Vdiq më i fundit i fisit Sina - Hashim Sina njëri nga 9 fëmijët e fisit

Amerika

Vdiq më i fundit i fisit Sina - Hashim Sina njëri nga 9 fëmijët e fisit

Nga: Beqir SINA Më: 16 mars 2017 Në ora: 16:15
Hashim Sina me familjarët e tij

FORT LUADREL FL: Në Fort Luaderal - Florida, në moshën 85 vjeç vdiq fëmija, e fundit e çiftit të bashkëshortor, Kafile Kaloshi - Sina, dhe Beqir Sina.

Mbrëmë e mërkur, 15 Mars 2017, i rrethuar nga fëmijët, djemtë e vajzat, nipër e mbesa, dhëndurët, miq e dashamirë, në paqe pas një sëmundje të gjatë mbylli sytë dhe  “I fundit i Monikanve - The Last of Mohicans” - Hashim Beqir Sina.

Hashim Sina, është njeri prej atyre emrave, që  kryesisht nuk i njohim, dhe, nuk i kem dëgjuar ndonjëherë, pra, nga ata burra që jemi mësuar me emrat e tyre, vetëm kur dëgjojmë lajmin për vdekjen e tyre.

Mbasi ai bën pjesë në mesin e familjeve më në zë në Dibër, si i njohin banorët e kësaj treve, me një histori të gjatë në çështjen tonë kombëtare, si janë ato: “Malet e Dibrës - Fiset e Mëdha - Oxhaku - Kulla ose Paria e Dibrës, Patriote dhe Atdhetare - Dera e Madhe”.

Pra, nga ato fise, që kanë luftuar dhe mbrojtur me pushkë në dorë në të gjitha trojet tona, gjatë gjithë historisë, së saj, prej sundimit otoman, luftërat me Turqit, luftën e Austro- Hugarezve, deri te përpjekjet e Serbisë, për të na marrë tokat shqiptare, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, dhe me ardhjen e mortajës komunizmit, në mesin e dibranëve gjendet  edhe fisi me origjinë nga trevat shqiptare, Dibra - SINA. 

Historia e Fisit SINA, së kësaj familje të madhe, nga Dibra, fillon me të parët e tyre, që ishin gjithmonë gjatë gjithë historisë së Dibrës, në ajkën e familjeve të mëdha të kësaj treve, Feriti, Rushiti, i parë,.

Ata që ishin ndër paret që u vunë në krye të luftëtareve me  dibranet -  kundra ushtrisë turke, të shquar më betejën e Radikës, ku Hajredin Pasha, u thye i turpëruar, duke i humbur të gjithë ushtarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat