Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York në "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit” 2017

Amerika

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York në "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit” 2017

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 15 shkurt 2017 Në ora: 16:37
Republika e Kosovës mori pjesë në "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit"

Interesim i madh i amerikanëve dhe  të huajve, për produkete dhe ushqimet tradicionale shqiptare,  verës Stone Castle  dhe çokollatave “Kamila”, veshjeve të traditës  foklorike shqiptare, edhe të materialeve promovuese nga industria e turizmit të Kosovës, nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York  në "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit” 2017.

Republika e Kosovës  mori pjesë në "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit" organizuar nga Asosiacioni i Konsullatave të Përgjithshme në New York  dhe që u mbajt në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Indisë në New York.

Në këtë festival ndërkombëtar dhe më i madhi i ushqimit në New York, gjeti rastin të promovohen ushqimet tradicionale nga Kosova, së bashku me verën e famshme të Kosovës, ”Stone Castle”, e cila ka hyrë fuqishëm në tregun e SHBA  dhe kompania e çokolatave “Kamila" po nga Kosova. 

Kantina e Verës Stone Castle - nga Rahoveci- Kosovë, me pronar Rustem Gecin, e cila është një ndër më të mëdhat në Europë, për prodhimin e vërave , ka shkruar në faqen e saj të internetit  se :” Verërat Stone Castle, janë krenarë që morën pjesë në "Panairin  Ndërkombëtar të Ushqimit, ” të organizuar nga Shoqata e Konsullatave të Përgjithshme në New York, të mbajtur nën kujdesin e Konsullatës Përgjithshme të Indisë në NYC së bashku me tridhjetë e tre vende të tjera, që ishin të pranishëm në panair me prodhimet e tyre vendore. -ProudlyMadeinKosova -StoneCatleWine”.

Gjithashtu, në këtë festival kishte edhe një  promovim të disa llojeve të ushqimeve tradicionale shqiptare, veçanërisht, ëmbëlsirat, si ballavaja, kadiifi, sheqerpare, revania dhe tortë me çokollata të firmës Kamila nga Kosova.

Interesim i madh gjatë këtij "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit" organizuar nga Asosiacioni i Konsullatave të Përgjithshme në New York, ishte edhe për prezencën e kostumeve të traditës popullore shqiptare, nga kreatorja e njohur Bora Balaj, themeluese dhe presidente e Agjencisë së Modës ”Bora fashion” në Hartford - Connecticut, SHBA. 

Në këtë festival performoi edhe Grupi artistik i Valbona Çobo, me këngë dhe valle shqipe: Vallen e Rugovës, Xhamadani vija - vija, dhe me këngën arbëreshe "Moj e bukura more”,  të interpretuar nga Erijona Balaj.

Në "Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit”, përveç Kosovës, morën pjesë edhe 33 shtete të ndryshme nga e gjithë bota si: Argjentina, Kolumbia, Meksika, Paraguaj, Peru, Uruguaj, Barbados, El Salvador, Guatemala, Guyana, Haiti, Honduras, Jamaica, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Zvicra, Shqipëria, Republika Çeke, Estonia, Sllovakia, Algjeria, Egjipti, Gjeorgjia, Izraeli, Turqia, Bangladeshi, India, Kazakistani, Filipinet, dhe Tajlanda.

Ky festival i cili është më i madhi i diplomacisë ndërkombëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, u mbajt në praninë e një numri të madh të diplomatëve dhe mysafirëve të tjerë, nga vende me industri turizmi dhe produketesh ushqimore me famë botërore.

Dhe, përveç anës së promovimit të produkteve vendore turizmit kosovar dhe programit kulturor-artistik, kësaj ngjarje i dha një dimension tjetër ana vizuele e simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës me ç’rast pati interesim shumë të madh nga diplomatet dhe mysafirët tjerë nga 33 vende të botës përfshirë SHBA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat