Destani në Lutjet e Mëngjesit, takon Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Amerika

Destani në Lutjet e Mëngjesit, takon Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 shkurt 2017 Në ora: 16:12
Lazim Destani me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

Biznesmeni dhe filantropi shqiptar, Lazim Destani, i cili po qëndron në vizitë në Uashington, sot mori pjesë në ceremoninë tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit.

Destani, i cili merr pjesë për herë të dytë në Lutjet e Mëngjesit, ka shprehur kënaqësinë që është ftuar në këtë ngjarje të rëndësishme, krahas personaliteteve më të rëndësishme nga mbarë bota.

Destani, thotë se pjesëmarrja e tij, në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington SHBA këtë vit, ka qenë motivi për të takuar një varg miqësh nga të gjitha sferat, e që vijnë nga të gjitha anët e botës: senatorë, kongresmenë, biznesmenë, politikanë dhe të tjerë.

“Ndërkohë, ndryshe nga herat tjera, shprehet ai, presidenca e re në Amerikë ka sjellë kureshtje të veçantë për të gjithë, për të parë administrimin e kësaj super-fuqie nga një njeri i biznesit, Presidenti Donald Trump”.

“Është hera e dytë që marr pjesë në këtë ceremoni madhështore ku marrin pjesë personalitete të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga mbarë bota”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Destani.

“E falënderoj organizatorin për respektin e shprehur ndaj meje, duke më rezervuar vend në njërën nga tavolinat kryesore, pranë podiumit ku foli Presidenti Trump”, tha Destani.

Gjatëceremonisë, z. Destani pati një takim të ngrohtë miqësor me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Ai pati takime edhe me kongresistin Robert Aderholt dhe me senatorë e kongresistë të tjerë amerikanë, si edhe me personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës, si Mbret i Jordanisë Abdullah, etj.

Pjesëmarrësve në Lutjet e Mëngjesit iu drejtua Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndërkohë si çdo vjet personalitete shqiptare, nga diaspora, deputet, ministra, politikan, dhe afaristë, ishin të ftuara nga Shqiperia, Kosova, e trojet shqiptare. /BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat