Zëri i Amerikës - mbushi 75 vjet!

Amerika

Zëri i Amerikës - mbushi 75 vjet!

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 22:43
Zëri i Amerikës - mbushi 75 vjet!

WASHINGTON D.C: Duket e vështirë të besohet por Zëri i Amerikës mbushi këto ditë 75 vjet - tre çerek shekulli, nga themelimi dhe të trasmetimit të tij. 
Në mesazhin e tyre të ditëlindjes,”Zëri i Amerikës” nga Uashingtoni tha se:”Ne jemi krenarë për arritjet dhe dëshirojmë të ndajmë me ju jo vetëm të kaluarën, por edhe drejtimin tonë të së ardhmes. Gjatë gjithë këtij viti jubilar ne do të përditësojmë këtë pjesë të faqes sonë të internetit, që ju të keni një përfytyrim më të plotë mbi punën që bëhet në Zërin e Amerikës. Për shembull, sot Zëri i Amerikës transmeton në 43 gjuhë. A e dini se cilat janë ato? Gjatë viteve ne kemi transmetuar në shumë gjuhë të ndryshme dhe ju mund të habiteni kur t'ju themi se cilat janë ato. A e dini se në shumicën e vendeve të botës ju mund t'i shihni apo t'i lexoni lajmet tona në telefonin tuaj celular? Për të marrë hollësi të tjera si këto, qëndroni me ne. Ju urojmë mirëseardhjen në emër të 1200 punonjësve të Zërit të Amerikës”

Image


Kurse, Deputetja demokrate e qarkut të Kukësit, Mimoza Hajdarmataj(Tropojë) në llogarinë e saj në Facebook, përcjell urimin për 75 Vjetorin e Zërit të Amerikës.

Dëshiroj , t’ju urojë thellësisht për përvjetorin e 75-të të Zëri i Amerikës, theksonë deputetja Hajdarmataj . 
“Të gjithë shqiptarët , shprehet ajo ndihen krenar me emrin Tuaj të lidhur përjetësisht me zërin e së vërtetës, me zërin e shpresës, me zërin e lirisë dhe demokracisë, që është Zëri i Amerikës".

Image

Urime te veçanta po Ju përcjell edhe si tropojane, për krenarinë që ndjejmë me përfaqësimin dhe imazhin Tuaj, i cili lidhet gjithashtu me historinë e shpresës dhe të mbështetjes së madhe proamerikane ndaj shqiptarve Suksese Ju dhe gjithë stafit në ktë përvjetor , shkruan me këtë rast Deputetja demokrate e qarkut të Kukësit, Mimoza Hajdarmataj(Tropojë), llogarinë e saj në Facebook,/B.Sina/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat