Zyrtare: Humb garën Suzana Shkreli

Amerika

Zyrtare: Humb garën Suzana Shkreli

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 06:45
Kandidatja me origjinë shqiptare, Suzana Shkreli

Kandidatja me origjinë shqiptare, Suzana Shkreli ka humbur zgjedhjet për të siguruar një ulëse në Kongresin amerikan.

Ajo humbi përballë republikanit, Mike Bishop i cili mori 57 % të votave në qarkun 8 të Michiganit.

Suzana Shkreli mori 38 % të votave, duke e humbur garën, megjithëse gjatë fushatës ajo mori përkrahje të fuqishme edhe nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Prej fillimit të numërimit të votave është vërejtur se ajo nuk kishte asnjë mundësi për të fituar përballë Bishop.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat