Bajraktari :" Është sulm kundër shtetit të Kosovës dhe kundër qytetarëve të saj"

Amerika

Bajraktari :" Është sulm kundër shtetit të Kosovës dhe kundër qytetarëve të saj"

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 5 gusht 2016 Në ora: 14:39
Harry Bajraktari

New York ( 5 Gusht 2016) : Pas sulmit mbi Kuvendin e Kosovës, të ndodhur mbrëmë, ka reaguar në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook, edhe veprimtari i shquar i komunitetit shqiptarë në SHBA, zoti Harry Bajraktari, themelues dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, i dekoruar me medaljen e lartë "Nderi i Kombit" nga Shqipëria.

Bajraktari, i cili vazhdimisht është aktiv për çështjen e Kosovës, përmes një statusi personal në Facebook, ka thënë se ky sulm i shëmtuar kërkon dënim të ashpër, madje jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por nga të gjithë qytetarët e saj.

Ky sulmë shkruan zoti Bajraktari :"është sulm kundër shtetit të Kosovës dhe kundër qytetarëve të saj".
Kuvendi i Kosovës mbrëmë u qëllua me një predhë duke dëmtuar zyrën ligjore të këtij institucioni.

 Ai thotë se :" Sulmi që ndodhi me predhë ( armë krahu) në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në institucionin më të lartë legjislativ, ku janë marrë shumë vendime historike e në mesin e tyre edhe Shpallja e Pvarësisë së Kosovës, është sulm kundër shtetit të Kosovës dhe kundër qytetarëve të saj. Mbrëmë u sulmua paqja, demokracia dhe stabiliteti i vendit. Ky akt kriminal, i papranueshëm dhe i pa shembullt për sigurinë e shtetit dhe jetën e qytetarëve, tregon se deri ku mund të shkojë çmenduria e të tillëve që cak kanë shkatërrimin dhe minimin e asaj që arritëm me mund e sakrificë."

Më tej zoti Bajraktari - theksonë se ky sulm i shëmtuar kërkon dënim të ashpër nga të gjithë qytetarët tanë dhe rasti duhet të zbardhët sa më shpejtë nga organet e drejtësisë dhe të rendit dhe autorët e krimit të të nxirrën para gjyqësisë, në mënyrë që mos t' u lihet hapësirë veprimeve të tilla kriminale të dëmtojnë shtetin, të ardhshmen e qytetarëve dhe prestigjin e Kosovës në botë". /B.S/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat