“I padrejtë ndalimi i z. Ramush Haradinajt në Francë, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia”

Amerika

“I padrejtë ndalimi i z. Ramush Haradinajt në Francë, sidomos që është bërë me porosi nga Serbia”

Më: 7 janar 2017 Në ora: 22:53
Skënder Kodra

Përmes autorizimit të veçantë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York ,dega Kosovë,Shqipëri,Maqedoni , Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra sqaron se kreu i AAK-së do të paraqitet gjatë ditës së sotme në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Kolmar të Francës.Dhoma hetimore e kësaj gjykate do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Heroit të demokracisë zt.Ramush Haradinaj .

Kodra shkruan se Franca është një prej vendeve që e ka mbështetur më fort Kosovën në rrugën drejt lirisë dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Për këtë arsye, Akademiku i mirënjohur shpreh bindjen se pretendimet e Prokurorisë Speciale Serbe do të rrëzohen dhe se gjenrali famoz  i luftës çlirimtare,zt. Ramush Haradinaj do të lihet i lirë brenda ditës së sotme.

Në Serbi, ndërkohë, shpresat janë që Franca të veprojë sipas praktikës ndërkombëtare. Sipas pretendimeve serbe zt.Ramush Haradinaj, u ndalua në bazë të një urdhër-arresti serb dhe sipas rregullave serbe në fuqi ai duhet t’i dorëzohet Serbisë,që është një non-sens i jurispondencës ndërkombëtare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ndalua të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit Basel-Mulhouse, i hapur në vitin 1946 për të shërbyer në rajonin kufitar ndërmjet Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane ,Drejtori për Media ,zt.Flori Bruqi sqaroi përmes një deklarate se “Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York si dhe me degët e saja në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të Haradinajt dhe kapercimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”.

ASHASHA (AAAAS) në New York  e cilësoi ndalimin e liderit Ramush Haradinajt si një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm  dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

Kjo nuk është hera e parë që zt.Ramush Hardainaj ndalohet në bazë të një urdhër-arresti serb.

Në qershor të vitit 2015 ai u arrestua në aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, teksa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Zt.Ramush Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Drejtori për mardhënie me Media në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane zt.Flori Bruqi, ka thënë se pritet që “ Ramush Haradinaj të dalë sot përpara organeve të drejtësisë në Francë”.

Një burim i gjyqësisë në Francë i tha Drejtorit për media të ASHASHA -së  se hetuesit, sot , do të fillojnë shqyrtimin nëse kishte arsye që të mos zbatohej kërkesa për ektradim, posacërisht nëse ajo është lëshuar për qëllime politike.

Në këtë rast dhoma hetuese e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar, do ta shqyrtojë kërkesën për ekstradim.

Megjithëse, Serbia tashmë ka bërë kërkesën për ekstradimin e tij, Flori Bruqi thotë se një gjë e tillë do të refuzohet dhe në këtë mënyrë do bëhet edhe lirimi i zt.Ramush Haradinajt gjatë ditës së sotme.
“Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim do të refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës”, ka thënë Flori Bruqi.

Akademik Prof.Dr.Skender Kodra thotë se “Policia franceze ka arrestuar ish kryeministrin e Kosovës, pas fletarrestit të lëshuar nga organet e Serbisë, Zt.Ramush Haradinaj është akuzuar dyherë për krime lufte nga Tribunali i Hagës, por dyherë është shpallur i pafajshëm.”

Arrestimi i politikanit Ramush Haradinaj , për Akademinë e Skencave Shqiptaro –Amerikane është i papranueshëm,ngase akuzat për kidnapime, tortura dhe vrasjen e civilëve serb gjatë rebelimit në Kosovën perëndimore 1998-99 nuk I ka bërë Ramush Haradinajt .

ASHSHA në New York i  bënë thirrje Diplomacisë Evropiane për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton Drejtori për Media në Akademinë Shqiptaro-Amerikane ,zt.Flori Bruqi.

Ai  siç dihet është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

At. Ramush Haradinaj ishte komandant i ZO të Dugagjinit gjatë vitit 1998-99 të Luftës Çlirimtare në Kosovë .

Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së në Hagë për krime lufte.

Policia franceze ka ndaluar të mërkurën kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Ndalimi i zt.Ramush Haradinaj në Bazel, nxiti reagime të partive politike të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij dhe që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë trysni për heqjen e urdhër arrestimeve serbe.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t’u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Haradinaj po udhëtonte për në SHBA në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane në New York 

Prof.Dr.Skënder Kodra,Ph.D

New York,05.01.2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat