Ditën e Përkujtimit të Holokaustit - Hebrenjtë e Nju Jorkut, nderojnë familjen nga Shqipëria

Amerika

Ditën e Përkujtimit të Holokaustit - Hebrenjtë e Nju Jorkut, nderojnë familjen nga Shqipëria

Beqir SINA, Nju Jork Nga Beqir SINA, Nju Jork Më 29 janar 2017 Në ora: 15:43
Elida Biçaku me fotografit të babait të saj, Njazi Biçaku dhe gjyshi i saj, Mefail Biçaku

Biçakajt - fisnikët shqiptarë, që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti - nderohen me mirënjohje speciale nga komuniteti hebre në SHBA

“Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, tregon 86-vjeçarja Johana Neumann për “Time” të premten. “Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë. Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë”, shtoi ajo. “Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar”.

BIG APPLE - NEW YORK: Dje, revista prestigjioze “Time” në ditën e Holokaustit, 27 Janarit, shkruan për shqiptarët: “Heronjtë që shpëtuan hebrenjtë ”“Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”, shkruan Melissa Chan në revistën prestigjiozë “Time”.

Ajo thotë se ky është mesazhi që një organizatë globale jofitimprurëse shpresoi të shpërndante të Premten, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kur organizoi një ekspozitë të vogël në një sinagogë në Neë York.

“Time” thotë se “grupi po ashtu njeh Pilkus-in, një familje myslimane në Shqipëri që ushqeu Johanna-n e re dhe të ëmën në shtëpinë e tyre gjatë pushtimit gjerman dhe i bindën të tjerët se ato të dyja ishin pjesëtarë të familjes nga Gjermania”.

“Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, 86-vjeçarja Neumann tha për “Time” të premten. “Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë. Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë”, shtoi ajo. “Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar”.

Koleksioni me 15 histori tregon se si njerëzit u bënë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin madje edhe në ambiente ekstreme lufte, thanë organizatorët.

Ndërkohë, edhe komuniteti Izraelito Amerikan në SHBA, këto 27 vjet, i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme, asaj se çfarë bën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e Hebrenjve që kërkuan mbrojtjen e Shqiptarëve.

Një familje nga Librazhdi i Shqipërisë, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi 26 hebrej u nderua në Nju Jork, 7 vjet më parë nga komuniteti hebraik i këtij qyteti. Anëtarë të familjes Biçaku kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë takim emocional i cili vuri në dukje disa nga vlerat më të mira të popullit shqiptar që u shpalosën në kushtet e atëhershme të varfërisë dhe të luftës. Takimi u organizua nga Lidhja kundër Diskriminimit, Fondacioni Hidden Child dhe shoqata shqiptaro-amerikane Motrat Qiriazi.

Për këtë mirënjohje të 7 vjetëve më parë në qendër të qytetit të Nju Jorkut, janë nderuar edhe pjesëtaret e dy familjeve shqiptare. Dy shqiptarë nga familja Biçaku nga Qarrishte - Librazhd, janë nderuar me çmimin e mirënjohjes, për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë familjet e tyre hebrenjve gjatë Luftës se Dytë Botërore.

Nderimi i tyre u zhvillua ne praninë e shume personaliteteve përfshirë edhe zyrtar nga qeveria Izraelit si dhe ambasadori i Izraelit ne OKB , duke përkujtuar  Ditën Ndërkombëtare të Mbijetuarve (International Rescuers Day).

 Mefail dhe Njazi Biçaku nga Librazhdi u gjenden ne Nju Jork, të ftuar për tu vlerësuar nga "Lidhja Izraelite kundër racizmit”- një organizate e hebrenjve ne SHBA, e cila kishte prova se gjatë periudhës së luftës, familja Biçaku, strehoi në shtëpinë e saj 26 hebrej.

Kjo organizate e fuqishme e hebrenjve ne Amerike, me qendër ne Nju Jork, që sa po ishte krijuar nisi tënderoj me një çmim mirënjohjeje të gjithë ata njerëz që gjatë Luftës se Dyte Botërore fshehën hebrenjte, duke u shpëtuar atyre jetën. Vitin e pare të themelimit të këtij çmimi, në 2005, organizata nderoi ish-ambasadorin kinez ne Vjene(Austri) dr. Feng Shan Ho, për dhënien e vizave hebrejve, duke i shpëtuar ata prej Holokaust-it.

Për vitin 2006, ky çmim iu dha dy belgeve, nene e bije, Liliane Gaffney dhe Germaine Belline, të cilat edhe ato gjate Holokaust-it, shpëtuan duke strehuar në shtëpinë e tyre 30- jete hebrejsh.

Ndërsa vitin 2010, pra shtatë vjet më parë, Fondacioni i Fëmijëve të Shpëtuar nga Holokausti, ADL, thoshte, se ishte i lumtur, që në këtë ndarje çmimi, në ditën "Ndërkombëtare të Mbijetuarave" të nderoje dy shqiptare anëtarë të familjes Biçaku.

Një rol të rëndësishëm për dhënien e këtij çmimi, familjes Biçaku, u tha se kishte luajtur edhe shoqata e grave shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" dhe presidentja e saj, dr. Ana Kohen.

Gjate ceremonisë se dhënies se çmimit atë dite folën: Rachelle Goldstein, n/presidente e organizatës "Lidhja Izraelite Kundër Racizmit"; producentja e filmit "Illyria", Myriam Abramovic; Dr. Ana Kohen; dhe ish-Ambasadori shqiptar ne OKB, Ardian Neritani.

Për të pranishmit u shfaqen edhe sekuenca nga disa dokumentare filmike.

Në salle ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatës se miqësisë Izrael-Shqipëri; grupe lobistesh shqiptaro-amerikane, të udhëhequr nga ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi - presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirli Cloyes-DioGuardi; krerët e komunitetit; emigrante nga e gjithë hapësira shqiptare në SHBA; poete, shkrimtare, artiste, politikane e afariste.

Ndërkohe, nuk mungonin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kombet e Bashkuara, nga Ambasada e Izraelit, dhe gazetare te medias Amerikane.

Hebrenjtë në shtëpinë e Biçakajve

Duke marre ketë çmim mirënjohje, i biri i Mefail Biçakut dhe vëllai i Njazi Biçakut, Muhamet Biçaku e vlerësoi si një nder të veçante marrjen e këtij çmimi. "Ky është një rast i rralle në bote, pasi babai dhe vëllai im megjithëse shume të varfër vunë në plan të parë mbrojtjen e këtyre njerëzve të pafajshëm, të cilët ishin të kërcënuar nga nazizmi gjerman, duke i strehuar ata në shtëpinë tonë për disa kohë" - theksoi Biçaku.

Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishte fillon në shtator të vitit 1943. "Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zone të largët malore dhe binte shume dëbore" - kujton Muhameti. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë se Biçakajve, duke fjetur bashke në ato pak dhoma dhe duke ngrenë ato pak gjera qe kishte familja; kryesisht buke misri, gjize dhe pasterma (mish te thare). “Por miqtë ishin ne Bese. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun te shenjte dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, -rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në baze të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë" - tregonte Biçaku.

Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehte, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njeri-tjetrin. Njeri nga hebrenjte, Majo Aurest, qe tani jeton ne Argjentine, nëpërmjet sekuencave filmike tregonte  një kujtim tepër të rralle nga Qarrishta dhe Shqipëria.

“Gruaja ime, tha ai lindi një vajze aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan në Qarrishte, u shpërndanë nëpër botë; dikush ne Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve” rrëfehej Majo Aurest.

Lidhja e Bicakajve me hebrenjtë, dënimi nga diktatura

Në dokumentar tregohej se çfarë hoqi Famijla Biçaku nga Qarrishta - Librazhd, për të cilën aq sa ishte e vështirë nga Gjermanët u doli të ishte e vështirë edhe me regjimin komunist të Enver Hoxhës. Mbasi, si tregojë vet koha :” Të strehonte hebrenjtë nuk paskësh qenë asgjë për familjen Biçaku, përpara persekutimit të egër komunist që do t'i duhej të duronte për miqësinë me ta nga regjimi i Enver Hoxhes. Mikpritja e rralle do t'i sillte peripeci të shumta dekada me pas…” tha folësi e dokumentarit.

Më tej ajo shpjegojë se : “Në vitin 1960, një letër e ardhur nga Izraeli (nga kirurgu Faragi) dhe një album me fotografi nga Argjentina e largët (nga vëllezërit Auresti), të hapura e lexuar nga Sigurimi i Shtetit e përballin Mefailin e Biçakeve me hetuesinë. Jo pak, por 4 vjet rresht, hetuesia dhe qelitë e ftohta u bene strehe për mikpritësin e hebrenjve. Për shkak të letrave dhe albumit nga Argjentina, ai u persekutua në bazë të nenit famëkeq 55 (Agjitacion e Propagande) dhe u dënua me 8 vjet burg, derisa humbi kujtesën dhe vdiq ne qeli nga torturat”.

Ish- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit, çmoi lart dhe shprehu respekt për Njazi dhe Mefail Biçakun (pas vdekjes), për humanizmin dhe trimërinë e rrallë të treguar prej tyre në mbrojtje të jetës së 26 hebrenjve në Shqipëri, duke i shpëtuar nga përndjekja dhe terrori nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një ceremoni të organizuar në Presidencë, disa vjet me pare, Kreu i Shtetit i dorëzoi medaljet "Për Merita të Veçanta Civile" përfaqësuesve të familjes Biçaku dhe Presidentit të Shoqatës së Miqësisë Elbasan-Izrael. Në përshëndetjen e tij, Presidenti vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen që familja Biçaku, por dhe shqiptarët në përgjithësi, u dhanë hebrenjve gjatë periudhës së vështirë të Luftës së II-të Botërore.

"Shqipëria i bashkëngjitet sot të gjitha vendeve demokratike në botë që përkujtojnë 27 janarin, Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit, për të kujtuar aktet e guximshme të disidencës dhe qëndresës antikomuniste në Shqipëri", tha Presidenti Topi.

Hebrenjtë e “shqiptarizuar"

Dr. Anan Kohen, e cila është vet një anëtare e të mbijetuarve të Holokaustit dhe që ka jetuar në Vlorë, tregonte se si prindërit e saj, gjate Luftës se Dyte Botërore u larguan nga Janina dhe u vendosen ne fshatin Trevllazen të Vlorës, duke ndërruar emrat. Kështu, babai i saj qe quhej David mori emrin Daut, kurse nena Nina u be Bule, e po ashtu dhe gjyshi e gjyshja. Pas luftës, atyre iu linden 4 fëmije. "Lindem në një qytet mjaft piktoresk, në Vlore", kujtonte Kohen, e cila mesa duket është përpjekur sadopak te 'shlyeje' mikpritjen shqiptare te atyre viteve.

Shqipëria i është mirënjohëse asaj për gjithçka ka bere për të vlerësuar atë çfarë benë shqiptaret, andaj ajo është  nderuar edhe nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu me medaljen "Për merita te veçanta civile", "për kontribut te vyer ne ndihme të popullsisë shqiptare, në periudhën e krizës humanitare kosovare; për ndihmese te çmuar dhënë emigranteve shqiptare të sapo vajtur ne SHBA", (akorduar ne 13 Janar 2004, me propozim të Ministrisë të Jashtme RSH).

Ana Kohen, (Doktorë kirurge stomatologe),tani është Presidente e Shoqatës se Grave Motra Qiriazi, qytetare amerikane me origjine izraelite, thotë se: "Përkushtimi ndaj vendit tonë, në të cilin ka kaluar një pjese të jetës se saj, do të jetë i pakursyer dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen".

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në ambientet e Presidencës në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Republikës i akordoi Dekoratën “Nder i Kombit”: “Në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri; për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe Besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat