Falënderim i familjes Bajraktari dhe Gecaj

Amerika

Falënderim i familjes Bajraktari dhe Gecaj

Nga: Beqir SINA Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 00:11
Ziza Gecaj Bajraktari

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë miqtë, dashamirët, të afërmit dhe mbarë Komunitetin shqiptaro- amerikan që, me aq numër të madh, morën pjesë në lehtësimin e dhimbjes me rastin e vdekjes së nënës, motrës, gjyshës, dhe hallës sonë Ziza Gecaj Bajraktari. 

Ne të familjes Bajraktari dhe Gecaj, u jemi mirënjohës për respektin tuaj që treguat si në Shtëpinë mortore, në përcjelljen lamtumirëse në varrezat familjare në "Washington Memorial Park" në Long Island dhe në të pame të dielën më 18 dhjetor, 2016 në " Royal Regency Hotel"- Yonkers, ku gjatë tërë ditës qindra njerëz erdhën nga anë të ndryshme të New York-ut dhe rrethinës si dhe nga Kanadaja për të na ngushëlluar, duke na bërë krenarë për vlerat njerëzore e atdhetare që pati nëna dhe motra jonë. Vargu i pashkëputur i pjesëmarrësve në ngushëllime, u përkiste të gjitha krahinave tona shqiptare, të ardhur më herët e më vonë në SHBA, në mesin e tyre klerikë si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.

Njëherit falenderojmë të gjithe ata që përmjet mesazheve të shumta, drejtuar dy famljeve tona, si dhe të pranisë së tyre në forma të ndryshme, ndanë dhimbjen bashkë me ne, për vdekjen e të ndjerës, Zizës sonë.

Ne lutemi, që të na jipet rasti i lumtur, që t'ua kthejmë me gëzim dhe gjithmonë me të mira për ju dhe familjet tuaja.

Familja Bajraktari dhe Gecaj, 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat