Ambasada e Republikës së Kosovës, në Washington, ka kremtuar përvejtorin e 9-të Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Ambasada e Republikës së Kosovës, në Washington, ka kremtuar përvejtorin e 9-të Pavarësisë së Kosovës

Nga: Beqir Sina - New York Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:38
Në Washington, u kremtua përvejtori i 9-të i Pavarësisë së Kosovës

WASHINGTON.D.C. Këto ditë feste, ka qenë edhe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington, e cila ka kremtuar përvejtorin e 9-të Pavarësisë së Kosovës, se bashku me trupin diplomatik te vendeve te ndryshme te botes ne kryeqytetin Amerikan, Washington D.C.

Vetë, Ambasadoria e Kosovës në Washington, në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror Fb, ka shkruar se: “Për ata që nuk ishin në gjendje të bashkohen me ne në pritjen e fundit, këtu në statusin tim, në Fb, po bëj një paraqitje të shkurtër, nga festimi 9 - Vjetorit të Ditëlindjes së Pavarësisë së Kosovës, që u bë nga Ambasada Republikës së  Kosovës në Washington, DC.

Image

Aty, thotë diplomatja nga Kosova ishin aktivitetet edhe kopje e një intervistë e plotë e saj - Ambasadores Vlora Çitaku, me Revistën diplomatike The Washington Diplomat - gazetaren e saj Anna Gawe?, dhënë asaj muajin e kaluar, si dhe pritja e mbajtur në “Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit- International Spy Museum”, për të kremtuar ditëlindjen e 9-te, te shtetit te  Kosoves, i njohur nga 113 vende te botes.

Image

Ambasadorja Çitaku, shkruan në profilin e saj në Fb, se :“ Ne jemi të kënaqur për këtë pjesmarrje dhe dëgjuar reagime të mrekullueshme nga  diplomat, politikan, dhe profesionistët, nga Washington DC., jo vetëm amerikan, por edhe nga ata prej vendeve të ndryshme të botës, cilët kishin mundësi të dëgjojnë shumë për Kosovën dhe një shumëllojshmëri të çështjeve diplomatike, në sajë të mundësisë që na dha Revista diplomatike  The Washington Diplomat, dhe natyrisht të Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me të."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat