Çka do të flasë për Kosovën ambasadorja e re amerikane në OKB?

Amerika

Çka do të flasë për Kosovën ambasadorja e re amerikane në OKB?

Më: 25 janar 2017 Në ora: 18:04
Nikki Haley

Washington – Ish guvernatorja e South Carolina, Nikki Haley, u betua si ambasadorja më e re amerikane në Kombet e Bashkuara.

Haley u betua para nënpresidentit amerikan, Mike Pence.

Senati amerikan mbrëmë me shumicë votash ka konfirmuar propozimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ambasadorien e re në Kombet e Bashkuara.

Senatorët konfirmuar emërimin e saj me rezultat 96:4, pavarësisht nga fakti se ajo nuk ka përvojë në politikën e jashtme, shkruan NBC News.

Niki Haley, e bija e emigrantëve indianë, gjatë seancës para senatorëve amerikanë ka mbështetur propozimin e Donald Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ajo është e njohur për një qëndrim më të fortë ndaj Rusisë, ndryshe nga presidenti i ri amerikan, dhe ka folur në mënyrë të përsëritur se Moskës për momentin nuk mund t’i besohet. Poashtu, zonja Haley kishte përktahur fuqishëm sanksionet kundër Moskës për shkak të politikave të Rusisë në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

Në muajin shkurt do të mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ku do të diskutohet për raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe është një rast i mirë që të shihet në mënyrë të qartë se cila është qasja e administratës së re amerikane ndaj Kosovës.

Të gjithë ambasadorët amerikanë në OKB kanë mbështetur Kosovën në mënyrë të palëkundur ndaj akuzave të Serbise dhe Rusisë, gjatë mbledhjeve për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat