Një porosi nga Çikago për Komisionarin e BE-së, Johanes Han

Amerika

Një porosi nga Çikago për Komisionarin e BE-së, Johanes Han

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:04
Johanes Han

Gjendja politike dhe kriza në Maqedoni sa vjen e po shkallëzohet në përmasën e konfliktit ndëretnik,e nis shqetësimin SHSHA në Çikago për Komisionarin e BE-së Johanes Han.Populli shqiptar është bashkësia e dytë shumicë etnike në hapësirën e vet dhe tash e një shekull ka mbetur në margjinat e politikës antishqiptare të pushtetit sllavo-maqedonas në shkallën e ,,barazisë kombëtare,,me ligjet kushtetuese të pakicës dhe jo shtetformues.

Platforma politike e partive shqiptare në Maqedoni është një ofertë dhe një zë i artikuluar për kohën drejtuar pushtetit,në mënyrë që pozita e popullit shqiptar me këto zgjedhje parlamentare të marrë ngjyrën jeshile se ka kaluar koha kur shqiptarët kanë hyrë e kanë dalë nga dyert e institucioneve të shtetit vetëm si numër,e jo me tiparet e subjektivitetit shtetformues dhe me shënjën e barazisë kombëtare,që tashmë është bërë parim i vlerave të demokracisë në Evropë.Çfarë po ndodh në Maqedoni,tashmë jeni në dijeni z.Han se pushteti i korruptuar dhe me skenarët e njohur antishqiptar i ka qitur në tovolinë opcionin e nëntokës për gjoja ,,fajin kujdestar,,të shqiptarëve dhe Platforma politike nuk ka për qëllim përmbysjen e këtij shteti me një të ardhme të brishtë në këtë pjesë të Evropës,por e vërteta është në anën e barazisë,të lirisë dhe të kaheve kushtetuese për shtetformues e jo pakicë kombëtare.

Për zgjidhjen e drejtë dhe për normalizimin e jetës në Maqedoni,SHSHA për z.Han propozon që çështja të shkoj përtej ofertës së Platformës politike shqiptare në ndryshimet e Kushtetutës,ku populli shqiptar do të marrë hisën e vet kushtetuese në avancimin e çështjes kombëtare në shtetformues dhe jo pakicë kombëtare.Në mungesë të shkallës së barazisë kombëtare me ligjet kushtetuese,kriza politike në Maqedoni do të jetë pengesë e madhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërtetnike si dhe për kahet e reja të demokracisë dhe për shtetin i barabartë për të gjithë qytetarët,thuhet në porosinë e SHSHA-së në Çikago për z.Han.

Skënder Karaçica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat