Ministri i Diasporës Valon Murati, vizitoi “Shkollën Shqipe” në Bronx

Amerika

Ministri i Diasporës Valon Murati, vizitoi “Shkollën Shqipe” në Bronx

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 shkurt 2017 Në ora: 14:01
Ministri i Diasporës Valon Murati ne vizite ne Bronx

Gjatë qëndrimit në SHBA,  vizitat e tij dhe takimet e shumta me komunitetin shqiptar, Ministri i Diasporës Valon Murati, dhe delegacioni që e shoqëron atë, mori pjesë në disa aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar në Amerikë, me rastin e 9-Vjetorit të Pavrësisë së Kosovës.

Ministri i Diasporës z. Valon Murati, dje i shoqëruar me Konsullin e Republikës së Kosovës në Nju-Jork, z.Fatmir Zajmi, qëndruan  në një vizitë edhe në mjediset e shkollës “Shkolla Shqipe” në qytetin e Bronxit në Nju Jork, ku ata patën një takim me nëxenësit, arsimtarët dhe stafin udhëheqës të kësaj shkolle, me drejtor z.Mustaf Qosaj.

Në fillim ministri Murati, pati rastin të vizitojë dy klasat në të cilat mbahej mësimi i ciklit të parë për fëmijët  fillestarë, me arsimateren doajene të arsimit shqip, mësuesen Violeta  Dushallari, si dhe atë të nivelit të dytë me arsimtaren zonjën Enkeleta Troksi.

Arsimtarët e kësaj shkolle e njoftuan Ministrin e Diasporës, me rrjedhën e mësimit, programet si dhe tekstetet mësimore, që fëmijët e kësaj shkolle të mësojnë shqip, të dërguar nga Ministria e Diasporës së Kosovës, dhe të shpërndara më parë nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork. 

Ministri Murati, me këtë rast e vlerësoi edhe punën e përkushtuar të kësaj shkolle, dhe u zotua se ministrija që ai e drejton, gjithënjë, do të jetë pranë tyre, në ndihmë të shkollave shqipe, kudo në diasporë, dhe i përgëzoi stafin drejtues,  prindërit dhe mësuesit, të cilët në mënyrë vullnetare, po e mbajnë gjallë shkollën shqipe, që ata keshtu të ruajnë identitetin tonë gjuhësor e kulturor.

Në takim me drejtuesit e shkolles, “Shkolla Shqipe” dhe mësidhënsit, gjithashtu u bisedua për rezultatet, por edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet mësimi shqip në komunitetin shqiptar në Amerikë. 

Ai  më pas tregoi për punët që po bën Ministria e Diasporës, për ta ndihmuar mësimin shqip në diasporë, si dhe angazhimin për realizimin e marrëveshjes për arsimin shqip në diasporë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

 Ministrit Murati, dhe delegacionit që e shoqëronte atë, nxënësit e kesaj shkolle ia uruan atij me këngë për fëmijë si dhe duke recituar disa vjersha për gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe.

 Ministri Murati, duke vizituar ambjetet më pas qëndroi edhe në klasën tjetër të mësimdhënsit të muzikës z.Izet Kallaba, i cili tha se po përgadiste  nji grup nxënësish të kësaj shkolle, për pjesemarrje në Feastivalin e Katërt Muzikor të Shkollave Shqipe, i cili këtë vit sipas rotacionit do të mbahet në Waterbury në shtetin e Kenetikeës.

Në fund të këtijë takimi të ngrohtë dhe shumë të mirëpritur, ministri Murati, bisedoj me Bordin e Shkolles Shqipe, në të cilin drejtori i saj z. Mustaf Qosaj, e njoftojë për punën, sfidatat, dhe projektetet në të cilat pret që në bashkëpunim dhe me ndihmën me këtë ministri, ai pret që të i realizojë. 

Drejtori i kësaj shkolle, e mirëpriti mirëkputimin dhe bashkëpunimin, që edhe nga Nju-Jorku, gjatë pushimeve verore të dergojnë sa më shumë femijë në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare, në eskurzione dhe kampe, e që do të shërbëjn në njohjen më të mirë të vendlindjes së prindërve të tyre, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe kultivimin e gjuhës dhe dashurisë ndaj atdheut dhe popullit tonë.

Ministri Murati, gjatë bisedës me Bordin e shkollës “Shkolla Shqipe” në Bronx, e vlerësoj si tepër të nevojshme  formimin e nji Bordi të Përbashkët të Shkollave Shqipe në SHBA, që do të lehtesonte ndjëshëm, edhe punën e kësaj ministrije me këtë organizim në diasporë.
Ai tha se do të jetë me shumë interes, që sikundër në disa shtete të Europës Perendimore edhe ketu në SHBA, e Kanada, të organizohet "Kuizi i Diturise”, duke shtuar se në organizimin e Diasporës, duhet të mos ketë fare ndikime të partive politike, dhe se në bazë të marrëveshjeve ndërqeveritare Shqipëri- Kosovë, shumë projekte që jan të lidhura me diasporën, do të jenë të përbashkëta. 
“Punën e kemi filluar së bashku me diasporën - por edhe bashkëpunimin mes dy shteteve tona - me Ministritë për Punë të Jashtme, ku tani kemi disa përfaqësi diplomatike, në objekte të përbashkta, do t’i shtojmë “ u shpreh ai.

Në fund të kësaj vizite, ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, zoti Valon Murati, dhe delegacioni që  e shoqëron atë, me Konsullin Fatmir Zajmi, në ambjetet e shkollës  - “Shkolla Shqipe” ne Bronks, u vlerësua si shumë e rëndësishme dhe me vlerë, për punën e përbashkët me fëmijët e komunitetit shqiptro-amerikan , në veçanti në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave dhe identitetit tonë kombëtarë dhe të trashgmënise sonë kulturore në Diasporë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat