Zëvendës-Sekretari Amerikan i Shtetit krenar me ish-studentët e tij, tani diplomat të Kosovës në ShBA

Amerika

Zëvendës-Sekretari Amerikan i Shtetit krenar me ish-studentët e tij, tani diplomat të Kosovës në ShBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 30 janar 2017 Në ora: 22:03
Zëvendës-Sekretari Amerikan i Shtetit

24 Janar, 2017 - Kënetikët, ShBA - (Bota sot) Nje histori e gjatë, me shumë emocione. Rreth gjashtëmbëdhjetë vite më parë, ish-Drejtori i Institutit Demokratik Amerikan në Kosovë, vec detyrës së tij zyrtare po i ligjëronte në baza vullnetare edhe gjeneratës së parë të studentëve në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. 

Javën që shkoi, respektivisht të martën ai kishte njërën nga ditët më të vecanta të jetës së tij: po betohej si Zëvendës-Sekretar i Shtetit të Kënektikët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Por, në mesin lidershipit më të lartë të këtij shteti dhe më të afërmëve të tij ai kishte ftuar dy mysafirë të vecantë nga Kosova ish-studentë të tij, tani të akredituar si diplomat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht diplomatët Sami Kastrati dhe Ylber Kryeziu. 

Në fjalimin e betimit para rreth 300 pjesëmarrësve në inagurim ai ia kushtoi Kosovës dhe studentëve të gjeneratës së parë të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. 

Ndër të tjera, ai tha: “Vetëm para disa vite më parë unë punova në vendin e shkatërruar nga lufta në Evropën Lindore. Kisha nderin që të punojë me një ekip ndërkombëtare nga gjithandej botës, të ndihmojmë Kosovën për të mbajtur zgjedhjet e saja të para të lira dhe të drejta. E kujtoj punën vullnetare për të ligjëruar Shkencat Politike dhe Qeverinë Amerikane studentëve, të cilëve i ishte privuar e drejta për një edukim gjatë 12 vjetëve të diktaturës. I mësoja 200 student, në një dhomë me njëqëind karrige. Ligjëroja veshur me gëzof sepse ne nuk kishim ndonjë nxemje. Ata shfaqeshin sepse ata dëshironin të dinin rreth demokracisë.

Këta shtetasit e Kosovës të rinj dëshironin të mësonin rreth demokracisë amerikane dhe premtimit që ajo e mban për të gjithë. Dhe, sot dy nga ta janë këtu me ne. Sami dhe Ylber  ju lutem ngrituni në këmbë. Ata punojnë tashmë si diplomat--njëri në Ambasadë të Kosovës në Uashington D.C. e tjetri në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York. Nuk mund të jam më shumë krenarë  me ju”, u shpreh para të pranishmëve Zv. Sekretari i Shtetit të Kënektikët, z. Scott Bates. 

Në vazhdim të fjalimit, ai, gjithashtu përmendi edhe asistentin e tij të po të njëjtës klasë, i cili tashmë punon në Indonezi. 

“Punova edhe me indonezianët që e kopjuan rrugën e tyre demokratike gjatë viteve të fundit…Punova bashkë me një diplomat belg dhe gjithashtu me asistentin tim në atë klasën në Kosovë këto shumë vite përpara, Edi Efendija. Ne të tre kishim punuar pesëmbëdhjetë vjet më parë në Kosovë, për të gjetur më pas veten tonë edhe njëherë në anën tjetër të globit….”, tha ndër të tjera Zv. Sekretari Bates.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat