Ministri i Diasporës Valon Murati vizitoi komunitetin shqiptar në Dallas - Teksas

Amerika

Ministri i Diasporës Valon Murati vizitoi komunitetin shqiptar në Dallas - Teksas

Nga: Beqir Sina Më: 4 mars 2017 Në ora: 16:51
Ministri i Diasporës, Valon Murati

 Gjatë vizitës së tij disa ditore, në SHBA, takimet me diasporën shqiptare, më datën 21-23 Shkurt, Ministri i Diasporës, zoti Valon Murati, me delegacionin që e shoqëroi atë gjatë gjithë kësaj vizite, gjeti rastin të takojë edhe komunitetin shqiptar në Dallas - Teksas, për t’u takuar edhe me veprimtar të dalluar të këtij komuniteti shqiptar: Nazar Mehmeti, Ismet Smajli, Bruno Cekën, Ylber Korçën, Gani Fejzen, Hasim Isufaj, dhe Doc Vraniqin, etj  

Ministri Murati, me ç'rast bisedoi me komunitetin e biznesit të udhëhequr nga Presidentin e Rrjetit të Biznesit Shqiptarë në Botë, z Nazar Mehmeti, dhe Sekretarin e saj, zotin Ismet Smajli, njehereshit  të vizitonte në Dallas, edhe “Qëndrën e Trashgmnisë Kulturore Shqiptare”- “ Albanian Culture Heritage Center”, me ç'rast u takua me nxënës mesues, dhe aktivistë të këtij komuniteti.

Ai me këtë rast njoftoi të pranishmit me programet e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës, planin për komunitetin shqiptarë, në diasporë, dhe shpërndarjen e teksteve shkollore dhe materialit mësimorë, për nxënësit e shkollave shqipe, të cilat në koordinim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, do të dërgohen në gjithë zonën e Tri-Shteshit, ato në Boston, Chicago, Philadelphia, Detroit, Florida, Uashington, Arizona, Dallas, etj.

Në këtë takim mori pjesë edhe Konsulli Fatmir Zajmi, i cili ka qenë gjatë gjithë kësaj vizite të Ministritë të Diasporës, si kordinator i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

 Zajmi në fjalën e rastit, theksoi se vizita e Ministrit Murati, dhe puna e përbashkët me KP, do të jenë edhe në vazhdim, për të qenë sa më afër bashkëatdhetarëve tanë, në Diasporë.
 
Ardhja e zotit Valon Murati dhe delegacionit që e shoqëron atë në komunitetin shqiptar të Dallasit, tregon shëmbullin më të mirë, të bashkëpunimit tonë, komunitetit shqiptar të Amerikës, me institucionet, tona shteteve tona,  Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ministrisë së Diasporës,dhe Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës,” tha, në fjalën e tij,përshëndetetëse, duke i uruar edhe mirëseardhjen zotit Murati, dhe delegacionit të tij, dhe faleminderuar ata, Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Dallasit, z Nazar Mehmeti, Presidentin e Rrjetit të Biznesit Shqiptar në botë, z Nazar Mehmeti.

Kreu i komitetit shqiptar në Teksas, veprimtari i njohur Nazar Mehmeti, gjithashtu me këtë rast, përshkroi edhe aktivitetet e shumta të këtij komuniteti, i cili tha se “është shumë mirë i organizuar , kompakt dhe i kudogjendur në veprimtarit, e shqiptarëve të Amerikës, i cili me vite të tëra ka kontribuar në mënyrë të konsuderueshme për çështjen shqiptare, e në veçanti luftën e UÇK-ës, dhe realizimin e pavarësisë së Kosoves.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat