Elida Loci: "Ka një ëndërr në Sirtar!

Amerika

Elida Loci: "Ka një ëndërr në Sirtar!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:26
Elida Loci

Elida Loci është një vajzë e re shqiptare, 22 vjeçe. Një vajzë e wndwrrëva të mëdha dhe të bukura, e cila ka nisur të shkruaj, ka konkurruar për Top Modele dhe tani po endërron të bëhet edhe pse jo një këngëtare, e re nga Shqipëria, e cila jeton në New York - Shtetet e Bashkuara.

Lida, siç i thërrasin asaj - ka botuar librin e parë të saj me poezi "Tinguj mëngjesit" në vitin 2014, me  të cilin ajo e mori një çmim - për këtë nga kompania botuese PEN. 

Më pas ajo e filloi karrierën e saj në botën e modës, duke konkurruar si Top Modele në vitin 2011, saqë gazetat dhe revistat  në Shqipëri, e kan quajtur: "Modeli i një Vajze". 

Kur erdhi në New York, metropolin e botës, në qytetin e madh të artit , kinematografisë, Top modeleve, dhe këngëtareve - ka vazhduar karrierën e saj si modele në New York, si debutuese.

Shqiptarja Elida Loci, u bë fituese e “Miss Colonial USA”, duke marrë  pjesë në një spektakël bukurie, sfiliten e njohur “Miss New York City”

Duke u bërë kështu dhe shqiptarja parë, në SHBA, e cila fitoi çmimin “Miss Colonial USA”.

Elida, tani ndonëse në moshë te re, 22 vjeçare, ka arritur të rrëmbej çmime të shumta në New York.

Bukuroshja e re shqiptare në New York, pret të marr pjesë në sfilatat e tjera “Miss New York City”, ndërsa ka përgatitur fotosesione me fotograf të njohur, dhe i publikon në Instagram dhe portalet e modës dhe medien sociale.

Ajo është duke jetuar botën e ëndrrave, dhe këtë vit nxori këngën e parë : “Një e Puthur - One Kiss”, të cilën e promovoi në Melrose Ballroom në New York.

 Një këngë, kjo si e para thuhet se u pritë shumë mirë dhe është një nga ato këngët që këtu në SHBA, quhet “Catchy”

Eldia Loci, mbasi hodhi në Youtube këngën e saj, foli me gazetën tonë, në Nju Jork.

 Talentia e re shqiptare, tha se :”Akoma jam në botën e modës dhe se sfilatat janë diçka që i pëlqejn shumë, por ti bëj në kohën e lirë. Mbasi atë e nisi qysh kur isha më e vogël duke marrë pjesë në “Ti Vlen dhe X-Factor” në televizionet e njohuar Shqiptare. 

Mirëpo, nuk mundem t’a fsheh, atë se “Kënga, ka qenë gjithmonë “një ëndërr në sirtar", e cila ka qenë edhe një sfidë tjetër për mua thotë 22 vjeçarja shqiptare në New York.

 “Jam përpjekur, që të përmirësoj këndimin tim dhe të gjeja “skuadrën" e duhur për të punuar, mbasi, që të bëhesh këngëtare të paktën duhesh të kesh një album të kompletuar “ shprehet ajo.

Eldia Loci, në Nju Jork, tani është duke punuar me këngën e dytë dhe atë e ka futur në projektet e reja me produksione të tjera.

 “Besoj se pas një viti, do t’a kem albumin e parë, pasi së shpejti do të diplomohem me Bachelors”.

Në të gjitha çka arritur deri tani, talentja  shqiptare në Nju Jork, tregon se ka pasur përkrhajen e madhe dhe të pakursyer të prindërve dhe, inkurajimin e shoqërisë, shkollës dhe artistëve të tjerë, përfshirë edhe ata të artistëve shqiptarë, por më shumë atë të artistëve të njohur amerikanë, në realizmin e ëndrrave të saj.

Këngëtarja e re, spjegon se nuk ndjen lodhje, por se e streson, fakti që duhet të vendos shumë kohë në këngët e saj ti bëj ashtu si dëshiron dhe q? po punon të jenë ato sa më perfekt.

Ngase, producenti i saj nuk është shqiptar, edhe kënga “One Kiss” është anglisht. 

“Gjithashtu, tha ajo sepse anglishtja, dihet se është një gjuhë botërore dhe mendova se do ishte një fillim i mirë për mua, por, do më pëlqente dhe po mendoj që të bëj dhe një këngë në Shqip”

Ideolët e saj dhe këngëtarët, që Elida Loci pëlqen më shumë dhe dëgjon këngët e tyre, simbas aj janê : Amy Winehouse, por edhe Dua Lipa,  Rita Ora, Bebe Rexha, edhe Linda Halimi, që do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion.

Elida Loci, u lind më 18 gusht 1995 në Tiranë, Shqipëri. Nëna e saj, është Vjollca Bekshiu Loci, e cila është një sipërmarrëse, kurse babai i saj është Agim Loci drejtori Ekzekutiv i Institutit "Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar".  Ajo ka 2 vëllezër  më të vegjël Riza dhe Arbër.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat