Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar në Çikago Jusuf Azemin me titullin ,,Nderi i Kombit,,

Amerika

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar në Çikago Jusuf Azemin me titullin ,,Nderi i Kombit,,

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:42
Presidenti Nishani

Një nga personalitetet kombëtare ,i cili me gjithë qenien e tij shpirtërore,morale,politike dhe financiare në SHBA ia kushtoi kauzës shqiptare të Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,pa dyshim është edhe Hafëz Jusuf Azemi.

Vendosja e atdhedashësve  shqiptarë nëpër vendet e ndryshme të botës dhe në SHBA,nuk ndikoi në ndryshimin e bindjeve politike  dhe kombëtare,ata në rrethanat e reja  dhe sipas konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare,të bazuara  në të drejtat universale  të lirive  dhe të drejtave të njeriut,vazhduan aktivitetin e tyre kombëtar dhe politik në institucionet ndërkombëtare dhe në Senat dhe Kongres në Uashington,për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës.

Hafëz Jusuf Azemi për gjashtëdhjetë vjet në mërgim në Çikago të SHBA-së,me mburrje dhe krenari punuan në bazë të Dekalogut të Mid,hat Frashërit për afirmimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare si në organizatat e ndryshme ndërkombëtare në Evropë dhe në administratën e shtetit amerikan të prirë nga Balli Kombëtare,Komiteti
,,Shqipëria e Lirë,, dhe Lidhja Kosovare,të cilat hidhnin

dritë nëpër botë përmes platformës politike të Mid,hat Frashërit të prirë nga shumë personalitete dhe veprimtar të çështjes shqiptare në mërgim si Vasil Andoni,Abas Ermenji,Luan Gashi,Hafëz Jusuf Azemi,Zef Pali,Adem Gllavica,Ajet Rushiti,Mustafë Henci,Ismail Koshtanjeva
dhe shumë të tjerë në këtë udhë të madhe kombëtare.

Mërgimtari nga Dobroshti i Tetovës,qysh në moshën e rinisë kishte parë padrejtësitë ndaj popullit shqiptar,të cilat pareshtur i kurdisnin regjimi mbretëror në Jugosllavi dhe regjimi vrastar komunist në Beograd,në fushën e arsimit,kulturës,punësimit,burgosjet,torturat,presionet  për shpërngulje me dhunë në Turqi.Të gjithë skenarët për shfarosjen e shqiptarëve i dhanë kahjen e duhur Jusuf Azemit që për gjashtëdhjetë vjetë nuk e ndali udhën e tij se si të çlirohej populli i tij nga politika kolonizuese dhe asimiluese sllave
Për jetën e veprimtarit Jusuf Azemi në Amerikë,dr.Riza Sadiku në Prishtinë botoi monografinë me 784 faqe në të cilën hidhët dritë për veprimtarinë kombëtare,politike të njeriut të pa lodhur për kauzën e Atdheut dhe me synimet burrnisë e të trimërisë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur nga Serbia dhe në përgjithësi çështja shqiptare të zgjidhet drejtë në frymën e vlerave univesale të demokracisë për bashkimin kombëtar në Shqipërinë Etnike.

Për veprimtarin më të vjetër në Amerikë,TV ,,Ilirët,,në Çikago kohë më parë doli me propozimin që Jusuf Azemi të nderohet me Dekoratën për merita të veçante kombëtare që e akordon Presidenti i Shqipërisë në parim me ligjet kushtetuese.Në mbështetje veprimtarisë kombëtare në mërgim të Jusuf Azemit dhe për aktivitetin e tij gjashtëdhjetëvjeqar, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin,,Nderi i Kombit,,Në të vërtetë ky dekorim është nder për tërë diasporën shqiptare në Amerikë,thuhet në reagimet e veprimtarëve shqiptaro-amerikan dhe të shoqatave në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat