New York Post shkruan për protestën e shqiptarëve në Nju Jork për lirimin e Ramush Haradinaj

Amerika

New York Post shkruan për protestën e shqiptarëve në Nju Jork për lirimin e Ramush Haradinaj

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 16 janar 2017 Në ora: 08:42
Ramush Haradinaj në Francë

Një "arrestuar i dyshuar për krime lufte" bëhet çështje "e nxehte" nga asamblisti Gjonaj në Bronx dhe komuniteti shqiptar

New York City: Me titullin :"Një i dyshuar për krime lufte në Ballkan po bëhet një çështje e nxehtë-" në SHBA nga një anëtar i Asamblesë se Nju Jorkut i cili tani është në garë si kandidat për Anëtar i Këshillit të Qytetit.

Assmblymani dhe kandidati Këshilli i Qytetit Mark Gjonaj javën e kaluar ne qytetin e Nju Jorkut udhëhoqi një demonstratë te madhe e cila u mbajt të hënën e kaluar në oborrin para ambasadës se Francës, pasi Franca kishte arrestuar ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, më 4 janar në një urdhër arrestimi serb lëshuar më shumë se një dekadë më parë.

Serbia e kishte akuzuar Haradinajn mbi akuzat se ai kishte orkestruar sipas akt akuzës serbe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e civilëve serbë, ndërsa ai ishte një udhëheqës ushtarak në Kosovë gjatë luftës për liri dhe pavarësisë se Kosovës 1998-1999.

Kosova ka qen dikur ish-provinca jugore e Serbisë, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Por Gjonaj dhe shumë shqiptaro-amerikanë ne SHBA ata në zonën e Tri -Shtetshit dolën në protesta masive ngaqë besojnë se serbët janë duke luajtur lojëra të rrezikshme politike me Kosovën tani 19 vjet pas çlirimit dhe 8 vjet nga shpallja e pavarësisë

Asambleisti Demokrat i Nju Jorkut Mark Gjonaj i tha gazetës konservatore njujorkeze New York Post "Gjatë luftës, zoti Haradinaj ka punuar së bashku me forcat e NATO-s, ndërsa miliona shqiptarë ishin duke vuajtur nga politikat gjenocidale të Serbisë", tha Gjonaj.

"Kjo lloj mënyre për të ngritur ndërgjegjen ndërkombëtare është shpresa jonë që Serbia të "lirohet" nga kaluara e saj dhe te lëviz për të hequr këto urdhër arresti përgjithmonë mbasi ato nuk i shërbejnë paqes qetësisë dhe sigurisë së rajonit "tha per New York Post zoti Mark Gjonaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat