Lazim Destani: Arrestimi i Ramush Haradinajt, i pabazë dhe absurd

Amerika

Lazim Destani: Arrestimi i Ramush Haradinajt, i pabazë dhe absurd

Më: 6 janar 2017 Në ora: 07:09
Lazim Destani e Ramush Haradinaj

Lajmi i pakëndshëm mbi arrestimin e Ramush Haradinajt është një akt absurd dhe irritues për çdo shqiptar. Akti i këtillë është aq më shumë i pakuptimtë për faktin që arrestimi i Haradinajt kryhet nga autoritetet franceze, pra një vend në zemër të Europës dhe që e ka njohur Kosovën. 

Jam i bindur se drejtësia franceze do ta rishikojë shumë shpejt këtë veprim gjithsesi të nxituar dhe nuk ka se si të ketë epilog tjetër përveçse lirimi i Ramush Haradinajt, njeriut që dha prova pafajsie dhe u shpall i pafajshëm edhe nga Tribunali i Hagës. 

Le të jetë ky, rasti i fundit nga shumë të këtillë të inicuar padrejtësisht dhe pa dëshmi nga Serbia ndaj personaliteteve të Republikës së Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj ishin viktima dhe jo agresori, në vend që agresori të japë llogari akoma vazhdon ta pësojë viktima. 

Ndoshta është momenti i fundit kur të gjitha marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë të formatizohen ndryshe, deri te reciprociteti i plotë si dy shtete sovrane. 

Lazim Destani President i Ecolog

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat