Heroi i gjallë i Reçakut, ambasadori William Walker, u takua me një grup shqiptarësh, në Nju Jork

Amerika

Heroi i gjallë i Reçakut, ambasadori William Walker, u takua me një grup shqiptarësh, në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 shkurt 2017 Në ora: 16:53
Heroi i gjallë i Reçakut, ambasadori William Walker ne takim me shqiptaret ne New York

Me iniciativën e veprimtarit Sabedin Gashi  i cili është njëherëshit edhe Kryetar i Shoqatës “Shqiponja e Lirë"  me bazë në Uashington D.C. dhe z. Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptaro – Amerikan, në Bronx - New York, u mbajt një takim bashkëbisedim me  ish- shefin e OSBE-së, heroin e gjallë të Reçakut, Ambasadorin William Walker.

Në këtë takim i cili u mbajt në mjediset e lokalit Maestros Restaurant, në Bronx, morën pjesë një grup shqiptarësh, përfshirë edhe Kryetarin e Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave, Prof. Dr. Skender Kodra, Kryetarin e Qendres Kulturore “Nëna Tereze”, pranë Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Marjan Cubi, shkrimtari Tom Paloka, rapsodi Tom Gjergji, kryetarja e Shoqatës së Gruas “Marigona” Sabije Veseli, stilisti i njohur Nazim Salihu, “Bora Fashion” Bora Balaj, gazetarja Julinda Daci, studiuesi Bajram Doka, Prof. Mentor Mata, veprimtarët Mëhill Velaj, Agron Selimaj, dhe Ylber Karaqica, Ilir Fundo.

Takimin e sponsorizoi dhe e drejtoi z. Haxhi Dauti, Kryetar i Këshillit Shqiptar, me bazë në New Jersey.

Zoti Dauti, në cilësinë e mikëpritësit, gjeti rastin ta falenderojë edhe një herë heroin e kombit shqiptar, siç e quajti ai Ambasadorin William Walker dhe të falenderojë me këtë rast edhe pjesëmarrësit që gjetën kohën të vijnë në këtë bashkëbisedim me ish – Shefin e OSBE-së, (1999) Heroin e gjallë të Reçakut, Ambasadorin William Walker.

Në këtë takim që zgjati më shumë se dy orë, Ambasadori William Walker, mbasi i bëri një përshkrim vizitës së fundit në Kosovë, ku ai u nderua zyrtarisht edhe me një Statujë të lartë në Reçak, si dhe mori pjesë në veprimtarit e organizuar në përkujtim të Masakrës së Reçakut, foli edhe mbi takimet me liderit e partive politike në Maqedoni, dhe takimet e tij me lider dhe veprimtar të diasporës shqiptare në Zvicër, Austri dhe Itali.
 
Ambasadori Walker, kërkoi fuqishëm unifikimin e faktorit shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë, Diasporë dhe viset shqiptare, si të vetmen zgjidhje e problemeve shqiptare  dhe ku ai e shikon dhe të ardhmen e shqiptarëve të bashkuar.....

Gjatë këtij takimi u bisedua gjatë për situatën politike në Kosovë  dhe trevat shqiptare, si dhe u parashtruan shumë pyetje, nga Julinda Daci, Sabije Veseli, Marjan Cubi, Agron Selimaj, Ylber Karaçica, Bora Balaj, Profesor Skender Kodra, Tom Paloka dhe Mentor Mata, pyetje me shqetësimet që mendohet se  janë breng e madhe, edhe për diasporën shqiptare , nga shumë të pranishëm pjesëmarrës në këtë tubim.

Të interesuarit kërkuan shpjegime dhe mendime se si i shikonte Ambasadori Walker, njeri shumë i anagzhuar me çështjen shqiptare, mbi problemin e pa zgjidhur të të zhdukurve  dhe dënimin e atyre që kryen krime në Kosovë, kur ende kriminelët janë të lirë, edhe tani që ka 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë  dhe u fol edhe për çështjen e statusit të veteranit të luftës e të tjera.

Gjithashtu, pyetje pati edhe për problemet të tilla të kohëve të fundit , ku është riaktualizuar çështja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Argumenti i përkrahësve të kësaj ideje, i cili është se në këtë mënyrë do ta zgjidhim problemin me Serbinë, njëherë e mirë dhe Kosova do të lirohet nga një barrë e madhe e problemeve që vijnë si rezultat i mosdefinimit të kësaj çështjeje. 

Gjithashtu,  u fol edhe për rrezikun që si pasojë e kolonizimit të veriut të Kosovës dhe shpopullimit të Kosovës Lindore, Kosova do të mbetet pa të dy pjesët.

Profesor Skënder Kodra, pyeti dhe ngriti shqetësimin e influencës ruse dhe rrezikun e Rusisë në Ballkan, si dhe për çështjen e shqiptarve në Maqedoni dhe kërkoi komentin e Ambasadorit William Walker,  për rastin e gjykimit Kumanovës  dhe rastet e tjera në Maqedoni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat