Reagime të forta prej shqiptarëve të Amerikës, për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë - me urdhër arrest të Beogradit

Amerika

Reagime të forta prej shqiptarëve të Amerikës, për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë - me urdhër arrest të Beogradit

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 5 janar 2017 Në ora: 16:13
Ramush Haradinaj

NEW YORK : Ndailmi i ish Kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj - kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në aeroportin e Baselit në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë,( pjesa franceze  ), ka sjellë reagimin deklerativë të menjëhershme të gjithë komunitetit shqiptar në SHBA. 

Përmes një reagimi për media, veprimtari i njohur Harry Bajraktari e ka quajtur të papranueshem ndalim - arrestimin e zotit Haradinaj. 

Harry Bajraktari, një nga aktivistët dhe biznesmenët më të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka protestuar sonte ndaj ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai ka vënë në dukje se është e papranueshme që një vend si Serbia që ka kryer masakra të tmerrshme në Kosovë ende lejohet të përndjekë luftëtarët e lirisë e demokracisë si zoti Haradinaj që u ngritën në mbrojtje të popullit.

Ish-botuesi i gazetës “Illyria”, Harry Bajraktari, veprimtari i njohur në SHBA, kërkoi në reagimin  etij, që edhe autoritetet franceze të mos bien pre e gënjeshtrave të Beogradit dhe ta lirojnë sa më shpejt politikanin e njohur të Kosovës.

Me këtë rast, ka reaguar edhe Këshilli Shqiptaro Amerikan, me bazë në New Jersey, me President zotin Haxhi Dauti, me anë të një deklerate, ku ata kan shprehur shqetësimin për këtë veprim të pakuptueshem të autoriteteve franceze, në lidhje me listat e interpolit europian - duke lënë ende të vlefshme fletarreste të lëshuara që datojnë qysh në vitin 2004, edhe për një personë që tashmë është shpallur i pafajshëm dy her nga Gjykata e Hagës.

“Shprehim shqetësimin tonë, shkruan KSHA-ja,  se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si te vlefshme në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare, si është edhe Gjykata e Hagës. Këshilli Kombëtar Shqiptar- KSHA, me bazë në New Jersey, thotë se e shikon këtë veprim, i cili sipas saj se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet franceze, dhe vendeve të BE,  që sa më parë të mundësojnë që z. Haradinaj të vazhdojë udhën për në SHBA, ku më 20 Janar 2017 është i ftuar zyrtar në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të 45të, të SHBA, Donald Trump”.

   Pas njoftimit për arrestimin e kreut të AAK, zotit Ramush Haradinaj, ish luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët shkuan 18 vjet më parë për të luftuar në Kosovë në periudhën e bombardimeve të NATO-s, por edhe më herët, kan shkruar në medien sociale se po e studion me kujdes situatën më parë se të dalin me dekleratë, por gjithësesi në mënyrë individuale ata e dënojnë këtë veprim dhe kërkojnë nga autoritet e Kosovës që të reflektojnë me këtë rast, ashtu si dhe me rastet e tjera për ti prere rrugën një here e mirë veprimeve të tilla nga ana e Serbisë, e luftën e UÇK-së, e cila ishte lufta e popullit të Kosovës, ishte lufta e gjithë shqiptarëve kudo që jetonin dhe që dëshironin të ndihmonin, sakrifikonin për lirinë, rendin demokratik.

Kurse, sot më 4 Januar 2017, me një deklerat për mediat në gjuhën angleze shkruar me shumë kujdes, ka reaguar edhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) e cila thotë në deklerat se është shumë i habitur dhe thellësisht i shqetësuar nga arrestimi i zotit Ramush Haradinajt, ish Kryeministrit të Kosovës, kreut të AAK-së, dje pasdite në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë.


Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) me tej shkruan në dekelratë se :’”Është raportuar se arrestimi u ekzekutua në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004. Që nga ajo datë është e njohur ndërkombëtarisht, se zoti Haradinaj tashmë është pastruar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, çka tash është intriguese se çfarë është qëllimi i vërtetë nga ky akt pakuptueshme, 18 vjet pas luftës midis Serbisë, si agresore, dhe Kosovës që luftonte për lirinë e saj, dhe në një kohë kur negociatat janë duke u zhvilluar në mes të dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndermjetësuara edhe nga Bashkimi Evropian, me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve normale fqinjësore, këto veprimi dhe mbajtja e peronave nga UÇK- ja nëpër lista është jo vetëm e papranueshme por edhe e pa kuptimtë.

Qeveria serbe me këto veprime po tregon hipokrizinë e saj në mbajtjen aktive të urdhër-arrestin e pajustifikuar ndaj zotit Haradinaj dhe bashkëluftëtarve të tij, vazhdimisht për kryerjen e provokimeve  ndaj Kosovë, deri duke ndritur edhe ndonjë mur në Mitrovicë, deri tek ky veprimi më i fundit pra i ditës së djeshme, në një kohë që në Bruksel, Beogradi është duke pretenduar për të negociuar për marrëdhënie normale me Kosovën.

  Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Francën, theksonë deklerata e Vatrës, duhet të braktisë qëndrimin e merrë për Serbinë, në BE, në kurriz të Kosovës dhe duhet të shtyjë Beogradin që sinqerisht të angazhohen në negociata konstruktive me Prishtinën, për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ballkan.

 Së fundi Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) shprehet në dekleratën e saj se :”Ne i bëjmë thirrje qeverisë franceze që menjëherë të kryej lirimin e Haradinaj! dhe ai të jet i lirë për të vazhduar rrugën për në SHBA - ku edhe ishte nisur për të marrë pjesë në përurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, si i ftuar zyrtarisht”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat