VATRA bën thirrje për protesta në Nju Jork dhe Uashington për lirimin e Haradinajt

Amerika

VATRA bën thirrje për protesta në Nju Jork dhe Uashington për lirimin e Haradinajt

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 6 janar 2017 Në ora: 07:14
Vatra me Ramush Haradinajn

Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra - sot me anë të kryetarit të saj - Dr Gjon Buçaj, u ka bërë thirrje anëtarëve të saj dhe mbarë komunitetit shqiptar në SHBA, të bëhen gati për të nisë një seri protestash në Nju Jork dhe në Uashington ,në rast se nuk lirohet ish-komandanti UÇK-së, Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj - kryetari i AAK, nga autoritetet franceze, thuhet në mesazhin e Vatrës.

Me këtë rast Dr Gjon Buçaj, Kryetari i Vatrës, organizatës më të vjetër shqiptare, në diasporë,  iu bënë thirrje të gjithë shqiptarëve, me anë të këtij mesazhi shpërndarë sot në llogarinë e tij në rrjetin social FB, se “nëse Haradinaj nuk lirohet këto dy-tri ditë, do të  ftojmë të gjithë ju komunitetin shqiptaro - amerikan, që të mblidhemi në një protestë masive”.

“Megjithëse, ndalimi i tij - arrestimi, do të ishte kundër çdo logjike dhe çdo norme diplomatike, të një vendi të civilizuar si Franca, prandaj nuk është e besueshme të ndodhë një akt i tillë, duhet që ne të gjithë shqiptarët e Amerikës, duhet të rrimë të gatshëm për një protestë, masive para përfaqësive diplomatike të Francës në New York dhe asaj në Uashington”, ka thënë Buçaj.

Në fillim të mesazhit të tij, kreu i Vatranëve, njofton se ish Komandanti i luftës për liri të Kosovës dhe ish Kryeministër z. Ramush Haradinaj - është arrestuar në Francë, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga qeveria e Serbisë. 

“Ky është një skandal diplomatik dhe politik, shqetësues në vetvete, por mund të shkojë edhe më keq: Serbia, pritet të kërkojë ekstradimin e tij, dhe Franca mund t’ia dorëzojë zotin Haradinaj” shprehet në mesazhin e tij Dr. Buçaj. 

Mesazhi i kryetari të Federatës PanShqiptare e Amerikës Vatra, mbyllet me shpresën e tij, duke uruar që të mos jetë nevojë, por gjithsesi ne shqiptarët të jemi të gatshëm, thotë ai , që të veprojmë të gjithë së bashku, si dimë të veprojmë ne shqiptarët, kur është në pyetje rreziku ose dinjiteti ynë kombëtar. 

“Arrestimi i zotit Haradinaj, në bazë të një fletë-arrestit të lëshuar nga Serbia, qeveria e kriminelëve serb, është e papranueshme dhe e pa kuptimtë, e shëmtuar por dhe një fyerje ndaj nji kombi, që nuk ka luftuar kurrë kundër askujt, përveç se për mbrojtjen e vet ose për liri”, thotë Dr Buçaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat