Vizitë madhështore e Kardinal Ernest Troshani në Kishat Katolike Shqiptare të Shën Palit dhe Zojës Pajtore në Miçigan - Bota Sot
Vizitë madhështore e Kardinal Ernest Troshani në Kishat Katolike Shqiptare të Shën Palit dhe Zojës Pajtore në Miçigan

Amerika

E shtunë, 22 korrik 2017

Vizitë madhështore e Kardinal Ernest Troshani në Kishat Katolike Shqiptare të Shën Palit dhe Zojës Pajtore në Miçigan

Nga: Beqir Sina Më: 20 mars 2017 Në ora: 16:05
Kardinal Ernest Troshani

Vizita e Kardinal Ernest Troshani - Simoni,  në Kishat Katolike Shqiptare të Shën Palit dhe Zojës Pajtore në Miçigan u bë në përkujtimin e të 38 martirëve të pushkatuar nga regjimi komunist, për shkak të besimit të tyre.

Televizioni i shqiptarëve të Amerikës, në Detroit, ALBTVUS, trasmetojë emisionin sepecial kushtuar vizitës që i bëri Kishave Katolike Shqiptare në këtë kanton, e rrethinat e tij, Kardinali shqiptar, Dom Ernest Troshani - Simoni.

\Me këtë rast tha ky televizion ditën e shtunë në sallën qëndrore të Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills, u zhvillua një ceremoni madhështore për të pritur hirësinë e Tij, Kardinalin shqiptar, Dom Ernest Troshani, i cili ishte i ftuar nga komuniteti katolik shqiptar në Michigan, për të përkujtuar 38 martirët e Kishës Katolike , të cilët më 4 Nëntor 2011 u lumturuan gjatë një meshe të organizuar në qytetin e Shkodrës.

Në këtë ceremoni përkujtimore zhvilluar në Kishën e Shën Palit, të shtunën, ishte i pranishëm edhe 
Reverend Allen H. Vigneron Archbishop of Detroit Diocese, Dom Nue Gjergji, Dom Fran Kalaj, Dom Anton Kçira, si dhe disa udhëheqës të tjer katolik  nga Detroitit, autoritetet lokale e të tjer,lider dhe veprimtar të komunitetit shqiptar në Michigan.

Në mesin e më shumë se 600 besmitarëve, shumica e tyre nga Malësia, ishin besimtarët shqiptar nga zona e mbi Shkodrës, Lezhës, Mirditës, Pukës, Shkodrës, e tjer, njoftoi ALBTVUS, duke thënë se në sallën që ishte zbukuruar si asnjëherë tjetër me fotografitë e 38 martirëve, dallohej një atmosfer e jashtëzakonëshme; dashurie, besimi dhe vlerësimi.

Kjo ceremoni madhëshotre e mbajtur të shtunën në mbrëmje në kishen e “Shen Palit” Rochester Hills, të Michiganit, u drejtua me shumë mjeshtëri nga këngëtari i njohur i këtij komuniteti Fran Gjokaj, i cili me plot pathos përkujtojë me këtë rast disa herë në fjalën e tij, martirizmin e 38 priftërinjëve shqiptar, torturuar deri në vdekje nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës, njoftoi ALBTVUSA nga Detroiti.

Më tej këndojë sopranoja e mirënjohur Ermelinda Paparisto, këngën “Buka e Engjujve”

Mikëpritësi i kësaj ngjarje të madhe përkujtimore, Dom Prek Kalaj, famullitari i Kishës së Shën Palit, pos që i urojë mirëseardhjen në Kishën e tyre, mysafirt nga Shqipëria, fort të nderuarit Kardinalit shqiptar, Dom Ernest Troshani, foli më pas edhe për martirizimin e këtyre priftërinjëve, dhe presekutimin që rregjimi komunist i bëri fesë , duke ua mohuar të gjithë shqiptarëve të drejtën e besimit në Zot, sidomos, ai veçoi atë që vuajti aq shumë kleri katolik shqiptar si më i presekuturi gjatë atij rregjimi të egër 50 vjeçar.

Ai gjithashtu vlersoi lart gjatë fjalës së tij, të mikëpritjes, edhe sakrificën e madhe të atyre klerikëve të martirizuar dhe mesazhin që përcjellin edhe sot tek ne, në besimin e tyre në fe e atdhe.

Me këtë rast Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës - ALBTVUSA, shfaqi për pjesëmarrësit, dhe për të nderuar këtë përkujtimore kushtuar 38 martireve të lumturuar nga Papa Francesku,një dokumentar televizivë përgatitur nga ky televizion mbi jetën dhe biografinë e Kardinalit shqiptar, Dom Ernest Troshani, dhe martirizimit të klerit katolik shqiptarë. 

Dokumentar, ky, që u vlerësuar shumë nga pjesëmarrësit, dhe vet Kardinal Troshani, i cili faleminderojë në mënyrë të veçantë Drejtorin dhe pronarin e këtij Televizioni, z. Gani Vila dhe stafin e tij realizues.

Kardinal Ernest Troshani Simoni, në fjalën e tij i dha një vlersim të madh mikëpritësit, Kishave Katolike Shqiptare në Miçigan, të gjithë besimtarëve të tyre, për këtë pritje madhështore, për vet faktin se ai këtu në Shtetet e Bashkuara,  gjeti një komunitet shqiptar, një popull që beson kaq shumë në Fe e Atdhe, dhe di të nderojë edhe martirët e Kishës Katolike shqiptare në Shqipëri, gjatë rregjimit komunist.

Ish i burgosuri politik dhe bashkëvuajtësi i Kardinal Ernest Troshanit, Gasper Kalaj, solli kujtime të hidhura nga jeta e vuajtjeve nëpër burgjet e tmershme gjatë kohës së komunismit në Shqipëri, sundimit të Enver Hoxhës.

Kjo vizitë madhështore e Kardinal Ernest Troshanit, në komunitetin katolik shqiptarë të Detroitit bëri bujë të madhe në këtë komunitet dhe u pritë nga besmitarët e shumtë si një ngjarje e madhe. 

Ai mori pjesë në dy Meshat e së Dielës, në Kishën Zoja Pajtore me famullitar Dom Nue Gjergjin dhe ajo në Kishën e Shën Palit, me famullitar Dom Prek Kalaj, të cilit i udhëhoqi vetë Kardinali Ernest Troshani, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve.

Martirët e lumturuar në Shkodër, kanë zënë vend edhe në predikimin e Kardinal Ernest Tershanit - Simoni,  gjatë meshës së të dielës, në të dy Kisha shqiptare katolike, ku Kardinali, i citoi si një rast vetëfjilimi - sublim në emër të besimit të tyre, tha ai. Këta njerëz, – tha Kardinali, duke permendur me kete ras fjalet  kreut te Kishës Katolike, Papa Franceskut, – “Pranuan torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë”.

Në shërbesën e tij të parë në dy Kishat shqiptare në Detroit, si Kardinal, dom Ernest Troshani, gjithashtu, bekoi martirët e Lumturuar, ku gjatë regjimit komunist ata u pushkatuan dhe u torturuan në emër të fesë dhe atdheut të tyre.

Kardinal Troshani, tha se kishte përjetuar pushkatimet e disa prej figurave më të njohura të klerit, ndërsa apeloi për paqe, begati dhe ndihmë për njerëzit në nevojë.

Vitin e kaluar në Vatikan, në një ceremoni të veçantë, Papa Françesku, pranoi zyrtarisht si Kardinal priftin shqiptar, dom Ernest Troshanin, i cili është kardinali i dytë shqiptar, Kardinal nga vendi ynë që përzgjidhet nga Vatikani. I pari në histori ka qenë Mikel Koliqi.
Shqipëria e priti me gëzim lajmin se Papa Françesku i cili kishte zgjedhur një Kardinal shqiptar. 

Me një dashuri dhe besim të pakushtëzuar ndaj Zotit, 89-vjeçari të gjithë jetën e tij ja ka dedikuar kishës dhe komunitetit të Shkodrës.
10 kilometra larg qytetit veriperëndimor gjendet fshati Barbullush, ku Dom Ernesti kryen lutjet e përditshme për njerëzit dhe nevojtarët që kërkojnë qetësi te Zoti. Modestia dhe pozitiviteti vihen re lehtë te Kardinali i sapo shpallur. Ai e mban mend mirë takimin me Papën, nga i cili mori më pas urimin, i cili ishte sinjali i parë për lajmin e mirë

Ai qëndron çdo ditë pranë njerëzve në nevojë, lutet për ta dhe i ndihmon sa do pak për problemet e tyre.
Jeta e Kardinalit shqiptar nuk ka qenë e lehtë. Një Meshë në vitin 1963 për ish Presidentin amerikan John F. Kennedy e burgosi për 25 vite, nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit komunist.

Vetëm në vitin 1990, Dom Ernesti mundi të vendoste kontaktet me Vatikanin e të vazhdonte misionin e tij në Kishën e Barbullushit. Sot, i gjithë komuniteti është Krenar që nga ky fshat i vogël ka dalë një Kardinal i madh, i cili nuk u përkul kurrë përpara vështirësive.

“Kur mora vesh lajmin isha në Itali dhe nuk po u besoja syve dhe veshëve. Ishte krejt e papritur për mua. Nuk është që titull që më jepet vetëm mua, por është një titull për të gjithë shqiptarët. Kardinalët në botë janë të rrallë, aq më pak që Shqipëria është një vend i vogël, por Papa ka një simpati të madhe për këtë popull”, eshte shprehur Dom Ernest Troshani.

Kardinali i dytë shqiptar shprehet se ka marrë urime të shumta nga kardinalë të tjerë dhe njerëz të rëndësishëm.
Shqiptarët e mbajnë mend vizitën e Papa Françeskut pak kohë më parë. Dom Ernest Troshani njihet edhe si njeriu që përloti Papën.
Dom Ernest Troshani tregoi me pas se çfarë ai bisedoi me Papa Françeskun.

“U caktova pasi isha i vetmi meshtar i mbetur nga koha e Partisë Komuniste. I fola dy fjalë për të reflektuar të kaluarën. Ne jemi për dashuri të pamatur, në kuptimin hyjnor. Edhe kardinalët e tjerë u përmalluan. Doja t’i puthja dorën, por ai nuk më la. Më pas mbeta, ndërsa ai u emocionua”, eshte shprehur per shtypin shqiptar Kardinali shqiptar Ernest Treshani - Simoni.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test