Organizata e grave “Motrat Qiriazi”, nisin sezonin e festimeve të fundvitit 2016

Amerika

Organizata e grave “Motrat Qiriazi”, nisin sezonin e festimeve të fundvitit 2016

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:18
Organizata e grave “Motrat Qiriazi” në Shtetet e Bashkuara me Presidente Dr. Anna Kohen

AAWO nisi sezonin e festimeve të fundvitit, me një aktivitet festiv për mbledhjen e fondeve për fëmijët me autizëm, në Manhattan, restorantin Arno-s, dhe gëzimin e marrjes së çmimit Golden Eagle Award, dhënë organizatës së gruas AAWO-s në Samitin e parë të diasporës, për arritjet gjatë vitit 2016

NEW YORK CITY : Organizata e grave “Motrat Qiriazi” në Shtetet e Bashkuara me Presidente Dr. Anna Kohen, nisi sezonin e festimeve të fundvitit, me një aktivitet festiv për mbledhjen e fondeve për fëmijët me autizëm, në Manhattan, restorantin Arno-s, ku morën pjesë mbi njëqind anëtarë te AAWO-se dhe miqtë e tyre, dhe, të ftuarat e nderuara: Ambasadoria shqiptare në OKB, Besiana Kadare dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në SHBA, Ambasadorja Teuta Sahatqija.

3 dhjetor 2016 , sipas një njoftimi në statusin e rrjetit social Facebook, të Organizatës së grave “Motrat Qiriazi” në Shtetet e Bashkuara, kjo organizat e shënoi me një pikë referimi të veçantë për AAWO: krijimin zyrtar të Degës së AAWO në Florida, dhe me zgjedhjen e Presidentes të re të AAWO, Beti Beno, Esq. 
Miratimi i degës së re, me Presidenten e re, të Degës së AAWO në Florida, u njoftua në një fjalim nga Presidentia Dr. Anna Kohen, e cila njoftoi se u zgjodh edhe presidentia e re e Deges se AAWO ne Florida.

Dr. Kohen u shpreh në fjalën e saj, se “Urime për Presidenten tonë të re të AAWO, avokaten Beti Beno, Esq., të cilës dëshirojmë suksese të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit - Gëzuar festat për të gjithë anëtarët tanë, miqtë dhe familjet e tyre! Ju faleminderit për bujarinë tuaj dhe mbështetjen e misionit tonë.” tha Dr. Kohen.
Gjatë drekes festive, AAWO, ndau me anëtarët e saj gëzimin e madh të marrjes së çmimit Golden Eagle Award, dhënë organizatës së gruas në Amerikë, AAWO-s, në Samitin e parë të diasporës, për arritjet e saj gjatë vitit 2016.

Duke qene se puna e organizates eshte krejt me forca vullnetare, eshte tradite ndarja e Certifikatave te Mirenjohjes se vullnetareve me te spikatura te vitit, qe ke vit ishin: Altiana Banja, Sanela Merulic, Anila Muho-Gjika dhe Anisa Gogaj.
Ana Marku Walsh ishte e pranishme me nje butike bizhuterish nga Nina Nona Fashion Jewelry, nga te cilat 50% e te ardhurave gjate drekes iu dhuruan ndihmes per femijet autike.

Ndihmat e mbledhura nga ky aktivitet kete vit iu dhuruan Qendrave Rajonale te Autizmit ne periferi te Tiranes, ku femijet autike trajtohen sipas grupmoshave. Fondet do te perdoren per blerjen e materialeve didaktike te mesuesve te specializuar ne kete dege te mesimdhenies per femijet autike.
Kengetari Vedat Ademi dhe DJ Tico shoqeruan dreken festive me muzike nga trojet shqiptare duke i dhene nota te magjishme kesaj feste te fund-vitit.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat