Ministri Bajrami dhe rektori Dema në SHBA, vizitoi universitetet, në Ajova dhe New York

Amerika

Ministri Bajrami dhe rektori Dema në SHBA, vizitoi universitetet, në Ajova dhe New York

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 8 prill 2017 Në ora: 22:26
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z .Arsim Bajrami dhe Rektori Marjan Dema

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z .Arsim Bajrami dhe Rektori Marjan Dema, gjatë vizitës që po bën këto ditë në ShBA , qëndroi në Ajova dhe New York.

Delegacioni i lart i qeverisë së Kosovës, në këtë vizitë disa ditore në SHBA, duke vizituar disa nga universitetet më prestigjoze të këtyre shteteve federale, ka nënshkruar edhe disa marrëveshje të ndërsjellta mes Kosovës dhe këtyre shteteve federale.

 Kurse, në shtetin e Ajovas, Ministri Bajrami, është takuar edhe me Guvernatorin z.Terry Branstad, sekretarin e shtetit të Ajovas z.Paul Pate si dhe drejtorin e Departamentit të Edukimit  z.Ryan Wise me të cilët ai bisedoi për mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit në sektorin e Arsimit të Lartë.

Me këtë rast thuhet se MASHT, ka nënshkruar katër Marrëveshje Bashkëpunimi  me 4 universitetet  më të mira të Ajovas. Me këto marrëveshje, palët sipas tyre janë dakorduar kryesisht për aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese, kërkimore shkencore.

Ministri Bajrami dhe Rektori i UP-së z .Marjan Dema, në Universitetin e Ajovës Perëndimore gjithashtu  u takuan edhe me studentë nga Kosova të cilët po vijojnë studimet master në këtë institucion parmes Programit të Lidershipit të Transformuar, në bazë të të cilit deri me tash  është krijuar mundësia e studimeve  për rreth  200 studentë nga Kosova.

Gjatë takimeve me zyrtarët e lart të Shtetit të Ajovas, ata kanë biseduar për  mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve shtetërore ndërmjet shtetit të Ajovas dhe Republikës së Kosovës.

Pas takimit me sekretarin Tate, ministri Bajrami së bashku me anëtarët e delegacionit nga Kosova ka vizituar Kongresin e Shtetit të Ajovas, ku janë pritur ngrohtësisht nga lidershipi i të dy dhomave të organit legjislativ.

Ministri Bajrami dhe rektori Dema, gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Departamentit të Edukimit, z. Ryan Wise me ç’rast është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.

Në fokus të marrëveshjeve është  mobiliteti studentëve dhe stafit akademik, këmbimi i përvojave në fushën e licencimit dhe trajnimit të mësimdhënësve dhe këshillime për studentët  për  faktin se Fakulteti i Edukimit është i ranguar në mesin e më të mirëve në ShBA.

Ndërsa, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes MAShT dhe Des Moines Area Comunity College (DMACC), i cili është ndër kolegjet më të mira profesionale në SHBA, palët nënshkruese  u pajtuan për bashkëpunim në fushën e Arsimit Profesional dhe teknik.

Kolegji DMACC  i cili ofron arsim profesional të klasit botëror në vendet si Franca, Britania e Madhe, Japonia etj, fillimisht ka ofruar 10 bursa për studentët e interesuar nga Kosova.

Kurse, Marrëveshja në mes MAShT dhe Universitetit  DRAKE ka të bëjë me programe të përbashkëta mësimore, projekte dhe këshillime si dhe këmbim të studentëve e të stafit akademik.

Gjatë vizitës në SHBA, delegacioni nga Kosova  ka vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Mointes të Ajovës, me ç`rast ministri Bajrami ka zhvilluar një takim me Gjeneral Majorin Timothy Orr nga garda Nacionale e Ajovës, i dëshmuar si një mik i madh i Kosovës dhe e ka falënderuar atë për kontributin e tij në krijimin e partneritetit ndërmjet Gardës nacionale të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një vizitë shumë të suksesshme, delegacioni nga Kosova, kishte dje edhe në kolegjin e njohur Monroe College, në Bronx - New York, ku Ministri Bajrami dhe këshilltari i tij, Zenun Halili u mirëpritë nga Presidenti i këtij kolegji Stephen J. Jerome,  dhe dekani i Menaxhimit dhe të Mikpritjes, si dhe profesori, Haxhi Berisha, i cili ishte dhe kordinatori i kësaj vizite në Monroe College në Bronx - New York.

Gjatë vizitës në kolegjini Monroe College, delegacioni kosovar u takua këtu edhe me disa studentët shqiptarë amerikanë, emingruar nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare, si dhe disa nga profesorët në Monroe, duke ndjekur edhe një orë mësimi, në një ndër tempujt e edukimit në SHBA, me një histori mjaft mbresëlënëse dhe përvojë të gjerë në fushën e arsimit të lartë.

Presidenti i këtij kolegji Stephen J. Jerome, duke i uruar mirë se ardhjen në Monroe College, mysafirve nga Kosova, tha se :”Monroe College, siguron bazën edukative mbi të cilat studentët që studiojnë këtu mbasi diplomohen mund të kenë një karrierë të suksesshme. Ne ofrojmë një arsim që kombinon përsosmëri akademike dhe vëmendje të personalizuar me qëllimin e vetëm të nxitur suksesin e nxënësve” tha ai. 

Çdo gjë që vjenë nga Monroe College - nisë qysh me pranimin fillestar në periudhën që studentët ecin nëpër vite deri në diplomim çdo gjë është pjesë e përvojës dhe  përsosmërisë së Monroe College, i cili është për të gjithë studentët, dhe komunitetet nga e gjithë bota, Monroe College është i përkushtuar për arritjen profesional dhe personale të studentëve të saj.

“Kurrikulat tona universitare janë që të sigurojë një themel të fortë të përgjithshëm arsimor dhe të ofrojë një gamë të gjerë të disiplinave profesionale nga të cilat nxënësit zgjedhin një amalgamë të madhe të studimit” u tha Presidenti i këtij kolegji Stephen J. Jerome, miqve nga Kosova, Ministri Bajrami dhe këshilltari i tij, Zenun Halili duke shtuar se :” Monroe College është më se i gëzuar që po nënshkruajmë këtë Memorandum bashkëpunimi mes Universiteteve të Kosovës dhe Monroe College , duke ofruar kolegjialitetin e një rrjeti të fortë bashkëpunimi, shërbimet e avancimit në karrierë, programe Wellness financiare dhe, natyrisht, një vend që gjithmonë do të jetë i hapur për studentët nga Kosova”.

Kurse, Profesori i Monroe College, Haxhi Berisha, i lindur në Kosovë, por që prej dekadash jeton në SHBA, i cili ndihmojë shumë në këtë vizitë dhe është një kordinator i njohur këtij kolegji, lidhur me veprimtaritë e shqiptarëve që zhvillohen në mjediset e Monroe College, tha se

”Ne kemi marrë së bashku me zyrtarët e lartë të ketij kolegji një inisiativë bashkëpunimi me arsimin e lartë në Kosovë. Dhe, këtë inisiativë e konkretizuam sot me nëshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ministrin z .Arsim Bajrami, dhe mendojë se dot ë punojmë së bashku për vënjen në jetë sa më shpejt të këtij memorandumi".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat