Ministri i Diasporës, Valon Murati vizitoi Bostonin

Amerika

Ministri i Diasporës, Valon Murati vizitoi Bostonin

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 shkurt 2017 Në ora: 18:17
Ministri i Diasporës, Valon Murati ne Boston

Ministri i  Diasporës Valon Murati, gjatë vizitës së tij në Boston u prit me ngrohtësi nga At Arthur Liolini dhe bëri një vizitë në Katedralen e Shën Gjergjit, e njohur si Kisha e Nolit, aty ku më 1908 filloi beteja për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare. 

Ai dhe delegacioni i kësaj ministrie, i shoqëruar nga disa përfaqësuesit e shoqatës “Kosova”, nën kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, për SHBA dhe Kanada, Besim Malota dhe poetja dhe humanistja Lauruar me Medaljen “Nënë Tereza” , Znj. Rita Saliu, bën homazhe dhe vendosën lule te varri Konicës dhe Nolit në Boston.

Ministri Murati dhe delegacioni i kësaj ministrie u pritën në një atmosferë të ngrohtë edhe nga bashkëatdhetarë të shumtë në Boston, në restorantin e njohur shqiptar ne qender të qytetit ALBA Restaurant.

Në të gjitha takimet e tij Ministri Murati, vlerësoi rolin e shqiptarëve të SHBA dhe veçanërisht të diasporës në Boston, në të gjitha ngjarjet me përmasa historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

“Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarët në Boston, ku nisën dhe ngrehimet e para të diasporës, shqiptare, si një nga pjesët më aktive e saj, kanë qenë bashkudhëtarë në udhëtimin historik të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqiptare dhe të pranishëm në momentet kulmore të historisë sonë”.

Një rëndësi të veçantë në shënimin që ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Ministri i Diasporës Valon Murati, i ka kushtuar asaj si thotë ai, se nuk ka historia e kulturës dhe politikës shqiptare figura më poliedrike se Fani Noli dhe Faik Konica. 

Ai shkruan se ”Nuk ka diçka më konsusuale në veprimet politike të Nolit sesa autoqefalia e ortodoksisë shqiptare, e cila përfundimisht e ka çimentuar unitetin e kombit shqiptar dhe faktin se ky komb është krijuar duke integruar fetë e ndryshme e jo duke u bazuar në ndonjërën prej tyre. Dhe, njëhereshit, simbas tij, figurë kaq të madhe si ajo e Faik Konicës, si një diplomat i shquar shqiptar, si dijetar dhe atdhetar, që ndihmoi në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Kisha kënaqësinë, shkruan Murati,  që së bashku me komunitetin shqiptar në Boston dhe përfaqësuesit e shoqatës “Kosova” të vizitojmë Katedralen e Shën Gjergjit, e njohur si Kisha e Nolit, aty ku më 1908 filloi beteja për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare. Isha i nderuar me pritjen e bërë nga At. Arthur Liolini i cili na shpjegoi për historinë e kishës dhe rolin e Nolit". 

Sigurisht shprehet ai edhe për shkak të kontekstit, nuk më ka rënë të vizitojë një objekt fetar me aq shumë simbole kombëtare. 
Më pas duke treguar për viziten etyre në Bosoton ai thotë se ata kan vizituar edhe varrin e Nolit dhe varrin ku ka qëndruar Konica, para se eshtrat e tij të ktheheshin në atdhe. 

Ndërsa sugjeron se “Sigurisht, tani është obligim i të gjithë shqiptarëve që amanetin për kthimin e trupit të Nolit në atdhe ta bëjmë sa më shpejt realitet” ka thënë Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, zoti Valon Murati.

 Në mbrëmje ata jan takuar edhe me aktivistë e biznesmen të komunitetit shqiptar dhe përfaqësues të shoqatave “Kosova” dhe MAS Besa” me të cilët eshte biseduar për projektet e ministrisë në fushat e arsimit, kulturës dhe ekonomisë si dhe mundësive të thellimit të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar në Boston. 

Përfaqësuesit e bizneseve i informuan Ministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës, zotin Valon Murati, edhe për çështje konkrete rreth projekteve të cilat ata planifikojnë t’i realizojnë në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat