New York: Dibranët festuan me familjet e tyre Ditën e Shën Valentinit

Amerika

New York: Dibranët festuan me familjet e tyre Ditën e Shën Valentinit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 shkurt 2017 Në ora: 21:52
Dibranet duke festuar Shen Valentinin

Shën Valentini  një festë e njohur botërore si "Dita e të Dashuruarve", që është më 14 shkurt, u festua mbrëmë edhe nga dibranët këtu në Amerikë. Ka qenë Klubi i Futbollit Korabi, nga Nju Jorku, një nga më të vjetrit dhe mjaft të suksesshëm në aktivitetet sportive shqiptaro amerikane, nivel lokal – dhe atë zonal - Tri-Shtetshin, në ditën më romantike të vitit, Shën Valentinit, që ka festuar duke e kombinuar atë, me festën kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës –

Festa e Ditës Shën Valentini, u mbajtë të dielën në mbrëmje, më 12 Shkurt, për të festuar së bashku me familjet e tyre dashurinë e tyre, në lokalin “Grand Oaks Country Club” në ishullin Staten Island.

Ndërkohë, në mënyrë simbolike organizatori i kësaj feste ka shpërndar në çdo tavolinë trandafilat e dashurisë, e cila është një lule ashtu si dhe çokollata dhe dhuratat e tjera te shtrejta, si simbolika e kësaj dite.

Në këtë festë tradicionale - mori pjesë edhe Shoqata Atdhetare Dibra, nga Nju Jorku, Dashnor Mifatri - kryetari i saj me familjen e tij, si dhe anëtarët  të tjerë  të kryesisë së kësaj shoqate, i cili edhe e përshëndeti festën e dashurisë.

Futbollistët e Korabit, drejtuesit e saj, së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, dhjetëra simpatizantë dhe mbështetës të këtij klubi futbollistik, veprimtarë të dalluar të komunitetit dibran, u argëtuan për disa orë, nën ritmin e bukur të këngëve dhe valleve popullore, dhe muzikës së lehtë për dashurinë.

Ishte Grupi muzikor “Fisnikët”  i cili është një grup muzikor i njohur në komunitet i drejtuar nga Haxhi Maqellara, me këngëtar Agron Maqellara dhe Klementina Morina, dhe DJ Dika , i cili për më shumë se 5 orë, me këngë dashurie,  melodi e këngë e valle nga të gjitha trevat, e bëri edhe më të dashur atmosferen festive, në Ditën e Shën Valentinit dhe Pavarësinë e Kosovës.

Të pranishëmit, në emër të kryesisë dhe në emër të tij si kyetari i ri – të KF – Korabi NYC, z Përparim Papraniku, i ka përshëndetur me një fjalë rasti - duke ua uruar me këtë rast të gjithë anëtarve të ketij klubi, dhe familjve të tyre, komunitetit dibran ne SHBA, dhe të gjithë dibranve kudo që janë “Gëzuar Ditën e Dashurisë”, dhe me këtë rast gëzuar edhe 9- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në respekt të udheqjes dhe kontributiti  që nga themelimi i Klubt të Futbollit Korabi, nga Nju Jorku, iu dha fjala zotit Murat Mel?s për të uruar dhe përshëndetur dibranët. 

Mela, e quajti këtë mbrëmje shpirterore – të dashurisë njerëzore “njeriu për njeriun” me dashuri dhe dinjitet – Shën Valentinin, “një mbrëmje të dashurisë të shenjtë mes njerëzeve”, duke shtuar se ne kemi rastin sot të festojmë  së bashku me familjet tona, gratë, vajzat, dhe nënat tona, fëmijët tanë, dhe miqt e dashamirët, ashtu si është edhe vet kjo ditë, plot dashur dhe gëzim familjar, dhe pa huarruar atë që është shumë afër me këtë ditë  9- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më pas ka folur për sukseset e KF Korabi, në aktivitetet sportive të komunitetit shqiptar dhe nivel lokal – në zonë e Tri-Shtetshit, gjatë fjalës së tij – zoti Papraniku, duke i dhën nga një urim të perzemert dhe faleminderim të veçantë me këtë rast edhe figurave qendrore të këtij klubi, prej krijimit të tij, dhe rezultateve të saj si duke e vlerësuar si të shkëlqyer edhe bashkëpunimin me KF Korabi nga Dibra e Madhe.

Futbollisti i njohur i këtij klubi, Kujtim Kaziu, ndërsa urojë festën – ditën më romantike të vitit, Shën Valentinit, kolegeve të klubit, dibranëve në Amerikë, dhe familjve të tyre kudo që janë, shprehu gëzimin dhe urimin për të gjithë shqiptarët, për më shumë dashuri dhe lumturi në familjet e tyre, gëzime e fat për të gjithë.

Kremtimi i Ditës  Shën Valentinit në ambjentet e brendshme në lokalin “Grand Oaks Country Club” në ishullin Staten Island - me dekor dhe plot ngjyra pranverore me ushqim dhe muzikë nga të gjitha llojet, u mbyllë me këngë tradicionale të “Sofrës dibrane”, valle dyshe të Burrave dhe kënga e Hajredin Pashës, kënduar nga dueti Haxhi e Agron Maqellara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat