Gjonaj dhe familja e tij, organizoi pritjen e madhe të festave të fund-vitit

Amerika

Gjonaj dhe familja e tij, organizoi pritjen e madhe të festave të fund-vitit

Beqir SINA - City Island NY Nga Beqir SINA - City Island NY Më 24 dhjetor 2016 Në ora: 16:46
Pritja e madhe të festave të fund-vitit

CITY ISLAND - BRONX, NY - Asamblesiti shqiptar Mark Gjonaj me familje organizoi të mërkurën - një pritje tradicionale për të gjithë komunitetin shqiptarë, dhe qytetarët e zonës elektorale,(Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Gardens, dhe Norwood, përfshirë edhe zonën veriore në qytetin e Bronxit),me rastin e festave të fundvitit, në restorantin e bukur Don Conqui në City Island - Bronx NY.

Zoti Gjonaj dhe bashkëshortja Roberta, në këtë pritje të organizuar me rastin e festave të fundvitit, në emër të tij, dhe të familjes Gjonaj, i ka falënderuar të gjithë autoritetet vendore, kolegët e tij, miqtë, dhe qytetarët e lagjeve, ku ai shërben si përfaqësuesi i tyre, në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, veprimtarët e komunitetit shqiptarë, për gjithë mbështetjen, që i kanë bërë atij, gjatë këtyre dy mandateve, dhe veprimtarive që ai ka organizuar në Nju Jork.

“Natyrisht, ne këtë vit, si çdo vjet që e kemi bashkëpunuar me ju si komunitet, kemi bërë përpjekje të mëdha që t’i bëjmë gjithmonë bashkë të gjithë shqiptarët, pavarësisht se nga vijnë, çfarë besimi dhe bindje, kanë, pavarësisht se ndonjëherë edhe mund të mos na kenë pëlqyer në organizime të tilla. Por, se ne ashtu së bashku, kemi qenë kontribuues, dhe besojë se ne e kemi ndihmuar shumë komunitetin shqiptarë, që të jemi gjithmonë bashkë, duke u përpjekur, që ta bëjmë së bashku si komunitet më të mirën, për Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri dhe diasporë. Pra, në secilën rast, jeni ju ata që keni kontribuar dhe keni ndihmuar, komunitetin, vendin tuaj prej nga vini, në çdo veprimtari, dhe për këtë dua t’ju falënderoj dhe përgëzojë, edhe një herë si dhe t’ua urojë familjarisht me këtë rast festat: Gëzuar  Kërshëndellat, dhe, Vitin e Ri - 2017’’, ka thënë zoti Gjonaj.

Asamblesiti Gjonaj, me urimin për festat e fundvitit, gjithashtu i ka falënderuar me këtë rast dhe të gjitha mediat e komunitetit shqiptar, për punën që kanë bërë, duke përcjellë të gjitha ngjarjet, dhe të arriturat në komunitet, ku edhe i ka ftuar ato me këtë rast për për një bashkëpunim edhe më të madh e intensiv në vitin që do të vijë.

Asambleisti Mark Gjonaj me familje, pritjen e organizojë me rastin e festën e madhe të Krishtlindjeve, në restorantin e bukur Don Conqui në qytetin City Island - Bronx NY, me pjesëmarrjen e më shumë se 500 vetëve.

Duke, përfshirë edhe autoritetet e larta vendore të Bronxit, klerikë, liderit e komunitetit, aktivistë shqiptarë dhe amerikanë, afaristë dhe biznesmen, studentë, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar, në New York, dhe nga zona e Tre-Shetshit.

Ky lokal bregdetar në veri të qytetit të Bronxit, për çdo vjet në këtë sesion, është i zgjedhur - nga Asambleisit Mark Gjonaj dhe familja e tij, në pritjen e organizuar në prag festat, për t’i sjellë një gëzim banorëve të kësaj zone, dhe komunitetit shqiptarë, në pritjen tradicionale:” Gjonaj and Family Christmas Party 2016”. 

Asambleisti Mark Gjonaj, dhe gruaja e tij Roberta, kanë pritur në hyrje të lokalit me dhurata, dhe duke i dhënë, çdo njërit një urim të ngrohtë dhe faleminderit, në prag të Krishtlindjeve, si dhe një fotografi të përbashkët me çdo pjesëmarrës në këtë prag feste.

Pritja, e organizuar nga Gjonaj, dhe Familja e tij, është një traditë, e vjetër, për të festuar së bashku me familjet e tyre dhe me udhëheqësit e komunitetit shqiptarë, veprimtarë të dalluar, dhe shqiptarëve të suksesshëm në SHBA.

Darka festive e këtij viti,  përfshiu muzikë në DJ, vallëzim, ushqim, pije, Pemën me dritat dhe Santa, si dhe një numër të madh me dhuratat e anëtarëve të komunitetit.

Shpirti i komunitetit, është i mrekullueshme, tha Gjonaj, në këtë pritje, duke nxitur të gjithë të pranishmit për të kryer gjatë gjithë vitit, në çdo festë dhe veprimtari të tjera të përbashkëta , duke i përcjellur ato me ndjenjat e vullnetit të mirë, si në Krishtlindje, në Vitin e Ri, dhe më gjerë për tërë vitin 2017.

"Ne të gjithë kemi një angazhim, dhe obligim për të ofruar gëzimin,  me dashurinë dhe miqësinë tonë , çdo ditë në komunitet, për ju dhe familjet tuaja, për vëllezërit e motrat tona në vendlindjen tonë, që ne të jemi gjithmonë bashkë, duke u përpjekur, që ta bëjmë së bashku si komunitet më të mirën, për Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri dhe diasporën”, tha Asamblesiti i parë shqiptarë, në historinë e disporës shqiptare në SHBA, zoti Mark Gjonaj, i cili këtë vit ka shpallur kandidaturën për anëtar të Këshillit të Bashkisë në qytetin e New Yorkut, duke ua uruar me këtë rast të gjithë shqiptarëve kudo: ”Gëzuar festat - Kërshëndellat dhe Vitin e Ri - 2017’’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat