambasadoren Sahatqija, që kjo vizitë është duke u zhvilluar në kuadër të takimeve, që ato po mbajmë për të kërkuar ndihmë institucionale me nismën e tyre , për dërgimin e ndihmave në Kosovë.

Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York - SHBA,  Ambasadoria, Teuta Sahatqija, mbasi dëgjojë me vemendje mysafiren nga "Shokë klase përgjithmonë”, e përgëzojë atë dhe shoqet e saja, përzemërsisht, për këtë inisiativë, të cilën ajo e quajti si mjaft të vlefshme,  dhe të nevojshme,  duke i premtuar kësaj organizate, të gjitha kontaktet me insitucionet qeveritare, përkatëse, të cilat merren me shkollat në Kosovë.  

Hoxha, duke iu faleminderuar me këtë rast dy diplomatve kosovar për “hapjen e dyerve” dhe pritjen e ngrohtë, tha se : “Kjo, nismë sado modeste,  nga ne synon të mbështes përmirësimin me paisje të disa shkollave, të cilat ne kemi mësuar se janë, aktualisht më në nevojë në Kosovë. Dhe, në përmbushje të objektivave tona, ne kemi bërë pothujase të gjitha përgatitjet, duke kontaktuar me shkollat që do të ndihmojmë, edhe me disa përfaqësues institucionesh ketu nga SHBA, dhe Kosova“ tha znj. Hoxha, duke kërkuar nga ambasadorja edhe ndihmën institucionale të qeverisë së Kosovës, për këto ndihma që priten të mbrrijnë në Shtator, në Kosovë,  pra me fillimin e sesionit të ri shkollor.

Në takim u bisedua gjithashtu edhe rreth mundësive të rritjes së këtyre ndihmave nga komuniteti shqiptarë,  nëpërmjet organizatave dhe shoqatave të tjera, kudo për shkollat në vendlindje - pra pasijen e tyre me mjetet shkollore, nga SHBA  . 

Andaj Ambasadoria Sahatqija, me Zjamin njoftuan organizatën "Shokë klase përgjithmonë”,  nëpërmjet këtij takimi me zonjushen Hoxha, edhe rreth punës së Konsullatës së Kosovës në përgjithësi, për lidhjet dhe ndihmën e kësaj konsullate, me komunitetin shqiptarë, por edhe në tërheqjen e investimeve, organizimit të forumeve dhe tryezave ekonomike, dhe organizimin e disa aktiviteteve kulturore e artistike në komunitet. 

“Kështuqë,  theksoi Ambasadorja Sahtaqija,  në shkëmbimin e përvojave me organizatat dhe shoqatat e komunitetit shqiptarë në SHBA,  me Konsullatën tonë,  dhe, Ambasadën në Washington.  dhe ato të shtetit shqiptarë,  mendojë se do të rezultojnë si shumë të dobishme edhe në procesin e zhvillimit të shtetit të Kosovës” . 

Zonjusha Lendita Hoxha, me të motrën e saj Besiana, falënderoi në emër të shoqeve dhe shokve të saj,  Ambasadoren Sahatqija dhe konsullin Zajmi, për pritjen e ngrohtë, që u rezervuan, dhe ndihmën dhe informacionin e ofruar, si për mbështetjen që ambasada ka për të ofruar në të ardhmen në dërgimin e ndihmave në shkollat e Kosovës nga inisiativa "Shokë klase përgjithmonë”, në New York., dhe aktivitetet e tjera në komunitetin shqiptarë në SHBA.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat