Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Nju Jork, mbajti një tryezë të rrumbullakët Ndërfetare

Amerika

Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Nju Jork, mbajti një tryezë të rrumbullakët Ndërfetare

Nga: Beqir Sina - New York Më: 8 mars 2017 Në ora: 21:20
Tryeza e rrumbullakët mbi temën e bashkëjetesës fetare tradicionale në Kosovë

NEW YORK CITY: Dje, në njërën prej mejdiseve të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Nju Jork, është mbajtur një tryezë të rrumbullakët mbi temën e bashkëjetesës fetare tradicionale në Kosovë, duke u fokusuar në solidaritetin e treguar ndaj popullit shqiptar të Kosovës, për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Këtë takim ndërfetar, e thirri Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, Ambasadorja Teuta Sahatçia, me gjithë përkushtimin dhe punën për të mbajtur një tubim të tillë , nga i gjithë stafi diplomatik i përkushtuar, i këtij misioni diplomatik të Republikës së Kosovës.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, e oragnzojë si mikpritese, për të treguar dhe promovuar edhe një herë atë aktin e madh dhe të papërsiritshëm në botë, që bënë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, që të mbrojnë popullin Hebraik, ku sipas dokuneteve te historise, asnjëri prej tyre nuk është dorzuar tek nazistët. 

Dhe kjo histori e vertet (true story), është bër(ka ndodhur) nga shqiptarët, në bazë të kodit fondamental “Besa e Shqiptarit”,edhe megjithse, shqiptarve në atë kohë u rrezikohej jeta, e tyre dhe familjes së tyre. 

Image

Mikëpritësja, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës,në Nju Jork, dje me shumë u kënaqësi dhe kortezi, tha se mbajti një takim të mrekullueshëm me disa udhëheqës fetarë në “Tryezën e rrumbullakët “Takimin ndërfetar” për të promovuar me lederit fetar shqiptar dhe me komunitetet të ndryshme fetare, me plot dashuri dhe solidaritet! kete event.

Panelistët, e ketij takimi ishin udhëheqësit shqiptarë amerikanë fetare, nga komuniteti mysliman, Dr, Tahir Kukaj, ai Katolik, Marjan Cubi (përfaqësuar Rev, Dom Pjetër Popaj) dhe Rev. Father Preston nga Kisha Ortodokse shqiptare në Kuins, dhe liderët hebrenj, si dhe disa lider katolikë nga qyteti i Nju Jorkut,, lider te tjer  musliman, autorë të disa librave fetarë, përfaqësuesi i Vatikanit në Nju Jork, akivistë të komunitetit shqiptar në zonën e Nju Jorkut.

Ambasadoria Tetuta Sahatçia, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, në cilësin e mikëpritësit të ketij takimi, në fjalën e saj, tha se e kishte mirëpritur këtë takim ndërfetar, si edhe, falënderoi  me kete rast të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në këtë ngjarje -:"Tryezë e rrumbullakët Ndërfetare".

Pjesëmarrës të tjer në këtë takim ishin disa  përfaqësues të komuniteteve fetare jo shqiptare, të New York-ut, përfaqësuesit të komunitetit hebre, Rabbi Bob Kaplan, Rabini Joshua Stanton, Matthew Schechter dhe Rev. Mscr. Tomasz Gryse nga Misioni i Përhershëm i Vatikanit në OKB.

Image

Gjithasht, u morën pjesë në këtë tryezë dhe të dyja panelet edhe ish Ambasadoria e SHBA, në OKB, diplomatja e karrires Rosemary A. DiCarlo, ZTR. Sima Bahous, dhe Ambasadoria Besiana Kadare e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në OKB, përfaqësuesi i Zyrës së kryetarit të Bashkisë së qytetit të New York-ut, Jonathan Soto, dhe Sarah Sayeed, etj.

Në këtë “Tryezë, e rrumbullakët Ndërfetare” u mbajtën dy panale, ku përveç prezantimeve nga pjesëmarrësit e pranishëm në këtë konferencë, u prezantua edhe një ekspozitë e fotografive të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Media të pranishëm në këtë ngjarje ishin: TV 21 - korrespondent, Halil Mula, dhe gazeta Bota Sot - e Illyria press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat