Shaqir Salihu, zëri emblematik i Zërit të Amerikës nga Uashingtoni

Amerika

Shaqir Salihu, zëri emblematik i Zërit të Amerikës nga Uashingtoni

Beqir SINA - New York? Nga Beqir SINA - New York? Më 4 prill 2017 Në ora: 23:03
Shaqir Salihu

Tog fjalshi me atë siglën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e Zërit të Amerikës, me ato fjalët e bukura, diksonin e tyre të veçantë radiofonik, : “Unë ….dhe kolegu im ……nga Uashingtoni….dhe në fund - dëgjuat Zërin e Amerikës nga Uashingtoni -”

WASHINGTON D.C: Të gjithë ndoshta mendojnë se ai doli në “pension”, por Shaqja, është sot më aktiv se kurrë…..! Shaqir Salihu, i vetmi gazetar nga Kosova, deri at’here, në Zërin e Amerikës, thonë, se tani nuk punon më “pas-kuintave”, për Kosovën , dhe çështjen shqiptare. Mbasi ai tash del hapur! ka dalë sheshit…..!

“Puna” e tij tani, është ajo duke shkruar një libër, që së shpejti ai ka premtuar se do të na e dhurojë. Por, Shaqir Salihu - nuk mungon as në aktivitet e komunitetit shqiptarë. Madje, ai tash që është me një status tjetër, atë të veprimtarit patriot e atdhedashës, është i kudo-ndodhur në veprimtaritë e komunitetit shqiptarë, sa në Washington dhe New York.

Këtë fillim viti Shaqir Salihu, ose kosovari i Zërit të Amerikës, siç e njohin në komunitetin shqiptarë, emigrantët e vjetër shqiptar, iu bashkua Vatrës dhe Komunitetit shqiptaro-amerikan në protestën e tyre, për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të zotit Ramush Haradinaj. 

Në Uashington në protestën e zhvilluar përpara ambasadës së Francës, madje, ai mbante një flamurë shqiptarë, që si thotë ai :” Këtë flamur e kam mbajtur në duar i pari në Kosovë. Ndër, ato vitet e vështira, kur simboli i shenjtë kuq e zi, ndalohej nga regjimi serb. Por, unë studenti i atyre viteve e valëvita flamurin kuq e zi në Kosovë. E valvita, i pari në demonstratat e vitit 1968. Më pastaj në Itali dhe në Amerikë me dhjetra herë, për të mos thënë qindra herë, nëpër demostrata dhe festat e 28 Nëntorit, dhe nuk po ndalem edhe tani në pension”. 

Shaqir Salihu më 9 janar, erdhi para ambasadës së Francës në Uashington për të protestuar së bashku me Vatranët, që kishin udhëtuar nga New Yorku, dhe u bashkuan në Washington, në një varg protestash të shqiptarëve të Amerikës, të cilët ishin kundër arrestimit të ish-Kryeministrit të Kosovës dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. 

Shaqir Salihu, këtë vit mbush 75 vjet! dhe ditëlindjet e tij, tashmë festohen në të njëjtën ditëlindje me Zërin e Amerikës. 

Shaqir Salihu, ishte 5 vjet më parë njeri prej gazetarëve më të “vjetër” të Shërbimit Shqip, të cilin vetëm pensioni mundi ta largojë nga “Zëri i Amerikës”, se “gjë tjetër” s`ka mundur ta largojë atë, për 300 vjet aq sa ai shërbeu aty në Washington.

“Shaqir Salihu, e filloi punën në Zërin e Amerikës, në fillim të viteve 80, pasi kishte ardhur në Amerikë, si refugjat politik nga Kosova. Ndërsa ndjehet i impresionuar, që doli në pension pas një karriere të pasur 30 vjeçare” tha kolegu i tij, i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. 

Teksa, ai tregojë në programin televizivë Ditari, se Shaqja, doli në pension.

”Kur Shaqiri erdhi të punojë për Zërin e Amerikës në Uashington, Shqipëria, ishte e izoluar, ndërsa në Kosovë vazhdonte shtypja dhe diskriminimi ndaj popullatës shqiptare,” thuhej në një koment të Zërit të Amerikës, kushtuar këtij gazetari veteran dhe shumë të njohur, nga kolegu i tij, Ikonomi.

Por, ai ende nuk ka “ikur” nga Zëri i Amerikës, thotë kolegu i tij, sepse trashëgimtari i biri, Ilir Salihu, punon prej disa vitesh në departamentin e teknikës dhe shpesh i takon të punojë edhe për programin Ditari, si producent.

Ndërkohë, që për ne të presekutuarit politik, nga ish- Shqipëria e robërueme, e regjimit të Enver Hoxhës, Zëri i Amerikës, nuk del asnjëherë në “pension”. Mbasi ai ishte i vetmi zë që vinte ka përtej oqeanit, dhe që na “zgjoi nga gjumi”, na mbajti me shpresë, dhe na frymëzoi drejt lirisë, duke e dëgjuar edhe atje në gazermat e interrnimit në Shqipërinë komuniste.

Zëri i tij :”Ju flet Zëri i Amerikës nga Uashingtoni! në programin e mbrëmjes i cili i binte në orën 6 të darkës me orën e Shqipërisë dhe në orën 21 sipas orës në Shqipëri, ishte ai zë që vinte nga larg ashtu si ai “zëri i Penelopës”, në mitologjinë greke me “Serenat e Detit”, një zë nga larg përtej detit, që lindte një mëngjes të bukur, dhe të sillte në zemër një dite të bukur, dhe të mbarë….

Është, shumë e vështirë, sot të kujtojë se sa herë e kam dëgjuar Zërin e Amerikës, dhe në çfarë moshe e kam filluar, ta dëgjojë atë, por mendojë dhe jam i sigurt, se “prej kur fëmija nisë e mbanë mend, u rrita duke dëgjuar vetëm Zërin e Amerikës, BBC shqip, dhe Radio Vatikanin shqip”.

Dhe, natyrisht, që nuk mund të numërojë sesa herë e dëgjoja zërin e Shaqir Salihut, dhe kolegeve të tij, të asaj kohe, por mbajë mend tog fjalshin dhe atë pjesën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e Zërit të Amerikës, me ato fjalët e bukura me dikosonin e veçantë radiofonik,  : “Unë ….dhe kolegu im ……nga Uashingtoni….dhe në fund dëgjuat Zërin e Amerikës nga Uashingtoni -”

Dhe kështu do të na përcillnin deri në emisionin e radhës që transmetonte Radio programi i Zërit të Amerikës, seksioni i gjuhës shqip, dhe ne e dëgjonim në barangat e errëta, mes skamjes dhe frikës, se po na dëgjonin dhe muret, teksa, une isha i “mbuluar me jorgan ose ndonjë batanije të vjetër, dhe nëna shpesh her lante diçka jashtë të bënte zhurmë e ruante mua”.

Mirëpo, nuk mundem të harrojë edhe dy emisionet e Zërit të Amerikës, për atë kohë, që për ne të presekutuairt politik, në kampet e internimit,  ishin e vetmja shpresë, dhe nga ne të gjithë i mbanim sytë, si unë dhe ata mijëra bashkëvuajtësit e mi që qëndronim të izoluar në kampet e internimit në Savër, Gjazë, Gradishtë, Grabian, Çermë, Shtyllas, Lubonjë e Libofshë.

Pothuajse, në çdo mëngjes kur bëhesh apeli (leximi i emrave të të internuarve), nuk kishte ditë që të mos përhapej “vesh më veshë” lajmi se regjimi i Enver Hoxhës, së bashku me regjimet e tjera komuniste, po “lëkundeshin”, dhe era e lirisë po frynte në Kosovë, etrojet shqiptare, qysh me demonstratat e vitit 1964, dhe ato që kulmuan në të gjithë Kosovën në 1981-in. 

Nuk kishte ditë, që të internuarit të mos merrnin ndonjë lajmë, që u hapte atyre zemrat e lirisë, sepse ishte “Zëri i Amerikës”, për shtresën e të presekutuarve politik, e vetmja liri dhe ëndërr, që kishin të presekutuarit, ndërkohë, që lajmet nga Uashingtoni, ishin oksigjeni dhe ushqimi i përditshëm, jo vetëm i imi por dhe i atyre mijërave bashkëvuajtësve të mi – fatkeq nëpër kampert e interrnimit.

Ndërsa, sot, kur flas për Zërin e Amerikës, që festoi 75 vjetorin e seksionit Shqip, ditë më parë, aty ku edhe Shaqir Salihu, nga Kosova, ka shërbyer me profesionalizëm, vullnet dhe ndershmëri, do të veçoja dy prej tyre.

Kujtojë, sot atë lajmë që kam dëgjuar në shtëpinë time, për herë të parë kur isha vetëm 6 vjeç.

Xhaxhai i ndjerë, Musa Sina, kishte një radio të vjetër polake, dhe kishte dëgjuar lajmin nga Zëri i Amerikës, se të premten më 22 nëntor 1963 , ishte vrarë Presidenti i SHBA John Kennedy. Ai erdhi dhe i tha nënës së tij, se sipas lajmeve, duket se “komunistët” rusë nëpërmjet Kubës, e vranë Presidentin e Amerikës, ose agjenturat e tyre, dhe, se gjendja tani mund të ndryshojë edhe këtu tek ne.…duke filluar me arrestimet si vepronte Sigurimi i Shtetit në atë kohë. Sa herë kishte ndonjë ngjarje të madhe në perëndim niste vala e arrestimeve dhe internimeve, …..

Kur isha vetëm 15 vjeç, dhe kur plasi skandali i “Watergate” dhe Presidenti Richard Nixon, dha dorëheqjen, lajmërojë në atë mbrëmjen e 1972, Zëri i Amerikës, të nesërmen ne të persekutuarëve, sikur na “vdiqën” shpresat e mëdha, mbas asaj vizite historike, të të parit Sekretar Shteti në Kinën komuniste të Henry Kissinger.

Mirëpo, tash 27 vjet mbasi ai regjim u rrëzua, kur nuk do ta besoja dhe as qe e kisha menduar ndonjëherë, që Zërin e Amerikës, zërin që na mbajti gjallë me zërin e saj, të shpresës, lirisë e demokracisë për aq vite që ne vuajtëm atë rrëgjim të egër, do ta dëgjoja dhe do ta shihja sot, këtu nga Washingtoni.

Këtu, nga “Shtëpisë së Lirisë dhe Demokracisë”, do të njihja me disa kolegeve edhe Shaqir Salihun, ( ose Shaqen si i thërrisnin shpesh herë kolegët e ti)aty tek Zëri i Amerikës, ku ai shërbeu për 30 vjet.

Andaj edhe gjej rastin që në këtë 75 vjetor, Shaqir Salihut, t’i urojë nga zemra të ketë vite më bukura, më të lumtura dhe më të begatë, me gjithë familje.

Ndërkohë që kolegëve të tij në Zërin e Amerikës, në këtë 75 vjetor, u urojë  ditëlindjen - për Zërin e këtij programi dhe emrin e kësaj “shtëpie” informacionesh të besueshme dhe që është bërë e vetmja shpresë e lirisë dhe demokracisë në botë, për popujt anembanë botës, dhe që janë ende në thundrat e regjimeve komuniste, ose të bijëve të komunizmit, sidomos në Shqipëri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat