Më 3 Shtator hapet falas për fëmijët shqiptar shkolla Shqipe në Tampa -Florida

Amerika

Më 3 Shtator hapet falas për fëmijët shqiptar shkolla Shqipe në Tampa -Florida

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:19
Fëmijët shqiptar

Urime shkollës dhe mësuesve që japin kontributin e denjë si një akt dashamirës dhe patriotik në mesimin e gjuhës shqipe, edhe falas për fëmijët e diasporës. Urime dhe zoti ju bekofte ! Vit te mbare shkollor...!

TAMPA : Më 3 shtator 2016 , njoftohet nga komuniteti shqiptar i Floridës, se do të filloje shkolla shqipe, në qytetin ku më së shumti vitet e fundit po vendosen shqiptarët në Tampa, Florida. Kjo shkollë shkruajnë udhëheqës të këtij komuniteti hapet nën kujdesin e Degës së VATRËS  në Tampa-Cleëater. 
Këto ditë nga Selia e Vatres në Nju Jork, ia janë nisur Abetaret e fletoret e punës shkollore

Ajo që të bënë përshtypje në këtë lajm të mirë nga komuniteti është se Shkolla Shqipe "Vatra" është FALAS për të gjithe fëmijet që duan të flasin shqip. Shpenzimet janë financuar nga Vatra Tampa. 

Vatra Tampa me këtë rast falenderon në emër të komunitetit dhe fëmijve zonjën Yllka Bejo, që do kontribojë vullnetarisht në Shkollen Shqipe "Vatra"
Zj. Bejo është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Anglisht dhe Master në Letersinë angleze. Ajo ka plot 38 vjet eksperience si mesuese, 17 vjet në shkollë të mesme dhe 7 vjet Universitetin e Vlorës në Departamentin e Gjuhës Angleze. Zj. Bejo ka punuar 13 vjet si mësuese në Clearëater High School dhe Adult Ed Center PT full time. Vitin që kaloi u nominua Mësuesja e Vitit në Pinellas County. 
I gjithë komuniteti shqiptarë në SHBA së bashku u urojnë një vit shkollor të mbarë dhe të susesshëm Shkollës VATRA në Tampa - Florida.
Anna Kohen Presidente e Organizates se Gruas Shqiptare ne SHBA- "Motarta Qiriazi" shkruan ne profilin e saj :"  Suksese shkollen shqipe Vatra. Vite te mbare shkollor"

Bahri Ramadani : Urime dhe suksese gjithé atyre qê krijojn kushte dhe kontribojn pêr mësim të gjuhês Shqipe ke gjeneratat qê lindin jashtê trojeve Shqiptare. Ju lumtë nê këtë rast për punê të shenjt, urime edhe një herê dhe mbarësi në vijim,

Zani Hakrama -  Rreth Vatres eshte mundesia e kominitetit shqiptare per te mbajtur dhe per te vazhduar me brezat e ardhshme traditen , gjuhen tone amtare, kulturen tone,dhe ky kontribut I vatraneve eshte Nje Pune shume e cmuar per kombin shqiptare , themi kombetare se I sherben te gjithe shqiptareve ne te gjith a trevat tona.

 Pirro Armeni : Urime e nje vit te mbare shkollor..!

 Mark Dukaj Vatra Clearëater Florida, po tregon veprime pozitive. Noli dhe Konica do ndihen krenar duke shikuar nga lart. Suksese. Shoqata Vatra gjithandej.

 Mark Grishaj  zoti ju nimoft ne cdo dit ne jeten tuaj per dhuraten ma te shtrejt qe ubani fmive shqiptar ju ini te bijt e biat e shqipns kudo qe jetoni iperkushtohi atdheut ete folunit e nanes aeshihni enieni ju anti shqiptar mrena ejasht atdheut nryshoni per mir per shqipnin ju perkushtuasve kontribuasve te shkodhes shum urime

 Dritan Haxhiraj Urime shkolles dhe mesuesve qe japin kontributin e denje si nje akt dashamires dhe patriotik ne mesimin e gjuhes shqipe, falas per femijet shqiptare ne diaspore . Urime dhe zoti ju bekofte ! Vit te mbare shkollor...!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat