Dibranët e Amerikës dërgojnë ndihma për lagjen Hasan Beg (Shkup)

Amerika

Dibranët e Amerikës dërgojnë ndihma për lagjen Hasan Beg (Shkup)

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 19:29
Dibranët e Amerikës dërgojnë ndihma për lagjen Hasan Beg (Shkup)

SHKUP : Me rastin e vershimeve qe kaploi kete pjese te Shkupit, ate dite te kobshme 06.08.2016 ku u vershuan lagje te tera dhe humben jeten 23 qytetare dhe 6 udhehiqen si te humbur, qytetaret dibran te ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ata te qytetit te Dibres vendosen ti ndihmojne vellezerit e tyre te lagjes Hasan Beg me 120 paketa dhe ndihma financiare gjithsejt ne vlere prej 8,283$.


Aktiviteti ndodhi sot e premte 19.08.2016.


Eshte interasant te permendim dhe te vleresojme larte vepren e tyre sepse ata pervec qe donuan sot asesi nuk pertuan qe ne temperatura te larta dhe kushte te veshtira te shkojne dere me dere ti shperndajne donacionet dhe ti pyesin qytetaret per hallet e tyre.


Keshilli dibran i perbere nga ish kryetari i Dibres z. Imer Ollogu, Dashnor Miftari, Mirvet Qoku, Dashnor Papraniku, Fitim Kasapi, Munir Papraniku, Zekirija Papraniku ne bashkepunim te ngushte me aktivistin e mirenjohur Muhaedin Bela dhe disa kryefamiljare te lagjes si Elfeta Ismaili, Florim Aziri, Nazif Abazi dhe Isni Abazi arriten qe me sukses te permbyllin kete aksion i cili sado pak arriti te zvogeloje nevojen e qytetareve te demtuar nga vershimat dhe cka eshte me e rendesishme te ngritin shpresen se nuk jane te harruar nga vellezerit e tyre gjere Maqedonise po edhe nga ata qe jane shume larg ne Amerike.


Keshilli donator ndau edhe mjete financiare per dy familje qe kane pasur edhe viktima ne njerez.


Qytetaret e lagjes i falenderuan donatoret dhe aktivistet me uratat me te mira per familjet dhe sukseset e tyre e nga te dyja anet me se shumti degjoheshte lutja inshalla me nuk ndodhin gjera te tilla, Zoti na falte paqe./SHAD - Hasan Beg Shkup/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat