Ylber Bajraktari merr çmimin për shërbim të shquar në SHBA

Amerika

Ylber Bajraktari merr çmimin për shërbim të shquar në SHBA

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:22
Ylber Bajraktari

Ylber Bajraktari , ka marrë Çmimin për shërbimin e Shquar për të gjithë punën e madhe dhe përkushtimin që ai ka vënë  për të mbështetur Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së.

Ylber Bajraktari, jo vetëm që punon në Pentagon, por ai së bashku me vëllain e tij, Yllin, cilësohen si dorë e djathtë e zyrtarëve më të lartë të Pentagonit, përfshirë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter.

Vëllezërit Bajraktari, në punën e tyre të përditshme, merren me çështje të politikës së mbrojtjes dhe politikës së jashtme dhe si të tillë ata udhëtojnë, anë e mbanë botës, me udhëheqësit më të lartë të mbrojtjes amerikane gjatë vizitave të tyre zyrtare jashtë vendit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat