Shoqata Atdhetare “Kraja", mbajti mbledhjen e përgjithshme vjetore në Staten Island NY

Amerika

Shoqata Atdhetare “Kraja", mbajti mbledhjen e përgjithshme vjetore në Staten Island NY

Nga: Beqir SINA : Staten Island - New York Më: 10 janar 2017 Në ora: 07:09
Paraqitet në këtë mbledhje Raporti 2016 - i vitit të kaluar, si dhe u shpalosen objektivat e viti 2017.

-Shoqatës Atdhetare “Kraja" në Nju Jork, flet mbi një projekt-plan 300 mijë dollar për ndërtimin e një lokali - restorant i festimeve të mëdha Darsma e gazmende, me kapacitet mbi 500 vet, duke prezantuar maketin e restorantit me emrin "Kraja".

STATEN ISLAND NYC : Shoqata Atdhetare “Kraja”, me seli në Staten Island - New York, mbajti këtë fillim viti, ( e Diel 8 janar 2017) mbledhjen e përgjithëshme vjetore, me komunitetin krajan, duke bërë kështu bilancin e aktiviteteve të vitit të kaluar 2016, dhe, shpalosur objektivat kryesore, që i ka vënë vetes kjo shoqatë, e cila, është jo qeveritare dhe jo përfituese(NGO), në SHBA, për vitin 2017.

Me këtë rast, gjithashtu, nisi edhe një debat i hapur dhe shumë transparent, mbi projekt-planin e saj për ndërtimin e një lokali të ri, restorant festimeve të mëdha,  që të jet sipas planit të prezantuar multifunksional, për të gjithë krajanët atje në vendlindje-

 Takimi i krajanëve, u mbajt në Restorantin “Nino’s”, i cili është bër pjesë histori suksesit të krajanëve në Nju Jork, me dy biznesmenët të suksesshëm, që janë edhe bashkë-vendasit e tyre, z. Agim Gjençiqin dhe z. Sulejman Dragën, të cilët dhe ua mundësuan tubimin në restaurantin e tyre. 

"Udhëheqësia e Shoqataës Atdhetare “Kraja”, tha kryetari i saj, Hamid Alaj, duke hapur këtë tubim, mbështetur në rregulloren e Shoqatës në fjalë, që nga formimi i saj (26 Janar 1992) e deri më sot e këndej, parasheh që në bazë të statusit të saj, çdo fillim viti ajo të paraqet raportin me transparencë për vitin që kalon dhe të shqyrtojë si dhe vë në diskutim të hapur nga të gjithë anëtarët e shoqatës, objektivat që ka Shoqata Atdhetare “Kraja", për vitin në vazhdim."

Mbledhja e parë e vitit, tha kryetari i Alaj, i cili edhe e drejtojë mbledhjen, bëhet gjithmonë në muajin janar, për të dhënë informacionet, që kanë të bëjnë me vet aktivitetet e Shoqatës Atdhetare "Kraja", gjatë vitit të kaluar. Dhe, ato të organizuara me komunitetin shqiptarë, në Nju Jork, e për-rreth saj, me shqiptarët në përgjithësi, duke treguar edhe se çka përfaqëson kjo shoqatë në komitetin shqiptarë - krajanë në Amerikë, por edhe komunitetin në të cilin jeton dhe vepron në ishullin e Staten Island ku më së shumti jetojnë krajanë, konkretisht këtu në New York, me rrethinë.

Kreu i shoqatës,  iu drejtua pjesëmarrësve në këtë tubim, me një fjalë si tha ai krajançe, për të treguar edhe lidhjet e tyre me Krajën, edhe këtu në Amerikë. Ai tha se kur takohen krajanët dhe krajanet në rrugë, apo kudo qoftë në kohë të tillë të ditës, pra në mëngjes, thonë: "Natja mirë, si kini njeh" atëherë më lejoni që edhe unë  të ju them të njëjtën gjë këtë mëngjes në një takim siç është ky i këtij mëngjesi; "Natja mirë, si kini nijeh".

 Megjithëse, një mot i ligë i një të ftohti polar, që ka përfshirë Nju Jorkun, kryetari e vlerësoi  pjesëmarrjen e të pranishmeve, si mjaft të kënaqshme dhe cilësore nga interesimi i tyre.

Kurse, duke i përshëndetur në emrin e tij, personal dhe në emër të Këshillit të Përgjithshëm të  SH. A. “Kraja”, ai gjeti rastin të përshëndes dhe të ju uroj mirë se ardheje dhe njiherit t’i falënderoj në përgjegjësinë e ftesës së shoqatës, që pa hezituar ata i ishin përgjigjet asaj me çka tha ai krajanët dëshmuan edhe me paraqitjen në këtë mbledhje vjetore.

Në fillim të tubimit, kryetari i shoqatës, zoti Hamid Alaj, falënderoj në mënyrë të veçantë në emër të krajanve  edhe dy pronarët e restaurantit NINO"S, bashkëvendasit, z. Agim Gjençiqin dhe z. Sulejman Dragën, që ua e mundësuan tubimin në restaurantin e tyre, mjaft komod për një tubim të till:

Tubimin e krajaneve e përshëndetën edhe presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare - Marko Kepi, dhe Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, zoti Dashi Miftari, të cilët janë po nga i njëjti ishull Staten Island NYC.

SH.A.Kraja i dha me këtë rast një mirënjohje, edhe krajanit të tyre, Oficerit të lartë, detektivi i klasës së parë i policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikanit Xhevat Kraja, i cili kohët e fundit është nderuar nga Kosova.

Oficeri i lartë, detektivi i klasës së parë i policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikani Xhevat Kraja, zyrtar i lartë i ICITAP-it nga ShBA-ja, pranë drejtorit të Policisë së Kosovës, thuhet se nga ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  më 23 dhjetor 2016, është dekoruar me “MEDALJEN PËR MERITA”.

Ndërkohë, duke vijuar me mbledhjen vjetore, kryetari Alaj, theksojë se është një privilegj i veçantë për të, që sot gjindesh para krajanve, por edhe njw kënaqësie e veçantë për udhëheqësin e shoqatës tonë, tha ai që ju shohim kaq entuziast në ftesën tonë.

Andaj me plot fjalën e dalë nga goja ime, shtoi ai mund të them se nuk ka ndjenjë më të mirë se të fitosh besimin e popullit që përfaqëson”.

 Më pasë kryetari, lajmëroj se tubimi kishte të bëjë me paraqitjen e punës njëvjeçare të shoqatës Kraja, ku në vazhdim, ai i njohu të pranishmit me shumë gjëra rreth aktiviteteve dhe punëve të kryera nga udheqësia e shoqatës brenda vitit 2016, pra brenda punës njëvjeçare të saj.

“Kemi të bëjmë, me disa pika kryesore, ku ne si udhëheqësi i kemi përcaktuar që të diskutohen sot para jush në këtë mbledhje, dhe, gjithashtu, që të njiheni më gjerësisht rreth tyre”, tha Kryetari Alaj, i cili njëhereshit edhe e drejtojë këtë mbledhje duke sqaruar dhe iu përgjigjegjur së bashku me katër anëtarët e kryesisë, të gjitha pyetjeve të të pranishmeve.

Në emër të udhëheqësisë së SH.A. KRAJA, ai paraqiti së pari pikat të rendit të ditës, të përcaktuara për këtë mbledhje vjetore.

Ku, Raporti 2016, nisi me ndihmat, që ka ofrua shoqata Kraja, brenda vitit 2016, dhe që më gjërsisht, pjesmarrësit u njohën nga ana e kryetari Hamid Alaj, dhe me një diskutimi mjaft transparent e të hapur rreth projektit - planit të ndërtimit të një restoranti të dasmave në Krajë, me vlerë rreth 300 mijë dollar. Kurse, me anë të një video projeksioni, ai në detaje tregojë më gjërsisht duke i njohur të  pranishmit, të cilët e ndoqën me shumë vëmendje dhe intersim të veçantë, ai ka marr në konsiderat edhe sygjerimet edhe mendimet e tyre.

Në këtë tubim u folë edhe për regjistrimin e anëtarëve më rinjë të Shoqatës, për të cilën folin Safet Doçi, dhe për hapjen e Webfaqes së shoqatës, gjerësisht të pranishmit i njohu Dul Perashi.

 “Gjatë viti 2016, një serë aktivitetsh u zhvilluan në komunitetin shqiptarë, ku përveçse atyre të organizuar nga vet Shoqata Kraja, me komunitetin krajan, tha Ahmet Vela, kanë qenë edhe ato me komunitetin shqiptarë; si Parada Shqiptare në New York - 22 qershor 2016, kremtimi i Shenjtërimit të Nëna Terezes në Batery Park Manhattan me 4 shtator 2016, dhe mbrëmja madhështore organizuar nga asamblesiti Mark Gjonaj 28 nentor 2016, të cilat, me pjesëmarrjen edhe të SH.A. KRAJA, i shtuan marrëdhëniet e shoqatës tonë, me shoqatat dhe komunitetet tjera shqiptare këtu në New York, ku shoqata jonë thanë ata(Ahmet Vela dhe Shuqo Braca) u nderua edhe me një mirënjohje të veçantë - nga Asambleja e New Yorkut”

Kryetari i shoqatës, zoti Alaj, iu drejtua më pas të pranishmëmeve duke thënë se ne nuk na mbetet tjetër veç të falënderojmë punën e mirë të gjithë udhëheqësisë së SH.A. "Kraja" të cilët me përkushtim dhe dinjitet të fortë, vullnet-mirë, punuan në të mirë të komunitetit krajan këtu në diasporë, por edhe në vendlindje, të cilët në përkrahjen e tyre, nderuan dhe bashkëvendasit, duke realizuan shumë vendim-marrje, në realizimin e ndihmave, që shoqata dhuroi në vendlindje, ku me ato u njohin më gjerësisht në vijim të kësaj mbledhje.

 “Ne jemi dhe do të mbetemi  krenar për gjithçka kemi bërë, dhe do të bëjmë, sepse bëmë realitet disa nga ëndrrat tona, por kuptohet se përkrahja jua është ajo që na shtyn të bëjmë dhe të vazhdojmë të bëjmë për të mirën e shoqatës dhe komunitetit që shoqata përfaqëson” tha ai..

Duke, shtuar se :”Ne të gjithë së bashku duhet të jemi krenar me shoqatën tonë sepse ajo vazhdon rrugën dhe idealet e themeluesve të saj tash e 25 vite më parë, sepse, me të gjithë themeluesit, antarët dhe mbështetësit, u hodhën themelat dhe vazhdojmë t'i ruajm dhe t'i përtrijmë ato me dinjitetin më të madh njerzor”.

Natyrisht, u shpreh ai se e gjithë kjo krenari e shprehur këtu nuk janë vetëm arritjet tona në vitin që lamë (2016), por as nuk do të jenë në vazhdim (2017), pa përkrahjen dhe mbështetjen tuaj të nderuar bashkëvendas.

Këtë e kemi thënë dhe do ta themi gjithherë, sepse po që se stagnuat ju në këtë rrugë të përkrahjes dhe mbështetjes së shoqatës KRAJA, të jeni të sigurt se edhe shoqata do të stagnojë në realizimin e punëve dhe projekteve, që paraqiten para saj por edhe para jush, sepse ka projekte dhe ide për t'u realizuar në të mirë të komunitetit krajan.

Para se të mbyllte fjalimin e tij, kryetari i Shoqatës Atdhetare KRAJA, dhe drejtuesi i mbledhjes vjetore, Hamid Alaj, duke ua dëshiruar një vit të mbarë dhe të lumtur, drejtojë falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të madhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij në vitin që lamë pas (2016) dhe që të kem, tha ai në vitet në vazhdim deri në udhëheqësin e re të shoqatës tonë.

 “Një mirënjohje e veçantë dhe e pakufishme, tha Alaj, u takon edhe juve bashkëvendës të nderuar sepse që nga zgjedhja ime si Kryetar i SH. A. "Kraja", Ju jeni ata që keni dhënë besimin tuaj mbi mua dhe unë çfarëdo që të bëjë, nuk kam mundësi të shpërblej besimin tuaj ndaj meje, por ju garantoj se do të vazhdoj të bëjë gjithçka në mbështetje të aspiratave tuaja fisnike".

  Në fund Kryetari Hamid Alaj, bëri thirrje, që si u shpreh ai vetëm të ecin përpara dhe krajanët që të mos veçohen nga të tjerët, sepse kan mundësi edhe komuniteti krajan në Amerikë mund dhe duhet të eci përpara, si gjithë komunitetet e tjera.

  Zoti ju bekoft Ju dhe familjet Tuaja, Krajen dhe popullin krajan dhe gjithë shqiptarët kudo që të jenë, përfundojë mbledhjen vjetore Kryetari i SH. A. “Kraja, zoti Hamid Alaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat