Vatra dhe bashkësia shqiptare festoi me madhështi 28 Nëntorin 104 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit

Amerika

Vatra dhe bashkësia shqiptare festoi me madhështi 28 Nëntorin 104 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit

Nga: Beqir Sina - New York Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:19
Festa SHBA

Mori pjesë dhe Presidenti i Nderit i Vatrës, një figurat emblematike të drejtimit të Vatrës, për më shumë se 15 vjet, Agim Karagjozi dhe vatrani i hereshëm, patrioti dhe atdhetari i madh Jonuz Ndreu.

BRONX NY : -Në diasporën shqiptare në SHBA, kanë vazhduar festimet për 28 Nëntorin, aktivitetet “Java e Nëntorit” për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit - 104 - Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 

Vatra, e cila ka një traditë hershme në diasporën shqiptare, në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në mbajtjen gjallë të historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe, këtu në Shtetet e Bashkuara, duke dëshmuar një patriotizëm të pashoq, edhe në ruajtjen e vlerave tona kombëtare në diasporë, në mbrojtjen e indetitetit tonë kombëtar dhe trashgëmnisë kulturore, festojë në mënyrë madhështore, sipas traditës së saj 104 vjeçare, 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë festë të madhe, morën pjesë lider të komunitetit, klerikët, përfaqësuesit e dy shteteve tona, si dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit. 

Image

Gjithashtu,  mori pjesë dhe Presidenti i Nderit i Vatrës, një figurat emblematike të drejtimit të Vatyrës, për më shumë se 15 vjet, Agim Karagjozi dhe vatrani i hereshëm, patrioti dhe atdhetari i madh Jonuz Ndreu, të cilët edhe pse kan  tani mbi shpatullat e tyre, moshën dhe shëndetin e tyre, “të përkeqësuar”,  erdhën në Festën e Flamurit, tek Vatra, me plot energji dhe gëzim duke festuar e gëzuar së bashku me vatranët, dhe miqtë e tyre, bashkëluftëtar dhe bashkë patriotët e tjerë , të komunitetit, veprimtarët, që takoheshin me shumë respekt, mall e dashuri.

Ata njëhereshit ishin edhe protagonistët e mbrëmjes, si dy, ikonat tona të nacionalizmit shqiptar, në diasporë, të cilat tashmë përfaqësojnë edhe atë shpirtin e qëndresës vatrane, dhe të diasporës anti-komuniste shqiptare me vite në diasporë, të cilët morën edhe një vlerësim me këtë rast, për kontributin e tyre historik, në këtë pjesë të dashur të festës së Flamurit, të cilën u dhuruan atyre, pothuajse çdo njeri nga pjesëmarrësit në mbrëmjen madhështore të Vatrës me rastin e 28 Nëntorit.

Në mbrëmjen e Vatrës, sibas traditës vatrane  ishin të pranishëm të gjithë shqiptarët, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi , Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria martire, arbëreshët, shqiptar të vjetër, të rinjë e të reja dhe fëmijët, tre brezat,- të gjitha besimet fetare, së bashku katolikët, myslimanët, ortodoksit, dhe bektashllinjë, të cilët si kur e nisën 104 vjet më parë, edhe mbrëmë panë me sytë e tyre se ç’është magjia e përbashkimit rreth Flamurit Kombëtar; ata përjetuan në zëmrat me gjak shqiptari, atë dashurinë e madhe për Flamurin kuq e zi dhe për Shqipërinë e Bashkuar - Shqipërinë Etnike.

Image

Në mbrëmjen e Vatrës, nuk ka munguar asnjëher gjatë gjithë historisë së saj - mënyra e veçantë e cila ka ditur për të kremtuar, të gjitha festat tona kombëtare - Duke pasur gjithnjë një larmi të madhe, për nga ana e organizimit, dhe, bërë bashkë në këtë festë të madhe kombëtare, të gjithë shqiptarët, duke luajtur një rol krejt të veçantë në diasporën shqiptare.

Festimi tek Vatra, me të drejt, është ai që njihet si manifestimi kryesore për 28 nëntorin - Ditën e Flamurit kuq e zi. Festimi tradicionali, i Vatrës është ai që bëri së bashku tre Komunitetet Fetare, Mbrëterorët e Legalistët, Ballistët, dhe organizatën Rrenjët Shqiptare(Albanian Roots), Shoqatën “Rugova”, Shoqata “Miqtë e Korçës”, “Albanian Ameican Open Hand Association INC”) etj.

Në repoprtazhin e gazetës Dielli (online)- editori i saj, Dalip Greca, ka sjell të plotë këtë festë të madhe të Vatrës, me rastin e ditës së 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit kuq e zi - 104 Vjetroin e Pavarësisë së Shqipërisë.

 Manifestimi i përvitshëm i Festës së Flamurit nga Vatra dhe Bashkësia shqiptare në Nju Jork, u mbajt të Djelën me 27 Nëntor 2016 në një nga mjediset e lokalit Eastëood Manor në Bronx NY:

Një sallë e madhe me kapacitet prej rreth 600 vendesh, shkruan Dielli, ishte hijeshuar me flamuj kombëtarë dhe ngyrat kuq e zi, ishte e mbushur plot :”Tre breza festuan bashkë, fëmijët dhe të rinjët ishin veshur me simbole kombëtare.”
Manifestimin e Vatrës e nderuan:Shefja e Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ambasadorja Besiana Kadare, Konsullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqiu, Ansambeisti i Shtetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, Famullitari i kishës katolike shqiptare, “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj, Imam Muhamet Osmani i Qendres Islame Shqiptaro-Amerikane ne Garfield dhe Xhamin e Brooklynit, si dhe nje grup përfaqësuesish nga Qendra Islame Shqiptare në Garfield, NJ, me Imam Edin Gjonaj nga Qendra Shqiptaro-Amerikane Islame në Queens, si dhe ligjëruesit e Simpoziumit për Faik Konicën, studiuesit Fotaq Andrea dhe Arjeta Ferlushkaj.

Image

 

Festën e Flamurit, u hap me këndimin e të, të dy Hymneve tona kombëtare, nga këngëtarja e talentuar Dea D. Elezaj, dhe mbajtjes së një minut heshtje për të nderuar të të rënët e kombit shqiptar, 

Zv/kryetari i Vatrës, zoti Asllan Bushati foli në emër të Vatrës :
Në fjalimin e tij z. Bushati tha: “Të nderuar bashkatdhetar, përfaqesues të komuniteteve fetare, diplomatë, vatranë, përfaqesues të medias, artistë dhe të rinj të komunitetit shqiptar  në NY dhe më gjërë. Më lejoni që në emër të organeve drejtuese të Vatrës ( të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë), të Kryetarit Dr.Gjon Buçaj dhe të komisionit të organizimit të përvjetorit të 104 të pavarsisë t’ju uroj mirseardhjen”.

Më pas aii tha se “Vatra jonë e dashur  gati 105 vjeçare, si asnjë institucion ose organizëm shtetror, për të 104-tën herë në vazhdim të traditës së trasuar nga korifejt e saj Faik Konica e Fan Noli, vazhdon të festojë ditën e Flamurit tonë Kombetar dhe ditën e Pavarsisë. Këto festime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jo 104 por ndoshta edhe 1004 vite të tjera, sepse Vatra është simbol i bashkimit për çuarjen përpara të çeshtjeve e të punëve të mëdha kombëtare.” 

Ai vazhdojë duke thënë se :“Parlamentarët,  qeveritë e të zgjedhurit vendor e qëndror shkonë e vijnë, por Vatra jonë e dashur , thëksojë Bushati, do të ndjek traditën dhe do të jetë oponencë e qeverive e personaliteteve të larta të zgjedhura, për të çuar gjithnjë përpara kauzën kombëtare shqiptare.”

Duke përmendur veprimtarinë e Vatrës, nënkryetari Bushati, tha se në një periudhë të shkurtër kohore, Vatra ka organizuar aktivitete të rëndësishme kushtuar figurave të  madhore të Kombit si Fan Noli, Arshi Pipa, Akademik Mark Krasniqi, por më e rëndësishmja ka qenë ajo e këtij viti (2016), “Viti Konica”, e cila u mbyllë dje me një konferencë shkencore, promovim librash, konkurs  letrar dhe ekspozitë. 

“Në këtë aktivitet, tha Bushati, morën pjesë me libra, studime, ese, artikuj studimor etj, personalitete të ndryshme dhe njohës të mirë të të madhit Faik Konica, një prej të cilëve është sonte midis nesh, Zoti Fotaq Andrea të cilin gjej rastin ta  përshëndes përzemersisht. Por një punë të madhe dhe të mundimëshme ka bërë edhe grupi i  punës i Vatrës  ku dëshiroj të veçoj “trup vogëlin e punëmadhin “, anëtarin e Kryesisë dhe Editorin e “Diellit”, Zotin Dalip Greca ,pa të cilin do të ishte i pamundur përfundimi me sukses i aktivitetit. Me këtë rast tha ai e përshëndes atë me shumë respekt. Po ashtu dëshiroj të përshendes edhe anëtarin e Kryesisë së Vatrës Prof. Mithat Gashi dhe antarin e Keshillit Drejtues gazetarin e studiuesin e nderuar Idris Lamaj per ndihmesen qe dhane.”

Image

Mirëpo, ka theksuar nën/kryetari i Vatrës, zoti Bushati, “aktivitetet e Vatrës, janë të shpeshta, por ato  do të ishin të vakta e deri të pamundura për t’ja bërë me dije publiku, pa ndihmesën e madhe që na ka dhënë TV Kultura Shqiptare me të nderuarin Adem Belliu, Gazetarin e TV 21  Halil Mula, gazetari e fotografi i talentuarin Dritan Haxhia dhe miku i Vatrës gazetarin Beqir Sina, të cilët i përshëndes  gjithashtu përzemërsisht.”

Bushati gjithashtu ka prezantuar edhe moderatorin të kësaj mbrëmje, artistin shumë të mirnjohur të të gjithë trevave kombëtare dhe vatranin e nderuar Frederk Ndoci, i cili me zërin e tij brilant, me kolegët e tjere këngëtar dhe me orkestrën e tij, do te na argëtojë me këngë e valle nga gjithë trojet kombëtare, tha nënkryetari i Vatrës.

Bekimi i festës, mesazh dashurie për Kombiin dhe Flamurin tonë kuq e zi

Në traditën e Vatrës,janë pjesmarrës të tre besimet fetare, ku çdo vit e mbanë fjalimin njëri prej klerikëve. Këtë festë e bekoi famullitari i Kishës Katolike Shqiptare dom Pjetër Popaj. Me një gjuhë të bukur shqipe, me fjalë të zgjedhura, ai përcolli mesazhe kombëtare.

Duke iu drejtuar personaliteteve të ftuara; klerikëve, ambasadores Kadare, Konsulles Sahatqija, Kryetarit të Varës dr. Gjon Buçaj, vatranëve,të gjithë pjesmarrësve, dom Pjetër Popaj uroi Festën e Flamurit! Për çdo vjet, tha Ai, e kremtojmë këtë festë duke falenderuar Zotin, dhe duke kujtuar e nderuar heronjët tanë, që kanë dhënë jetën për këtë ditë. 

“Dita e Pavarësisë, është edhe dita e përgjegjësisë. Në këtë përkujtim mbajmë gjallë ndjenjat tona kombëtare, dashurinë tonë për Atdhe e histori” tha ai.
Më tej famullitari i Kishës Katolike shqiptare Zoja Shkodrës,  Dom Pjetr Popaj, citoi Faik Konicën : ”Kujtimi i 28 nëntorit të 1912-ës, nuk është një goditje kundra fqinjëve tanë, jo lakmimesh e rrëmbimesh por kujtime për vetmbrojtje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta, që kanë lënë gjurmë në letërsitë e gjithë popujve të qytetëruar.”

Image

Kjo ditë do të ishte edhe më e gëzuar po të valvitej Flamuri i Kastriotit, Ismail Qemalit,Dedë Gjo Lulit,  At Gjergj Fishtës, mbi truallin e Shqipërisë së bashkuar. Ne kemi Kosovën shtet të dytë shqiptar, por pjesë të tjera janë akoma të cunguara: Çamëri, Maqedoni, e Mal të Zi.Por megjithëse nuk i kemi trojet e bashkuara, ne e kemi Kombin të bashkuar. Kur komunikojmë me njëri tjetrin, nuk pyesim se prej nga është personi, por kush është. Ai apo ajo, është vëllai apo motra jonë, janë shqiptarë.Kjo është një dhuratë prej zotit që armiku nuk mundet kurrë me na e marrë.

Ne tha Dom Pjetri, respektojmë ndryshimet krahinore, fetare, partive, moshave, nivelit edukativ etj; këto nuk janë përçarje, por pasuri.Janë sikur ngjyrat të bukura të luleve që hijeshojnë kopshtin. Janë sikur thotë Shën Pali:Shumë gjymtyrë që përbëjnë një trup të vetëm.

Armiqtë tanë, duke okupuar trojet shqiptare, kanë menduar se do të na përçajnë si komb. Bashkimi me njëri tjetrin ka qenë bekim prej Zotit dhe na ka ruajtur ndër shekuj. Kjo është porosia e baballarëve tanë:Mos harro se kush je dhe se kujt i përket!

Dom Pjetër Popaj bëri apel për mosasimilim:Mos asimilohemi menjëherë, duke mësuar gjuhë të huaja e të harrojmë gjuhën tonë, se kemi për të harruar edhe njëri tjetrin. Të sjellim ndër mend vargjet e poetit Kombëtar At Gjergj Fishta:
….mallkue njai bir Shqyptari,
qi kete gjuhe te Perendis’,
trashigim, qe na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thafte, po, goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore…
Kremtimi i kësaj feste tha dom Pjetër Popaj, nuk është vetëm përkujtim i ngjarjes së 28 Nëntorit të vitit 1912, por është ditë ripërtëritje të dashurisë për Atdheun tonë, Kombin tonë e për Historinë tonë të përgjakur. Duke u përngja dëshmorëve të Kombit, të punojmë së bashku panda për të mirën e përbashkët sepse duke ruajtë identitetin tonë, ne ruajmë vetëveten.

Imam Osmani, nga Qendra Islame në Garfield që e ka marrë fjalën pas, tha s enuk kishte çfarë t’i shtonte bekimit të klerikut tjetër shqiptar,  dom Pjetër Popaj, por Falenderoj Zotin, që e ka ruajtë Kombin shqiptar, dhe e bekoi atë duke thënë Zoti i bekoftë Shqiptarët, kudo janë - Zoti i bekoftë SHBA.
 
Përshëndtetjet :
Mysafirëve të nderuar ua uroi mirëseradhjen Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  dr. Gjon Buçaj. Ai i prezantoi me radhë: Ambasadoren e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare, Konsullen e përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadoren Teuta Sahatçiu, Ansambëlmenin e shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, Famullitarin e kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj, Imam Muhamet Osmani i Qendrës Shqiptaro-Amerikane në Nju Xhersi dhe Xhamise se Brooklynit, si dhe një përfaqësi e  Qendres ne Garfield NJ,  Imam Edin Gjonaj nga Qendra Shqiptaro-Amerikane në Queens, si dhe ligjëruesit e Simpoziumit për Faik Konicën, studiuesin Fotaq Andrea dhe Arjeta Ferlushkaj.

Dr. Buçaj i falenderoi të gjithë pjesmarrësit dhe në mënyrë të veçantë dy vatranët veteranë,që ia kishin shtuar vlerat këtij manifestimi, z. Agim Karagjozi dhe Jonuz Ndreu.
Një përshëndetje të veçantë u drejtoi të pranishmëve  Shefja e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, ambasadore Besiana Kadare. Ajo përgëzoi Vatrën dhe Bashkësiën Shqiptare për këtë manifestim dhe foli për vlerat e Diasporës, duke i dhënë rëndësi të veçantë Samitit të Diasporës, si i pari manifestim i bashkuar i Diasporës. Më pas ajo vlerësoi hapat e shtetit shqiptar drejt marrjes së Ftesës për anëtarsim në Bashkimin Europian.Në përshëndetjen e saj Konsullaj e përgjithshme e Kosovës, 
Ambasadorja, Besiana Kadare, tha se :’Shqimtarët, sot janë më lirë dhe më të sigurt se asnjëher tjetër me dy shtete shqiptare në Ballkan, shtete të lirë dhe demokratik, dhe kështu me në fund shqiptarët i kan në dorë fatet e tyre,” duke shtuar se me rastin e kësaj feste, nuk mund të le pa përmendur tha ajo edhe kontributin e madh dhe historik që ka dhën Vatra, në tërsi dhe për forcimin e mardhënijeve  tona me SHBA, të cilët jan miqt dhe aleatët tanë të pa diskutueshem dhe të pazevendësueshem”, tha ambasadorja Kadare.

Ambasadorja Teuta Sahatçiu, ka falenderuar Vatrën, për mbajtjen gjallë të traditës shekullore, dhe ka folë për arritjet e deritanishme të shtetit të Kosovës.
Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në SHBA, Ambasadprja Teuta Sahatçija, duke folur për rëndësin e Ditës së Flamurit - 28 Nëtorin , tha se kjo është dita më fatlume e kombit tonë, për të festuar dhë gëzuar së bashku, të gjithë shqiptarët.

Unë kam pasur fatin gjatë detyrës time të re, të shikojë nga afër atë bukurinë dhe mrekullinë tonë ku të gjithë ndihemi të përveligjuar,që jemi vëllezër e motra shqiptar. 
“Takohem me shqiptarët , Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Malit të Zi, ata nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria, arbëreshët, dhe disapora, tha ajo dhe kam vën re - një lidhje të fort shpirtërore në mesin e shqiptarëve, një harmoni të pashëmbullt fetare, e krahinore, e cila po artikulohet dhe forcohet nga ju për çdo ditë,. Prandaj - gjejë rastin edhe një herë që nëpërmjet kësaj feste dhe kësaj kremte tju urojë të gjithë shqiptarëve “Gëzuar festën e Flamurit kuq e zi 28 Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festën që na bën edhe një her së bashku ”. 

Ndërkohë, Vatrën e quajti ambasadorja Sahtçija, simbolin e kujtesë sonë kombëtare, e cila tha ajo “ është pjesa e jashtëzakonëshme e kombit tonë, dhe mertion edhe faleminderimet më të ngrohta, në këtë ditë të pavarësisë së Shqipërisë, që ende u mbajtë gjallë, në këtë vatër kombëtare të patriotizmit tonë, pikërisht me punë dhe kontributin tuaj të madh dhe të çmueshem”.

Një përshëndetje të veçantë u ka drejtuar pjesmarërsve edhe Ansambelisiti i Shtetit të Nju Jork-ut, zoti Mark Gjonaj:
Asambleisiti i njohur shqiptar, dhe i pari shqiptar i Amerikës, që ka një sukses kaq të madh,në një post kaq të lart në Amerikë, zoti Mark Gjonaj, mbasi ua urojë festën e 28 Nëntorit, të gjithë shqiptarëve , tha se ndihej i lumtur për të festuar këtë ditë me të gjithë shqiptarët - komunitetin shqiptarë në SHBA, duke vlerësuar me këtë rast, ,edhe rolin që ka Vatra në bashkimin e të gjithë shqiptarëve pa dallime, në festimin e këtyre festave tona kombëtare.

Asambleisiti Gjonaj, i cili festojë këtë festë me rreth 2500 shqiptar, një ditë më parë në Bruklin,tha se le të festojmë të gjithë kështu së bashku - dhe le të ecim përpara së bashku, për të mirën e Shqipërisë, Kosovës, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë - “Gëzuar 28 Nëntori - dhe të lumtur na priftë e mbara dhe Zoti i bekfotë Shqiptarët dhe SHBA“ tha Gjonaj.

Por tha ai, :“Nuk është e lehtë me qenë shqiptar” një thënje e Konicës, së madh, asamblesiti shqiptar Mark Gjonaj, duke iu referuar historisë së shqiptarëve, mbasi vazhdoi ai “duhet të kesh përpra shumë përgjegjësi, dhe ndërgjegje të madhe kombëtare, por gjithësesii nuk ka ma mirë se ne jemi shqiptar dhe shumë krenar, e flasim shqip, dhe me fat që Zoti, na ka bekuar që na bëri shqiptar, dhe na bëri të gjithë së bashku, që kohë mbas kohe të bëjmë edhe më shumë për vendin tonë , për Shqipërinë dhe Kosovën, trojet shqiptare, duke investuar edhe më shumë, edhe ne për gjeneratën tonë te re - të ardhmen tonë, për të qenë një shembull për fëmijët tanë, dhe të gjitha gjeneratat që do të vinë pas nesh - Rroftë populli Shqiptar - Rrroftë populli i SHBA - Zoti i bekoftë shqiptarët dhe SHBA”

Shumë emocione u krijuan kur vatrani veteran Jonuz Ndreu preu Tortën me Flamurin Kuq e Zi, porositur nga Familja e Tij. E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje. Po ashtu u duartrokit edhe takimi e ndarja i dy vatranëve veteranë Agim Karagjozi dhe Jonuz Ndreu.

Artisti brilant Frederik Ndoci i ndihmuar nga grupi i artistëve të sjellë nga Shqipëria, e ka mbajtur të ndezur atmosferën festive gjatë të gjithë darkës, të cilën me një disa këngë patriotike që dezën atmosferën e festës së vatranëve dhe bashkësisë shqiptare, në Bronx Nju Jork, ishte dhe këngëtari i njohur dibran Dritan Jashari . Me repertor të zgjedhur , dhe ngjyrat, meloditë dhe këngët popullore nga të gjitha trevat tona Kombëtare, është kënduar e vallëzuar deri në orët e vona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat