Në moshën 98 vjeç vdiq Nue Pjeter Nika: Mbretëror, nacionalist i zjarrtë dhe antikomunist, gjithë jetën...

Amerika

Në moshën 98 vjeç vdiq Nue Pjeter Nika: Mbretëror, nacionalist i zjarrtë dhe antikomunist, gjithë jetën...

Më: 28 janar 2017 Në ora: 07:09
Në moshën 98 vjeç vdiq Nue Pjeter Nika

NYC : "Shqiptar, nacionalist i zjarrtë dhe antikomunist - mbretëror i kulluar - Rroftë Mbreti !" thoshte sa ishte gjalle i ndjeri Nika, teksa kishte  shume per zemer te nderonte sipas kodit mbretëror, duke vendosur dorën para gjoksit "gjysmë të kthyer me pëllëmbë të shtrirë në zemër" , dhe duke qëndruar ashtu ashik, megjithëse kur e takuam per her te fundit gjashte vjet më parë se të vdiste ai ishte 92 vjeç. 

Ne moshen 98 vjec ne Nju Jork vdiq Nue Nika besnik i Mbretit Zog deri ne diten e fundit te jetes se tij Ai ishte rritur me virtyet me te vyera te Mbreterise shqiptare ne ate kohe duke sherbyer si familje me besikeri ndaj Mbretit te Shqiptarve. 

Cdo gje ne jeten e tij ishte familja, kombi, dhe feja dhe mbi ato qendronte  Mbreteria Shqiptare. Mosha e madhe dhe semundja e shtriu ne shtratin e vdekjes per ne Pariz ne paqe.

Image

Ishte  mesditë, dhe e gjej teksa më priste, bile edhe të më gostiste! te shikoja nje Burr nga ata qe thirren Burra Malesor.

Kishte ruajtur një shishe raki rrushi të zier vetë, qe me tha se e kishte sjellë nga Shqipëria me tregonte nji nipi i tij qe me shoqeronte.

 Por ajo që më bëri përshtypje nga ky takim ishte se po të mos më tregonte më parë nipi i tij Marko Kepi se ai ishte 92 vjeç, kurrë s’do ta besoja!. Ngase nuk kisha parë ndonjëherë një të moshuar, si ky, me një memorie kaq të kthjelltë, me një paraqitje kaq pedante, burrërore, energjike dhe me humor kaq të mirë e të ëmbël. 

Paraqitja, e atij  burri me virtytet me të spikatura të një shqiptari, tregonte edhe ato karakteristikat më të mira të burrave të këtyre anëve, që ne jemi mësuar t’i quajmë "Burra Malesor !". Nga ata që themi shpesh nëpër biseda "se në atë kohë me të vërtetë " ka pasur Burra", të zgjuar, të besës, të fjalës, të nderit dhe të trimërisë".


Ndue Nika jetonte sa ishte gjalle  së bashku me gruan në një shtëpi karakteristike amerikane, në pjesën veriore të qytetit të Nju-Jorkut. Ajo ishte një shtëpi e tij private dykatëshe, ku ai mban me mburrje dhe krenari atë që ne e quajmë edhe "Konaku i  Burrave". Ishte nji dhomë të thjeshtë qe ai e kishte zbukuruar njësoj me ato dhomat e Kullave në Veri të Shqipërisë.

Image

"Këtë e kam dhomën e pritjes - do te na "mburrej" ai, -pra si i themi ne malësorët "Konakun e burrave", thoshte z.Ndue duke na uruar si shqiptar mirëseardhjen!
Në mure ai kishte varur të gjitha simbolet kombëtare, shumica syresh janë: një lahutë, një bucelë, një taketuke duhani, një kala ose kullë e gdhendur në dru, një model arme, një flamur kuqezi, disa pllaka të vjetra gramafoni, kartolina dhe fotografi të kohës së Mbretërisë, Naltmadhnisë së Tij Mbretit Zogu i Parë, e fotografi të tjera të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Dhe, që të gjitha kishin nga një flamur të kuq me shkabën e zezë me dy krena. Që të gjitha ishin  të pikturuara ose të gdhendura në punime artizanale, prej bronzi, bakri, druri dhe qeramike. Në faqet e murit shikoje të vendosura me kujdes edhe kornizat me të gjitha fotografitë e familjes, që datojnë nga viti 1900, dhe janë "luksi" i këtyre malësorëve, që i varin kudo në muret e shtëpisë, sipas viteve, fotografitë e gjithë familjes te duket sikur je ne ndonje muze historik.

Axha Nue si i therrisnin te ndjerit ishte burr me një fytyrë të imët, me sytë e thellë dhe shume vital i cili i mbante sa ishte  akoma gjallë traditat familjare, patriotizmin, atdhedashurinë dhe historinë e kësaj familjeje fisnike. Ndërkaq, me atë bujarinë e tij dukjet sikur "gjithë shtëpinë " na ka vënë përpara, më parë se të fillojë të na tregonte për ditarin e gjithe jetës së tij.

Ndue Nika nisi e na shpjegonte me gjithe shpirt të gjitha çastet, kur ai dhe burrat e kësaj shtëpie ishin takuar në atë kohë me Naltmadhninë e Tij - Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu. Si një nga momentet më të bukura të jetës së tij, nga ato momente që "kurrë nuk harrohen dhe sesa ndjesi të ngjallin",  më dhjetë tetor të vitit 1975, dita kur Mbreti Leka i Parë, u martua me Mbretëreshën Suzanë nga Australia.

Image

Me sa krenari tregonte Nika se në atë dasmë kombëtare, në mes të ftuarve, ose si i quan ai "të delegatëve" shqiptarë që kishin ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Çamëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Arbëreshët e Italisë, të Argjentinës, shqiptarëve nga Australia, Rumania, Bullgaria, ata të Zarës(Kroaci) shqiptarëve nga Austria, Franca, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Anglia ishin edhe mysafirët nga SHBA-ja dhe Kanadaja na bëhej zëmra mal se për herë të parë shihnim Shqipërinë etnike në diasporë.

Në mesin e tyre edhe Ndue Nika

Ndue Nika tregonte : "Arsyeja e largimit nga Franca dhe vendosja në Spanjë e familjes së Mbretit Zog u bë sepse aty ishte në fuqi Mbretëria e Gjeneralit Franko, e cila u siguroi atyre një jetë krejt të qetë. Gjatë asaj periudhe të qëndrimit në Spanjë, Mbreti Leka i Parë i vazhdoi përsëri studimet dhe u shkollua në "Royal Academy" të Sandhurs dhe më pas u diplomua në Shkencat Politike në Universitetin e Sorbonës në Francë. 

Dhe vazhdon rrefimet nga kujtimet e tij, se "dhe gjatë qëndrimit në Francë, ashtu si i ati, Mbreti Leka i Parë i vazhdoi përpjekjet për t’u rikthyer në Shqipëri. Në Madrid, ku ai jetonte së bashku me t’ëmën, Geraldinën, ai priste dhe përcillte eksponentë të ndryshëm antikomunistë që jetonin në Evropën Perëndimore dhe në SHBA, duke biseduar me ta për rrëzimin e Qeverisë së Enver Hoxhës, gjë që mund të realizohej me anë të një zbarkim të mundshëm në Shqipëri’.

Dasma e Leka Zogut i ngjante një kuvendi gjithëshqiptar të Shqipërisë etnike. Më dhjetë tetor të vitit 1975 Mbreti Leka i Parë u martua me Mbretëreshën Suzanë, e cila kishte lidhje gjaku me Familjen Mbretërore të Anglisë dhe pas shumë vjetësh qëndrimi në Spanjë, Mbreti Leka dhe nëna e tij, Mbretëresha Geraldinë, u detyruan të largoheshin që andej aty nga viti 1978, pas një incidenti që i kishte ndodhur Lekës gjatë një vizite në Tajlandë në marsin e vitit 1977. Ata u vendosën në Afrikën e Jugut në Johanesburg dhe me ardhjen e demokracisë u kthyen në Shqipëri.

"Unë, tha ai, e kam shoqëruar Mbretin Leka qysh në vizitën e parë në Shqipëri dhe ruaj lidhje të forta me Naltmadhninë Tij Mbretin Leka i Parë. Unë jam një burrë shqiptar, mbretëror i kulluar - Rrnoftë Mbreti ! - përsërit ai me me shume krenari"

Natyrisht, në këtë ideal unë jam frymëzuar nga të parët e mi, të cilët në epoka të ndryshme dhanë për çështjen kombëtare gjithçka që patën, shkrinë jetën dhe pasurinë, sakrifikuan çdo gjë... dhe se për ideale, principe e tradita morale shqiptare ata, po të ishin gjallë, do të kishin vijuar të luftonin.

Image

Mirëpo kush është Ndue Nika?

Ai thote se kam lindur më 5 shkurt të vitit 1919 në katundin Shënkoll të Bregut të Matit, të rrethit të Lezhës dhe se jeta e tij kishte qenë e mbushur plot me ngjarje, rrjedhje të mira dhe të hidhura. Rrjedh, prej familjes patriotike të Llesh Nikë Dakës, i cili, e shkriu gjithë jetën derisa e dha për Pavarësinë e Shqipërisë.

Gjyshi i tij qe një luftëtar i shquar i çështje së Pavarësisë,  sikurse edhe njerëzit e tij më të afërt të gjakut,te cilet  kanë marrë pjesë në luftërat për mbrojtjen e trojeve shqiptare, madje ka edhe shumë libra të autorëve të ndryshëm që flasin për trimëritë e tij.

Historia e shtëpisë se tyre arrin  kulmin,  kur ushtria turke në atë kohë rrethoi shtëpinë e tij, më 12 qershor 1912, dhe vetëm me ndihmën e pjesëtarëve të tjerë të familjes që luftuan për më shumë se 12 orë arriti të çajë rrethimin dhe të shpëtonte gjallë.

Sipas atyre që e kanë jetuar këtë ngjarje u tha se sapo arriti të çante rrethimin, ai mësoi se janë vrarë 7 vetë të familjes, që i dolën në mbrojtje. Thonë se më pas Llesh Nik Daka, në një pritë strategjike, në grykën e një mali, nga lart vrau 180 ushtarë turq". 

Mirëpo desha të shtoj se edhe me të vërtetë shtypi i kohës(evropian) e ka quajtur "Leonidha i Bregut të Matës" në luftë kundër hordhive turke në afërsi të Durrësit. Aty plagoset rëndë dhe vdes më vonë në Kishën e Rubikut. Varroset më pas si hero i kombit në varrezat katolike në Shën Kollë.
Familja e tij ka qenë dhe është një familje atdhetare e patriotike e njohur në këto anë.

Ai është i pari që ka hapur shkollën shqipe në Bregun e Matit. Dhe vajza e tij, Dilla, është e para vajzë që ka thyer ligjet e "Kanunit", duke shkuar në shkollë. Kështu që kjo familje u lind dhe u rrit me virtyte të larta patriotike e atdhetare dhe të shkollës gjatë gjithë jetës së tyre.

Më tej plaku 92-vjeçar me një memorie të çuditshme nisi e rrëfente: “Para luftës së Dytë Botërore kemi jetuar duke punuar pronat tona. Me pushtimin e vendit prej Italisë fashiste më 9 prill 1939 më kanë marrë ushtarë për gati tre vjet. Pas ikjes së Italisë jam kthyer në shtëpi. Në vitin 1944 kam qenë partizan në Brigadën e 7-të. Kemi qenë në Mal të Zi. Kam ikur prej aty dhe jam kthyer në shtëpi i fshehur në Shqipëri.

Deri sa doli "falja"...........!?

Pastaj, përsëri më thërrasin në ushtrinë shqiptare. Kam qenë me shërbim në Vlorë, në Elbasan, në Lushnje, gjithkund nëpër Shqipëri. Kam parë me sytë e mi gjatë kësaj kohe kur komunistët që grabisnin dhe pushkatonin njerëz pa gjyq, burra dhe gra të pafajshëm. Dhe gjithçka si për ironi thoshin se e bënin në emër të popullit . I shkreti popull që nuk dinte kurrgjë se çfarë po bëhej në kurriz të tij.

Kam parë aq krime sa në fund i pashë të binin edhe mbi shpinën e familjes sonë. Na morën gjithçka, prej bagëtisë e deri te pëllëmba e fundit e tokës. Kulmi arrin se megjithëse kisha qenë partizan, ata na nxorën edhe prej shtëpisë dhe vëllanë e madh Kolën, e futën në burg dhe e dënuan me pushkatim. Ai u arratis së bashku me një grup të burgosurish dhe doli në mal, e më vonë, mbas disa përpjekjesh me forcat e sigurimit të shtetit nëpër male, u arratis në Jugosllavi.

Në këtë situatë, duke parë se edhe mua po më vinte edhe "ora" e burgut, së bashku me Zef Llesh Nikën(djali i vëllait) Marash Kala Nikën, përmes shumë vuajtjesh me ndihmën e Zotit dolëm shëndosh e mirë në Jugosllavinë e atëhershme dhe hymë nëpërmjet kufirit me Malin e Zi që e thyem në zonën e Mbishkodrës.

Arratisja

Këtu mbaj mend që ka qenë Nata e Zojës së Trieshit - 5 tetori 1951 kur kemi dalë në Jugosllavi, dhe qëndruam atje deri në vitin 1964. Pastaj mbaj mend se dolëm në Itali, kam qëndruar atje për dy vjet në një kamp refugjatësh në Capua. Pastaj kemi ardhur në SHBA, ku vazhdoj të jetoj edhe sot e kësaj dite, që jam 92 vjeç.
Në fillim kam pas banuar në Bruklin, sepse, shumë familje emigrantësh nacionalistë ishin vendosur në këtë qytet.

Për lidhjen e tij me Leka Zogun, Ndue Nika tregonte sa ishte gjalle "Jam lidhur me Naltmadhninë e Tij Leka I, nga Kola, qëkur kam qenë në Itali. Dhe mbasi erdha në SHBA, vazhdimisht komunikoja me Naltmadhninë e Tij Leka I, nëpërmjet letrave e telefonatave që shpeshherë shkëmbenim me njëri-tjetrin. Kjo lidhje me Mbretin Leka i Parë vinte ngaqë babai im ka qenë mik i ngushtë i Mbretit të të gjithë shqiptarëve Ahmet Zogut.

Tek jeta ime në emigrim gjatë aktivitetit tim atdhetar në Itali, pata fatin të njihem me shumë atdhetarë e nacionalistë të flakët, intelektualë shqiptarë, të zgjuar dhe trima, burrat më të mirë të emigracionit, të fjalës dhe të besës.

Të njëjtën gjë kam bërë edhe në Amerikë, me të ardhur këtu kisha shumë dëshirë të lidhesha me burrat më të mirë të emigracionit, të isha me ta kudo me të gjithë që më kërkonin për çështjen kombëtare. Së bashku me patriotët, atdhetarët e antikomunistët zhvilluam një veprimtari të dendur kombëtare në shumë vende të Amerikës deri në Evropë. Shkuam në të gjitha protestat dhe në mbledhje e në takime.

Gjatë gjithë kohës kam qenë një nacionalist i zjarrtë dhe antikomunist gjithë jetën, mbretëror deri në vdekje. Me nacionalistët, mbretërorët dhe legalistët nga Amerika, ne kemi marrë pjesë edhe në dasmën historike të Mbretit Leka I, në Spanjë. Me gjithë luftën e tmerrshme që bënë veglat e sigurimit të shtetit në emigracion, në atë kohë që të na përçanin, ne kemi qenë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin dhe shkuam të bashkuar në dasmë.
Në fund të bisedes Ndue Nika me krenari tregon: "Së bashku me mbretërorët e legalistët e tjerë i kemi bërë një pritje të madhe mbretit Leka Zogut I dhe Nanës Mbretëreshë Geraldinë, kur ka ardhur në Amerikë dhe kur Nana Mbretëreshë Xheralidinë është takuar edhe me Nënë Terezën në Nju-Jork.

"Ndërkaq, në vitin 1997 së bashku me Mbretin Leka I, kam shkuar në Shqipëri, ku kam vizituar edhe Vermoshin për të cilin historia e Enver Hoxhës hodhi baltë për 50 vjet. Me Mbretin Leka I i ruaja deri sa vdiq lidhjet dhe kisha marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e legalistëve në festimet e ditëve të prillit në Amerikë dhe Ditën e Flamurit - 28 Nëndorin." tregonte gjashte vjet me pare ky Mbreteror i kulluar dhe besnik deri sa dy jave me pare shkoi ne Amshim 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat