Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois përkrah Platformën Shqiptare

Amerika

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois përkrah Platformën Shqiptare

Nga: Bujar Breznica Më: 11 mars 2017 Në ora: 13:32
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago

Më datë 9 Mars 2017, Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago mbajti mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë të gjithë kryetarët e shoqatave dhe asociacioneve politiko-shoqërore që veprojnë në këtë shtet të Amerikës.

Në këtë mbledhje, tema e ditës ishte analiza e situatës aktuale të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Pas shumë diskutimeve, Kryesia e komunitetit lëshon këtë deklaratë: DEKLARATË

Kryesia e Komunitetit vendosi unanimisht të përkrahet Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare e njohur edhe si Platforma Shqiptare. Përshendesim këtë akt të bashkimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, e njekohësisht falenderojmë angazhimin institucional të dy shteteve shqiptare në Ballkan të cilët në këtë moment të duhur dhe delikat kanë dhënë një kontribut të rëndesishëm e historik në përkrahje të kërkesave për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare në Maqedoni. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan jo vetëm që perkrah po insiston me këmbëngulje në realizimin e plotë të kërkesave të përmbledhura në Platformen Shqiptare.

"Jemi te bindur se subjektet politike shqiptare do të kenë parasysh që veprimet e tyre në të kaluar kane qene e tani janë një nga shkaqet e situatës aktuale, prandaj luten që kjo Platformë që bashkoj faktorin shqiptar edhe të realizohet plotësisht që të parandalohet defaktorizimi i shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni. Komuniteti gjithashtu kërkon konkretizimin e konceptit të Tryezës sipas Platformës Shqiptare. Ky mekanizëm do të mundësoje vazhdimësinë, bashkëpunimin dhe mbikqyrjen e realizimit të Platformës sipas kërkesave të kohës dhe rrethanave në të ardhme", thotë Komuniteti Shqiptaro-Amerikan.

"Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago, me kohë ka krijuar marëdhenie të shkëlqyeshme me administratat Amerikane, duke perkrahur politikisht dhe financiarisht luftën e Kosovës dhe atë të 2001 në Maqedoni. Prandaj zotohemi se komuniteti këtu e kudo në Amerikë do të aktivizojë mekanizmat e vet lidhur me perkrahjen e pakursyeshme të kërkesave të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Ne do vazhdojmë të përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në rajon e ne bazë të ndryshimit të rrethanave do merren edhe vendimet e ardhshme. Ftojmë antarët të ruajne gjakftohtësinë, mos bien në provokime të ulta dhe të qëndrojnë vigjilent.", thuhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat