Vatra dhe Bashkësia shqiptare, festoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Vatra dhe Bashkësia shqiptare, festoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 shkurt 2017 Në ora: 22:55
Pamje nga festimi i Dites se Pavaresise se Kosoves ne SHBA

Manifestimet për Festën e Pavarësisë së Kosovës, po zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, viset shqiptare, diasporë, dhe anembanë botës. Kështu, po ndodh këto ditë edhe me shqiptarët në Shtetet e Bashkauara, të cilët kan më shumë se një shekull në mërgim, që festojnë pavarësinë e Shqipërisë, nga perenadoria turke, dhe prej se kur Kosova, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, festojnë për në nder të 17 Shkurtit, Ditën e Dekleratës së Pavarësisë së Kosovës. 

Më 17 Shkurt, Federata Pan-Shqiptare Vatra, dhe Bashkësia shqiptare, përfshirë edhe të tri Bashkësitë fetare, u bën së bashku në një darkë të madhe festive - për të kremtuar 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në lokalin e njohur në Bronx,  "Eastwood Manor”, në cilën morën pjesë rreth 400 vetë.

 Në festën e Vatrës, mori pjesë edhe Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, zoti Valon Murati, me delegacionin që e shoqëron atë gjatë vizitës në SHBA, Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, znj. Besiana Kadare, si dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatçija me stafin e kësaj konsullate.

9 - Vjetorin e Dekleratës së Pavarësisë së Kosovës, e festuan së bashku 3 Komunitetet më të mëdha fetare, Ortodoksit, Katolikët dhe Myslimanët ; Shoqata Rugova, Partia Lëvizja e Legalitetit - Dega e saj në SHBA- dhe Kanada, Shoqata Atdhetare Dibra, Organizata Rrënjët Shqiptare, organizata "The Albanian American Open Hand Association", Shoqata Çamëria, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptaro Amerikan, etj.

Mes pjesëmarrësve ishte dhe Asamblameni i New Yorkut, zoti Mark Gjonaj, klerikët e dalluar të komunitetit Dom Pjetër Popaj – famullitar i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës dhe Pastor Fr. Nathan Preston – i Kishës Ortodokse “St. Nicholas”, si dhe shumë personalitete të rëndësishme, biznesmen dhe afaristë të njohur të komunitetit shqiptarë, Shqiptarë me familjet e tyre, emigruar nga Amerikë, në kohë të ndryshme, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria. 

Mbrëmjen solmne të kremtimit të 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në cilësinë e mikëpritësit e hapi duke uruar mirëseardhjen në emër të Vatrës, z. Marjan Cubi, ndërkohë, që atë e drejtoi atë znj. Mariana Bulku.

Në hapjen e këtij manifestimi të organizuar për nder të 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës, Bulku tha, se “Sot është me të vërtet kënaqësi e veçantë se Vatra dhe Bashkësia Shqiptare, feston Nëntë Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke bër bashkë, të gjithë bashkëatdhetarët tanë, Shqipëria, Lugina e Presheves, Çamëria, Maqedonia, Kosova, diaspora, për ta festuar këtë festë të madhe, që këto ditë i bashkoi shqiptarët kudo që janë, shtetin e Kosovës e njohur nga 113 shtete - përfshirë SHBA, dhe shtetet më mëdha të botës”, ka thënë ajo.

Intonimi i Hymneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara Amerikës, Republikës së Kosovës, dhe Republikës së Shqipërisë, shënuan hapjen solmne të kësaj feste. 

Më pas me një minutë heshtje, për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës, dëshmoreve të kombit shqiptar, të pranishmit qëndruan në këmbë, në shenjë nderi e respekti.

Bekimin e festës e kreu, sipas traditës vatrane të rotacionit, Pastor Fr. Nathan Preston – i Kishës Ortodokse “St. Nicholas”. Në fjalimin e saj, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatçia, ka folur për të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar shteti më i ri në Evropë, Kosova, në këto 9 vjet pavarësi, dhe ka veçuar ndihmën e SHBA, si dhe kontributin e mërgatës shqiptare, ndër vite.

Më lejoni që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, të ju uroj përvjetorin e 9të të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, tha në fillim të fjalës së saj diplomatja nga Kosova.

 “Është, nder i vecantë për mua që sot të jem pranë jush në mesin e veprimtarëve të organizatës shekullore me  e cila ka dhënë aq shumë për pavarësinë e Shqipërisë dhe për Pavarësinë e Kosovës”, tha ajo duke folur për Vatrën, e themeluar 105 vejt më parë në Amerikë, nga kolosët e kombit shqiptar, Konica, Noli, Çerkezi, Peci, e të tjerë..

Më tej duke folur për shtetin më të ri të Europës, ajo tha se :”Kosova, ka qenë vendi i fundit në Europë në të cilin ka mbizotëruar Aparthejdi, ku popullsia me 90% të kombit shqiptar e kishte të pamundur të shkollohej në gjuhën shqipe, ku mbishkrimet e toponimeve, firmave dhe institucioneve ishin ne alfabetin cirilik.

Kosova, kaloi nëpër kohën kur u mbyllën shkollat, shqiptarët u larguan me dhunë nga Universiteti, Spitalet, institucionet, ndermarrjet shoqërore. Ishte koha e persekutimeve të tipit më të rrëndë. Ishte koha kur liria ishte ëndërr ende e parealizuar në kokat dhe zemrat tona.

Por, shqiptarët nuk qëndruan duarkryq. Nën udhëheqjen e urtë të Ibrahim Rugovës u zhvillua lëvizja gjithëpopullore dhe rezistenca paqësore e cila e bëri të njohur situatën e rrëndë nëpër të cilën po kalonte Kosova. Me luftën e lavdishme e figurat e fuqishme si ajo e Adem Jasharit u mobilizuan burra e gra gjithandej për të luftuar për liri e Pavarësi".

 Shqiptaro Amerikanët, tha diplomatja nga Kosova,  ishin pjesë e pandashme dhe tepër e rëndësishme e gjithë kësaj lëvizjeje:” Ju ishit zëri ynë në Amerikë e botën progresive, atëhere kur ne nuk kishim zë.Ju ishit lidhja e popullit të Kosovës dhe udhëheqësve me institucionet amerikane, Kongresiste e Senator dhe i mobilizuat miqët tanë Amerikan.Ju ishit ata që e përquat mesazhin e fuqishëm për padrejtësinë e cila po zhvillohej ndaj një populli paqëdashës në zemër të Europës.Ju ishit ata që ndihmuat në cdo aspekt, ju krah për krah luftuat për lirinë e Kosovës” andaj për këtë ju jemi përjetësisht falenderues.

Gjatë fjalës përshëndetse, Sahatçia, u shpreh se lufta e Kosovës, për ta fituar vendin në mesin e shteteve tjera ende nuk ka përfunduar.
“Ende ballafaqohemi me pengesa të shumta sidomos nga Serbia, tha ajo, mungesa e anetaresimit tonë në INTERPOl po shfrytëzohet nga Serbia për të lëshuar fletarreste për qytetarët tanë. Tentimi i destabilizimit të rajonit me ndërtim të mureve e dergim të trenave që përngjajne ne laramaninë e cirkut, hasën në përgjegje të fuqishme institucionale.nga ana e jone dhe nga ana e miqëve të fuqwishëm të Kosovës”.
 
Por, Kosova ka edhe lajme të mira, vazhdoi fjalën e saj Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatçia,, e cila tha se :”

Sot Kosova është shtet i njohur nga 113 shtete, është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. Kemi pasur rritje të buxhetit për 30%, papunësia është ulur në 26% me premtim të Kryeministrit për ulje në 20% gjatë këtij viti. Bruto prodhimi vendor është më i larti në regjion me 4%, në pritje të rritjes edhe më të lartë".

Ndërkohë, ajo rendi me radhë, të gjitha arritjet : Kemi nënshkruar Kontratën e parë me Bashkimin Evropian si shtet, Marrëveshjen për Stabilizim Asocim. Marrëveshja e cila i ka hapur derën e tregut 300milion konsumatoresh evropian të gjitha firmave nga Kosova.

Bujqësia për shkak të subvencioneve dhe programeve për përkrahje ka shënuar zhvillim të jashtëzakonshëm. Mbi 90% të pemëve të imta sot eksportohen në tregun evropian.

Vera e Kosovës Stone Castle ( e cila mbrëmë ishte ne çdo tavolin dhurat nga Rustem Geci pronari i kantines se veres Stone Castle) , vitin e kaluar në seancën për Kosovën, u bë e njohur në Keshillin e Sigurimit nga miku ynë japonez.

Industria e Drurit  dhe Teknologjia Informative jane shëndëruar në shtytëse të zhvillimit ekonomik. Sot Komisionari për zgjerim të BE, Avramopulos si dhe Ambasadori Amerikan ne Kosove Z. Delawie thane se lufta kundër Korrupsionit ka shënuar rezultate evidente dhe se kjo nuk do të paraqes më problem për liberalizim të vizave.

 Majlinda e solli medaljen e artë në Olimpiade në Rio dhe prej atëherë janë bërë 4 të arta që kjo vajze jona po na e ndritë fytyren e imazhin e Kosovës. Nora, Distria, Akili gjithashtu po e ndertojne historine e ndritshme nderkombëtare të sportit të Kosovës.

Vajzat tona të arta Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Bebe Rexha jane bërë ikona të muzikës ndërkombëtare të cilat me krenari po e tregojne prejardhjen e tyre.

Filmi SHOK u nominua për OSCAR, Filmi HOME doli fituese e BAFTA Film Festival. Dokufesti e ka transformuar qytetin e bukur te Prizrenit në qendër botërore të filmit dokumentar. Shumë të rinjtë tanë po marrin shkollime superiore ne Amerike e Evropë. Dhe kjo siguron të ardhmen e ndritshme për shtetin tonë të ri, për popullin paqëdashës shqiptare.
 
Ministri i Diasporës, Valon Murati, i ftuar nderi, në festën e Vatrës dhe Bashkësisë, shqiptare, ka uruar gjithë shqiptarëve Ditën e Dekleratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 9 Vjetorin e saj.

“Në emrin tim personal, si dhe në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës- urime 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës! tha ministri Murati, ndërkaq, shtoi ai :” Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare me të vetmin qëllim: siguri e paqe, zhvillim ekonomik e përparim të gjithanshëm për të gjithë qytetarët. Të qartë në qëllim dhe të bashkuar rreth këtij qëllimi mund dhe do t’ia dalim, pavarësisht sfidave e pengesave që do të na dalin përpara!”

Urime dhe gëzuar 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!, në emrin tim , Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, pran Kombeve të Bashkuara, dhe qeverisë së Shqipërisë, tha znj. Besiana Kadare, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Përshëndetën dhe uruan me këtë rast,  9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Shoqatës Rugova zoti Adem Muriqi, Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor Miftari, dhe kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega e saj në SHBA e Kanada, zoti Hakik Mena.

Ndërsa, për të pasuruar programin muzikor të kësaj feste 9 - Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u angazhuan krahas argëtimit muzikor, këngëve dhe valleve, këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, Valbona Peraj , Entela Iliriani, dhe në testier Tan Papa.

Deri afër mesnate, vazhdoi festa e shqiptarëve nën tingujt e ëmbël të muzikës shqipe, këngës e valleves nga të gjitha trevat, prej nga Jugu, Shqipëria e mesme e Veriu, Kosova, e tjer, në këtë manifestim solemn.

Me rastin e kësaj feste solemne në lokalin “Eastwood Manor”, mbrëmë është promovuar dhe është shpërndar libri voluminoz “Binak Alia dhe brezat pas tij”, i autorit nga Amerika, Muhamet Mjeku

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj, publicist dhe autor i disa librave, foli për legjendarin e Malësisë së Gjakovës, Binak Alia, dhe familjen Mulosmani.

Më pas stërnipi i Binak Alisë, Z. Musli Çela Mulosmani, me gjithë anëtarët e kësaj familje patriotike, ka faleminderuar veprimtarin e njohur Harry Bajraktari, i cili bëri të mundur, daljen në dritë të librit “Binak Alia dhe brezat pas tij”, i autorit nga Amerika, Muhamet Mjeku.

Më pas Muhamet Omari, i cili tha se vinte nga Shqipëria, pjesmarrja e tij në përkujtimin Papa Kristo Negovanit, foli eskluzivisht për At Markun, veprimtarinë e tij të shquar kombëtare e featre në krye të Kishës Ortodokse në Elbasan, dhe hapjen e një fushate për ndihmë.
Kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj – u shpreh me këtë rast, se “Sot, përkujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata bij dhe ato bija që falën jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: të ndjemin Ibrahim Rugova dhe intelektualët tjerë të cilët i prinë me përkushtim popullit të vet në rrugën e trashigueme nga Rilindësat, Adem Jasharin me familjarët e vet dhe luftëtarët që ranë heroikisht mbi altarin e lirisë, si edhe miqt tanë, në rend të parë Shtetet e Bashkueme të Amerikës me aleatët për ndërhymjen me shpëtue popullin e Kosovës nga gjenocidi dhe për me këthye të dëbuemit me terror”.

Bashkë me urimet e përzemërta, që i drejtojë me këtë rast popullit të Kosovës, kreu i Vatranëve, Dr. Buçaj, bëri thirrje! për të bër një petecion me inisiativën e Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, për të ndihmuar dërgimin e Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër i Argjentinës dhe Amerikës Latine, në Elbasan në krye të Kishës Ortodokse në Elbasan. 

“Një ide për projekte të ardhshme, e cila bën pjesë në projektet e Peshkopit Argjentinas, pra kthimin e tij në Shqipëri, dhe kjo vjen në një moment kur Kisha Ortodokse Shqiptare, mendojmë ne vatranët, ka nevojë për unitet.  Dhe, vendosjen e lidhjeve të saj me origjinën dhe prespektiven e unitetit të të gjithë ortodoksisë shqiptare, me qënëse tani është përkeqësuar së tepërmi kohët e fundit edhe shëndeti i At Markut”, tha kryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat