Konsullata e Kosovës në New York, shpërndau mjete mësimore për Shkollën Shqipe në Bronx

Amerika

Konsullata e Kosovës në New York, shpërndau mjete mësimore për Shkollën Shqipe në Bronx

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 25 janar 2017 Në ora: 07:08
Konsulli Fatmir Zajmi gjatë takimit me Drejtorin e Shkollës Shqipe në Bronx, Mustafa Qosja

BRONX NY: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, po zhvillon aktivitete të shumta me komunitetin shqiptar në SHBA. Diplomatët nga Kosova po marrin pjesë në të gjitha aktivitetet të organizuara nga diaspora shqiptare në SHBA, përfshirë, edhe ato që u mbajtën vitin e kaluar me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Pavarësisë së Kosovës.

Në takimin e fundit- Konsulli Fatmir Zajmi u takua me Drejtorin e Shkollës Shqipe në Bronx, zotin Mustafa Qosja ku me këtë rast ka pasur edhe një bisedë të gjerë lidhur me inkurajimin dhe mbështetjen e shkollave shqip me mësim plotësues në gjithë komunitetin shqiptarë.

Diplomati i shtetit të Kosovës, Zajmi dhe drejtori i kësaj shkolle, z. Mustafë Qosja, folën edhe për rëndësinë e shkollës shqipe për fëmijët shqiptarë kudo që janë, në SHBA, "duke porositur që nuk ka mënyrë më efikase për ruajtjen e identitetit kombëtar sesa dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, përmes të cilit kanë mundësi të njihen me gjuhën dhe kulturën tonë," thanë ata.

Shkolla Shqipe në Bronx, megjithëse ka pasur disa raste që është hapur dhe mbyllur, por  ajo ka një traditë mbasi është një ndër të parat shkolla në Neë York, e cila, daton 30 vjet më parë, duke u dhënë të gjithë fëmijëve shqiptar në komunitet mësim plotësues shqip. 
Mirëpo, duke qenë se në Bronx, ekziston ende një shkollë e tillë, dy bashkëfolësit, thanë se duhet inkurajuar të gjithë komunitetin shqiptarë në këtë qytet, që Shkolla Shqipe në Bronx, duke pasur edhe mbështetjen e plotë  të  Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, të mbushet përplot më fëmijë shqiptar, që duan të mësojnë gjuhën Shqipe me mësim plotësues.

Me këtë rast në vazhdën e aktiviteteve të  Konsullatës së  Përgjithshme  të  Kosovës në Nju Jork,  Konsulli  Fatmir Zajmi   i dorëzoi  z Mustafë Qosja,  Drejtorit  të Shkollës Shqipe në Bronx, një sasi tekstesh mësimore për nevojat e shkollës në këtë qark të Nju Jorkut.  Konsullata e Përgjithshme  e Kosovës që nga themelimi  i sajë në vitin 2010  ka furnizuar  me mjete mësimore dhe përkrahe  shkollën shqipe në treshteshin Nju Jork - Nju Xhjersi  - Konektikat , e aty ku kane lejuar mundësitë objektive  edhe  ne shtetet tjera të SHBA, ku jeton komuniteti shqiptarë. 

Konsullata e Përgjithshme , me anë të Konsullit Fatmir Zajmi koordinator me diasporën shqiptare në SHBA, thotë se ajo ka  luajt rol aktiv në themelimin e shkollës shqipe në Bronx, derisa ka iniciuar edhe themelimin e Bordit të  Shkollave Shqipe  në treshtetëshin  NJ-NJ-KNT. 

Gjithashtu, thuhet se gjatë kësaj periudhe në  bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës  dhe në koordinim me shkollat shqipe të cilat veprojnë  në rajon ka  distribuuar një numër të konsiderueshëm  tekstesh mësimore për nevojat e tyre mësimore. 

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve Konsullata  e Përgjithshme  planifikon që  gjate ditëve të ardhshme  të  shpërndaj mjete të tjera mësimore edhe për shkollat shqipe në Queens, Nju Xhjersi  si dhe për shkollat tjera shqipe të cilat veprojnë  në SHBA./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat