Libri i ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj “Ngritja e një shteti” u promovua në New York

Amerika

Libri i ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj “Ngritja e një shteti” u promovua në New York

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 28 shtator 2016 Në ora: 17:30
Enver Hoxhaj

Libri që  është shkruar në stilin diplomatik dhe flet për Kosovën, dhe, politikën e saj të jashtme, zgjoj mbrëm në një promovim të tij, në Nju Jork, një interesim të madh, tek shqiptarët e Amerik?s.  

YONKERS NEW YORK :
 Federata PanShqiptare e Amerikës “Vatra”, e kolosve të kombit shqiptarë, promovojë të Dielën në orën 7 të mbrëmjes në Royal Regency Hotel, Yonkers, New York, librin “Ngritja e një shteti”  të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Libri kryediplomatit shqiptarë nga Kosova, i promovuar këtë të diel në New York, pikërishtë, mbasi ai është botuar para dy muajsh në Kosovë, flet për aspektet e politikës së jashtme të Kosovës dhe ngritjen ndërkombëtare të shtetit më të ri.

Libri i ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj “Ngritja e një Shteti”, simbas shtypit shqiptarë, është mirëpritur mjaft mirë nga qarqet diplomatike, fushës së cilës libri i përket, por edhe nga lexuesit e tij të shumtë. 
Kjo u pa edhe në panairin e fundit të librit në Prishtinë, ku seksioni me stendën e librit, u tha se ishte nga më të vizituarit, por edhe nga interesimi i lexuesve për kopjet e librit. 

Mbrëmë në promovimin e këtij libri, i cili u mbajtë nën kujdesin e Vatrës, morën pjesë dhjetëra, pjesëmarrës, mjaft kualitativë, si lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, shkrimtarë, poet, gazetarë dhe afaristë, të cilët e pritën me një interesim të madh - librin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj “Ngritja e një Shteti”.

Libri “Ngritja e një Shteti”, u promovua mbrëmë në praktikën bashkëkohore , duke filluar me një përshëndetje të ngrohtë të kryetarit të Vatrës, dr. Gjon Buçaj, prezantimit të moderatorit editorit të Diellit, z. Dalip Greca, dhe një kumtese(recesion) të  thuktë, të mbajtur prej autorit, i cili vazhdoi më pas me Q&A, dhe një kopje libri, dhuratë falas lexuesve të tij, me një nënshkrim të autorit, duke u mbyllyr me fotografit si kujtim, dhe i shoqëruar me një koktel të kendeshëm përurimi. 

Libri i ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj - “Ngritja e një Shteti”, analizon aspektet praktike të sjelljes së Kosovës në politikën e jashtme, raportet brenda dhe jashtë, si dhe merr në konsideratë një kornizë intelektuale dhe akademike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. 

Veçmas, Hoxhaj në libër i kushton një kapitull të veçantë ngritjes së cështjes së Kosovës në vitet 90-ta dhe rolin që ka luajtur diaspora shqiptare nëpër botë veçmas ajo në SHBA.  
Aty mes të tjerash permendi autori se “Shqiptarët në Amerikë kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e cëshjes së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe Dapartamentin e Shtetit, duke shtuar se angazhimi i  shqiptarëve të Amerikës, ishte jetik edhe gjatë luftës e deri në shpalljen e pavarësisë”.

Një aspekt tjetër që përmban libri tha ministri Hoxhaj - është edhe raporti i Kosovës si shtet i vogël me botën jashtë, sjelljen në një rend botëror gjithnjë e më të ndërvarur dhe përdorimin e fuqisë së butë si kompensim i mungesës së fuqisë së fortë sikurse ushtria, fuqia ekonomike apo gjeografia e madhe. 

Libri, diskuton gjatë konceptet e fundit akademike dhe praktike se si shtete të caktuara në botë janë përpjekur ta ushtrojnë këtë koncept të ri të diplomacisë, i sjellë së fundit nga Joseph Nye. 

“Duke iu referuar Kosovës, Hoxhaj tha se “shtetet e vogla, pos nevojës së mirëpërdorimit të instrumenteve të fuqisë së butë, në mënyrë që të mbijetojnë dhe ngriten vazhdimisht në rrafshin ndërkombëtar duhet të jenë në një raport të veçantë me një superfuqi”, duke iu referuar marrëdhënies së Kosovës me SHBA-të”.

Në mesin e shumë temave që trajtohen në libër, ka edhe momente të përvojës personale që Hoxhaj i përshkruan edhe pse libri nuk është një autobiografi e tij, siç autori edhe e shpjegon në parathënie. Madje ka momente, ku Hoxhaj i qëndron besnik gjykimit të lirë intelektual të tij teksa shfaqet i sinqertë kur pranon ndikimin ‘pozitiv’ në formë presioni që shpesh miqtë ndërkombëtarë kanë ushtruar ndaj Kosovës.
Ai përshkruan marrëdhënie të caktuara me politikanë të Kosovës, ndërkombëtarë dhe veçmas ata serb si Vuçiç e Daçiç, me të cilët ‘ironizon’ për mënyrën e sjelljes politike sot e që në fakt janë relikte të së kaluarës të Millosheviqit. 

Enver Hoxhaj, në librin “Ngritja e një Shteti” analizon gjatë edhe marrëdhëniet e vështira me Serbinë, siç i përshkruan aty dhe kërcënimet e Kosovës siç janë ISIS, Rusia dhe ndikimi në Ballkan apo tendencat ndonjëherë të pakuptueshme neo-otomane në Kosovë dhe rajon.
Pjesa e fundit e librit, dhe jo më pak e rëndësishme, është rezervuar për mendimin strategjik që duhet ta ketë Kosova në sjelljen e saj në vitet e ardhshme. Diçka që Hoxhaj e përshkruan si të nevojshme dhe e ndanë në tri rrathë. “Të gjitha këto janë trajtuar në detaje deri më tani, qoftë si domosdoshmëri bazike të vendit, qoftë si projektim i së ardhmes nëpërmes simbolikës së rrathëve gjeometrikë – Evropa Juglindore, sfera euro-atlantike dhe OKB-ja, duke i shërbyer idesë kryesore të librit për krijimin e një mendimi strategjik” shkruan Hoxhaj. 

Kjo pjesë, që mund të merret edhe si ‘doktrina Hoxhaj” analizon në detaje sjelljen e Kosovës në dhjetë vitet e ardhshme që do të duhej të përmbyllej me anëtarësimin në OKB dhe hyrjen e plotë në sistemin ndërkombëtar.

Për herë të parë, Hoxhaj gjatë dhe në mënyrë strategjike e përshkruan raportin e ardhshëm të Kosovës me Serbinë, në një kapitull të vecantë “Marrëdhëniet e vështira me Serbinë”, ku flet për elementet që duhet të përmbaj Traktati i Paqes.

“Serbia të marrë obligime që nuk do të ketë aspirate territoriale ndaj Kosovës, nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të saj, si dhe do të jetë e vendosur për ndërtimin e fqinjësisë së mirë para dhe pas anëtarësimit në BE. Ajo duhet të jetë në favor të anëtarësimit të Kosovës në OKB” shkruan Hoxhaj, duke ofruar edhe një listë të gjatë të hapave.


Autori i librit “Ngritja e një shteti”, Ministrit i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në promovimin e tij - nën kujdesin e Federatës PanShqiptare në Amerikë, Vatra, mbrëmë në Royal Regency Yonkers New York, duke iu përgjigjur interesimit të disa pjesëmarrsve, lidhur me temat të tjera si ajo e sfidave të Kosovës në ecjen e saj drejt anëtarësimit në OKB, raportin me Shqipërinë, me fqinjët, krizat e brendshme politike e deri tek raportet me islamin dhe Turqinë, dhe lidhjet e tij me diasporën shqiptare në SHBA.

Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës, ALBTVUSA - nga Michigani, drejtori i saj Gani Vila, si dhe Televizioni Albanian Culture  morën në intervistë Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe së bashku me Televizionin 21 nga Kosova, dhe TV “Dielli” përgatiten reportazhin nga ky promovim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat