Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, tani edhe kryeqytetin e Ghanës - Acra në Afrikë

Amerika

Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, tani edhe kryeqytetin e Ghanës - Acra në Afrikë

Beqir Sina-New York Nga Beqir Sina-New York Më 6 mars 2017 Në ora: 13:04
Vëllezërit Kolaj nga Kosova

Pizza - restorant me emrin e famshëm”New York City - Famous Famiglia Pizzza”, në “Zinxhir” kanë 16 dyqane vetëm në  qytetin e New Yorkut, dhe 100 në shtetet e tjera të SHBA, dhe disa dyqane të tjera nëpër aeroporte në Azi, Europë, Amerikën e Jugut e të Veriut, dhe tani në kontinetin e Afrikës.

Gazeta e përditëshme, njujorkeze, konservativja New York Post, shkruan se :” Në kryeqytetin e Ghanës - Acra, në Afrikë, do të hapet me 1 Maj, i pari dyqan pizza - restorant me emrin e mjaft të njohur ” Famous Famiglia Pizzza - New York City”, i cili çojë deri në Afrikë, vërtetësinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së ushqimit, të tyre, që ka qenë shenjë dalluese e suksesit të tre vëllezërve shqiptarë Kolaj - të cilë jan nga Klina e Kosovës, Paul Kolaj – (Co-Founder and CEO), John Kolaj – (Co-Founder and Chief Operating Officer) ,dhe Giorgio Kolaj – (Co-Founder and Global Business Development) Post, shkruan se New York City Famous Famiglia Pizza, është rritur dhe zgjeruar në sajë të picave dhe përgatijen e piatave me makaronat të famshme të shijshme dhe të mira italiane. 

Tani, që zinxhiri i Familigia Pizza, është zgjeruar deri në Gana, ajo është duke marrë disa masa ekstreme për të siguruar ofrimin e e saj bazuar n? një shije të qëndrueshme, dhe një menue origjinale me atë të përgatitjes së picave në New York City.

Një bashkë-themelues i kësaj industrie kulinare me famë botëroe, i ka thanë, NYP. se Famous Famiglia Pizza, është “ngacmuar" shumë nga përhapja e saj , hapjen e një dyqani në Gana. 

"Kjo shënon vendin e parë për këtë markë, e guzhinës kulinare në kontinentin e Afrikës,”, tha në një deklaratë për shtyp, bashkë - pronari i dyqanit të ri,  duke saktësuar se lokacioni i ri do të jetë, në qendër të një fshati i krishterë i shumë afër me Accra, i cili është kryeqyteti i Ganës.

Image
Presidenti Donald Trump duke ngrënë në restorant

Sipas New York Post, ata thonë se kjo është një përpjekje, për të ofruar një menu që pasqyron shijen e artikujve të tyre origjinale ushqimore të qytetit të New Yorkut - NYC, pra të pronarëve të këtyre dyqanve zinxhir, të cilët dëshirojn dha kan vendosur të përdornin ujë me burim nga e njëjta, ajo me atë të rezervuarit në Sullivan County, New York, për të bërë pizzas e tyre në Gana.

Kurse, ”Unë dua të bëj këtë sa më autentike të jetë e mundur. Unë dua që të kemë të njëjtën pica me produkte dhe shije si në New York City, edhe në vendin tim “, ka thën Dan Isaacs, bashkë-pronar me vëllanë e tij Douglas, të dyqanit të ri, që ka ekskluzivitet për kompaninë New York City Famous Famiglia Pizza, dhe që është planifikuar për të hapur më 1 maj në Acra - Ghana.

Kjo, tingëllon pak e çuditshme për mua, ka thën ai, por ndoshta kjo është për shkak se unë nuk jam një ekspert në bërjen e picave. Ideja, ime është që të gjitha ingredientes(përbërësit) të jenë të njëjtët, që duhet të përdoren në New York; duke filluar nga burimi i ujit që duhet të jetë saktësisht e njëjtë, përndryshe, picat do të ken tjetër shije, mendon ai.

"Unë dua të bërë pica në Ghana, sa më origjinale të jetë e mundur," thotë Isaacs, duke shtuar se” Unë dua që të ketë të njëjtin pica si ajo me ujë burimi të New Yorkut, dhe përbërës të tjerë, të tilla si: maja dhe toppings, por edhe salcat, djathë, miell, vaj ulliri dhe përbërsë të tjer, si në New York City, qytet ky që ka një përbërje shumë të veçantë kimike dhe shije për picat, dhe, unë nuk do të dua asgjë më pak sesa origjinale.” , ka thënë, për NYP, Dan Isaacs, bashkë-pronar me vëllanë e tij Douglas, të dyqanit të ri, që pritet të hapet në sistemin zingjir të pica - restaurant.

Image
Gana, Afrikë

Me sa duket, njerëzit në Ganë, “tani do të hanë edhe shijojnë picat e famshme të New Yorkut, me shumë shije edhe më shumë dashuri, sepse ata kanë një prirje të madhe, dhe prererencë të madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan gazeta NYP.

Pizza - restorant me emrin e famshëm”New York City - Famous Famiglia Pizzza”, në “Zinxhir” kan 16 dyqane vetëm në  qytetin e New Yorkut, dhe 100 në shtetet e tjera të SHBA, dhe disa dyqane  të tejra nëpër aeroporte në Azi, Europë, Amerikën e Jugut e të Veriut, dhe tani në kontinetin e Afrikës.

Suksesin e tyre njëri prej pronarve të ketyre biznesve e lidh me “Konsistencën, e cila thot ai është gjithçka për produktin tonë," thotë, show businessmani Giorgio Kolaj, i cili është edhe kreu i Zhvillimit Global të Fauomus Famiglia Pizza nga New York City.

“Ekskluziviteti i Accras, do të jetë i pari në një kontinent që pica përdoret për herë të parë, vetëm tani duke marrë një ushqim të stilit amerikan të shpejtë, duke iu shtuar  dyqaneve të tjera jashtë shtetit, të sistemit zingjir të Famous Famiglia Pizza, dyqane të tilla si ato në Meksikë, Kanada, Kinë dhe Ekuador,” ka thën Girorgio Kolaj, duke vazhduar se "Unë me të vërtetë besoj se ne kemi një produkt superior”.

Famous Famiglia Pizza, është e njohur jo vetëm në të gjithë SHBA, por tani edhe në katër kontinetet, si kompania e famëshmë dhe më e sukseshme e vëllëzërve Kolaj nga Klina e Kosovës, vëllezërve shqiptarë- nga Klina e Kosovës : Paul Kolaj – (Co-Founder and CEO), John Kolaj – (Co-Founder and Chief Operating Officer,) dhe Giorgio Kolaj – (Co-Founder and Global Business Development).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat