Historia brilante e monumentit: Dy shqiptarë, protagonistë në SHBA

Amerika

Historia brilante e monumentit: Dy shqiptarë, protagonistë në SHBA

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 20:05
Din Kosova

Dy shqiptarë u bënë protagonistë në SHBA në dy ngjarje të ndryshme që kanë pushtuar faqet e para të gazetave.

Fillimisht në mëngjes, mediat amerikane raportuan se një shqiptar, instruktor fluturimesh, është përleshur me një studentin e tij gjatë një fluturimi.

Instruktori Arian Prevalla u zu gjatë fluturimit me jordanezin Feras Freitakh.

Ky i fundit e rrëzoi avionin qëllimisht, duke humbur jetën vetë.

Për fat Prevalla mbijetoi dhe po e merr veten nga plagët.

Burimet hetimore thonë se rrëzimi i avionit nuk ishte një akt terrorist, por vetëm një akt i qëllimshëm vetëvrasje.

Mediat raportojnë se të dy janë zënë në avion për shkak se jordanezi ishte i pakënaqur me mësimet që po merrte për fluturimin.

Ndërkohë më vonë një tjetër shqiptar u bë protagonist.

Image

Din Kosova kishte ngritur në një kodër në parkun e njohur “Joshua Tree”, një memorial rreth gjashtë metra të lartë me gurë dhe beton.

64-vjeçari shqiptar tha se e kishte ngritur memorialin në nderim të presidentit amerikan, Woodrow Wilson, që në Shqipëri shihet si një hero pasi mbrojti pavarësinë e vendit në fund të Luftës së Parë Botërore.

Por ndërtimi në këtë zonë është rreptësisht i ndaluar.

Për këtë arsye një gjykatë e ka dënuar me një gjobë prej 9 mijë dollarësh.

Gjykatësi David T. Bristol tha se ka ndjenja të përziera për dënimin e shqiptarit.

“Ndërtimi i një monumenti është diçka e lavdërueshme. Por ti e bëre atë në një park,” tha ai.

“Nuk e dija,” iu përgjigj shqiptari.

“E di, dhe më vjen keq për këtë,” tha gjyqtari.

Prokurorët ishin më të ashpër, kur i thanë se duhej ta dinte se është park.

Por Kosova tha se nuk pa gjëkundi kufinj.

Ai e nisi ndërtimin e memorialit në vitin 2011 dhe e përfundoi në kohë për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Që prej atëherë, shumë njerëz e kanë vizituar memorialin.

Pak dinë për Shqipërinë, por Kosova është krenar.

“Njerëzit e shohin në kodër dhe duan të shkojnë. Mendoj se kam bërë diçka të mirë”.

Prokurorët thanë se mund të kërkonin edhe burg, pasi ligji e lejon, por e toleruan shqiptarin pasi ishte bashkëpunues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat