Nju Jork : Studentët e 5 universiteteve njujorkeze mbështesin Mark Gjonaj

Amerika

Nju Jork : Studentët e 5 universiteteve njujorkeze mbështesin Mark Gjonaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 prill 2017 Në ora: 15:34
Studentet ne mbeshtetje te Mark Gjonaj

Asambleisti demokrat i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për të përfaqësuar Bronksin si anëtar i ardhshëm i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut nga Qarku i 13-të, vazhdon fushatën e tij në të gjithë qytetin, lagjet më me ndikim në zgjedhjen e tij.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, zoti Mark Gjonaj  thotë se dje në kuadër të fushatës ka pasur një takim elektoral me studentët amerikan dhe shqiptarë, mbështetës nga tre universitetet të Nju Jorkut, të cilët përkrahin kandidatin demokrat për në Këshillin bashkiak të qytetit zotin Mark Gjonaj

Asambleisiti Gjonaj, duke i faleminderuar për takimin dhe mbështetjen e tyre, ai shkruan se ka qenë nderuar që ka qenë një i ftuar special nga Kryetari i partisë “Meet & Greet” në takim  me Klubet e Studentëve përfaqësues nga pesë universitetet më të njohura njujorkeze,  Hunter College, Iona College, Universitetin Fordham, John Jay College si dhe Baruch College, shkolla të larta, këto, ku aktualisht po studiojnë dhe janë diplomuar me qindra studentë shqiptarë.

Gjonaj do të konkurrojë në garën brenda partisë Demokrate për vendin që mbetet bosh nga James Vacca, i cili sipas ligjit i ka plotësuar mandatet maksimale si Këshilltar Bashkiak. 

Vacca, i cili ka pasur marrëdhënie shumë të mira me komunitetin shqiptar të zonës, që përfshin edhe një pjesë të madhe të lagjeve Pelham Parkway dhe Morris Park, ka deklaruar se do të mbështes sekretaren e tij - dhe jo kandidatin Mark Gjonaj.

Në garën brenda partisë Demokrate, që votohet më 10 shtator 2017, për anëtar Këshilli të Bashkisë i Qytetit të New Yorkut, Qarku 13-të, për të zëvendësuar Jammy Vacca, kandidatura tjetër e konsideruar si rivale e Asamblesitit Mark Gjonaj, simbas, shtypit lokal, është ajo Marjorie Velázquez, e cila po kandidon për të zëvendësuar këshilltarin Jimmy Vacca, në rrethin e Këshillit 13 Bronx, mbasi, tani ajo për 12 vjet shërbeu, si shefe e stafit të Jimmy Vacca, kërkon vendin e tij në Bashki.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat