Thellohet bashkëpunimi SHSHA-Oda Ekonomike Izrael Amerikë

Amerika

Thellohet bashkëpunimi SHSHA-Oda Ekonomike Izrael Amerikë

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 prill 2017 Në ora: 09:44
ilustrim

Në ambjentët atraktive ,,Chicago Sinai Congregation,,u organizua takim pune në mes SHSHA-së -Oda Ekonomike Izrael Amerikë ku u bisedua për thellimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e investimeve ekonomike,të kulturës,të historisë,të universitetit në Shqipëri,Kosovë dhe në viset etnike shqiptare në Ballkan.

Daniel Shure,ambasador nderi i Shqipërisë dhe këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë me udhëheqjen e SHSHA-së në Çikago, Skënder Karaçica dhe Mahmut Skenderi,shtruan një varg çështjes me rëndësi që hidhte dritë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe kërkuan që institucionet e të dyja shteteve, Kosova dhe Shqipëria të afrohen me afër me Çikagon, përkatësisht me Lobin Hebrejë për konkretizimin e programit që doli nga Konferenca Ekonomike për Kosovën që u mbajt në vitin 2015 dhe të vizitës së suksesshme të presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani këtij institucioni të rëndësishëm të biznesit dhe të fushës së investimeve,kështu bën të ditur SHSHA në Çikago.

Në takimin e sotëm në Çikago,shqiptaro-hebrejtë biseduan për realizimin e programit kulturo-historik,që ka të bëjë me kohën e pranisë dhe të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë e Shqipëri,përmes filmit dokumentar,,Besa,,që do të çfaqet këto ditë në ambjentët kulturore e fetare,,Chicago Sinai Congregation,,për botën intelektuale,të informimit,të universiteve,të politikës,të biznesit të miqëve tanë hebrejë në Çikago.

SHSHA-ja në Çikago tashmë e ka bërë gati programin kombëtar që të ka të bëjë me vënien e Pllakës Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrejeve gjatë LDB në Muzeun Holokaust në Skokie,ku në shtator pritet të mbahet manifestim madhështor në praninë e delegacioneve shtetërore nga Kosova,Shqipëria dhe viset etnike shqiptare në atdhe,thotë për opinion SHSHA-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat