SHBA: Edon Muhaxheri, paraqiti në Baltimore, alfabetin origjinal shqiptar të 1844

Amerika

SHBA: Edon Muhaxheri, paraqiti në Baltimore, alfabetin origjinal shqiptar të 1844

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 prill 2017 Në ora: 16:31
Edon Muhaxheri, në Baltimore, duke paraqitur alfabetin origjinal shqiptar të 1844

Këto ditë një student i bursës Fulbrighter, nga Kosova Edon Muhaxheri, paraqiti në një nga mjediset e muzeumit “The Riggs - Ledgy Galleries in Baltimore, punën e tij në alfabetin origjinal shqiptar. 

Kështu shkruan në llogarinë e saj Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke shtuar se :” Ai ka arritur të ringjallë alfabetin e Vithkuqit 1844, të Naum Bredhit, në këtë ekspozitë në Baltimore jo shumë larg nga kryeqyteti Washington D.C. Puna e tij, është me të vërtetë e mahnitshme dhe kjo mund të jetë një nga arritjet e tij që ne të gjithëve na bënë krenarë.” shkruan Çitaku.

Në një nga posterat e mëdha të fotografive vendosur në stendat kryesore të muzeumit lexohet :”Gjuha shqipe besohet të jetë një nga dy gjuhët më të vjetra evropiane. Për rreth 5000 vjet, ajo mbijetoi pa pasur sistemin e vet me shkrim. Botuar në 1844, Evetari ishte libri i parë - Abetarja që do të thotë për të mësuar alfabetin e shkruar shqiptar, nise nga këto gërma ABC. Kjo abetare është projektuar nga themeluesi i lëvizjes Kombëtare Shqiptare Zgjimi, Naum Bredhi, dhe përmban një dizajn origjinal alfabetin Bredhi krijuar në 1844.

Një ish student tjetër që duket se është marrë me studimin e alfabetit të parë shqiptar, abetares Evetarin, është Agim Morina nga Kosova . Ai shkruan në komentin e tij, për ekspozitên e Edon Muhaxherit, se “Punë e mrekullueshme dhe një befasi e kandshme për mue. Me "Evëtarin" e Veqilharxhit jam marrë në vitin e dytë të studimeve, para nja 30 vjetësh, dhe versionin e dytë të "Evëtarit" që ka rreth 50 faqe e kam transkriptu gjatë një vere. Pata mësu me shkru në këtë alfabet dhe i propozova disa shokëve të mi që ta mësojnë edhe ata e të shkëmbejmë letra me këtë alfabet. Por, mbasi askush tjetër nuk e mësoi, nisa me harru edhe unë. 

Më duhet me thanë se, me aq sa më kujtohet, shprehet Mirona, se Veqilharxhi dallon dy h-ja: h-në nistore dhe h-në në pozicione të tjera të fjalës, nuk e ban dallimin në mes të r-së dhe rr-së – sepse në zonën prej nga vjen nuk bahet ky dallim – dhe zh-ja shënohet grafikisht si digram tue kombinu shkronjat sh e z, pra, shz = zh. Ndërhymjet e z. Muhaxheri duken shumë të mira ngaqë e kanë thjeshtu alfabetin e Veqilharxhit në atë mënyrë që do t'i kishin pëlqy edhe atij vetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat