550 vjetori i shpernguljes së Zojës së Shkodrës, kremtohet në Nju Jork

Amerika

550 vjetori i shpernguljes së Zojës së Shkodrës, kremtohet në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 prill 2017 Në ora: 17:04
Pamje nga manifestimi i 550 vjetorit te shpernguljes së Zojës së Shkodres

550 vjetori i shpërnguljes së figurës se “Zojës së Këshillit të Mirë” për në Gjenecano – Itali, po përkujtohet me një sërë aktivitetesh nga kisha Katolike, shqiptare në SHBA. Ky përvjetor jubile, kushtuar pajtores së vendit tonë, në Nju Jork, u shënua mbrëmë me një kremtim solemn.

Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë do të braktiste qytetin pak përpara pushtimit turk, pikërisht në 25 prillin e vitit te larget 1467, për t’u vendosur në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.

 Nga brezi në brez besimtarët katolikë, e kanë mbajtur të gjallë bindjen në “mrekullinë” e ndodhur 550 vjet më parë, ku figura e Zojës që gjindej në afresk në një mur të kishës, shtegtoi drejt shtetit fqinj e ndjekur nga dy katolike Shkodrane. 

Një kuadër i kësaj figure, besmitarët katolik shqiptarë në zonën e Tri- Shteshit -, Nju Xhersi dhe Kenektiket, dhe Nju Jork, ku gjendet edhe sot edhe Kisha e pagëzuar me emrin e Zojës së Shkodërs, në qytetin Harsdale - White Plains NY, u mblodhën qindra besimtarët e Krishterë, për t'u bër pjesë e lutjeve dhe meshëve të shenjta kushtuar Zojës së këshillit të mirë, e njohur ndryshe për këta besimtarë si muaji i Zojës.

Kremtimi tradicionale përvjeçar i famullisë, u organizua nga Kisha Katolike Shqiptare  Zoja e Shkodrës, në Hartsadle - NY,  nën drejtimin e famullitarit dhe udhëheqësit shpirtnor të saj, të nderuarit Dom Pjeter Popaj, në bashkëpunim me strukturat drejtuese të këtij tempulli të shenjtë, në zonën e Tri - Shteshit.

Ndërkaq, koordinatori i kësaj mbrëmje festive ishte aktivisti i dalluar pranë Kishës Zoja e Shkodrës, zotëri Leonard Berishaj, i cili na mudësoi edhe fotografitë e festës së mbrëmshme. 

Darka, për kremtimin e 550 vjetorit i shpërnguljes së Zojës së Shkodrës,  u mbajtë më mbrëmë të shtunën 22 prill në lokalin e njohur "Eastwood Manor" në Bronx - Nju Jork, dhe morën pjesë qindra vetë, përshirë edhe veprimtarët e liderit të kominitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.

Në këtë kremtim morën pjesë klerikët e dalluar të komunitetit , Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolini, Dom Victori, Pater Markun,  përshirë edhe veprimtarë e lider të kominitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.

Moderatorja e këtij kremtimi Linda Gojçaj, e ka nisur drejtimin e festës me një poemth me titull (Një bubullinë- One thunder....)
 “T’falem, o Zojë !
Shqypnija sot teper keq ka ngelun,
Gjithkush po don me e shkelun,
Gjithkush pa gjyq ia bân.”

“E fillova me këto vargje, me të cilat legjenda e poetikës shqipëtare Atë Gjergj Fishta, i drejton lutjen Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur tek Shqipëtarët edhe si Zoja Pajtore, përkatësisht Zoja e Shkodrës!”, tha zonjusha Gojçaj

Duke, shtuar se:” Ai, (Fishta pra) ndërsa po i rrëfehej të Lumes Zojë për hallet e Shqipërisë, i falet Asaj me besimin e pa reservë se fati i Shqipërisë dhe shqipëtarëve në duartë e saja, është dhe mbetet pikërisht në duarte më të sigurta... ndaj dhe duke përfunduar lutjen shton:
T’a dijsh, pra, o Nânë e Kshillit,
Se, t’mirë a t’kqí, si t’jemi,
Jem t’Ut me gjithshka kemi,
Me shpirt, me Atdhé, me trup.

 Ajo shpjegoji më tej se përse i përzgjodhi këto pak vargje nga përmbledhja liriko-fetare "Vallja e Parrizit", e autorit te lartepermendur. Sepse, simbas saj Gojçaj, kishte gjetë shkasin t’i lidh ato me emrin e madh e krenar, që mban Kisha Katolike shqipëtare Zoja e Shkodrës, në Harstdale - New York, si e vetmja kishë në botë me këtë emër, përvjetorin e të cilës besmitarët e saj e kremtuan edhe në këtë 550 vjetor.
 
Duke folur për Kishën Zonja e Shkodrës , drejtuesja theksojë se ajo nuk është vetëm një kishë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për më shumë, një fortesë fetare e kulturore, ku meshtarët tanë me tërë qenjen e tyre, janë vu në shërbim të ruajtjes së identitetit dhe vlerave më të çmuara të kombit tonë. 

Ajo ftoi më pastaj Grupin e Valleve Rozafati, i cili është një grup me këngë e valle shqiptare, një degë e Qendrës Kulturore Nënë Tereze, dhe që funksionon nën ombrellën e famullisë katolike të Kishës Katoilke Zoja e Shkodrës.

Ky është një grup fëmijësh të talentuar, me djem e vajza vallëtarë që përfaqësojnë paraardhësit e të cilëve janë me origjinë nga trevat shqiptare, të veriut dhe është themeluar 30 vjet më parë, permendi ajo. 

Ndërkaq, vlen të përmendet me këtë rast, se Grupi është themeluar shumë heret nga disa veprimtarë të shquar të komunitetit, që kan emigruar dekada më parë, nga Kosova, Mali i Zi, dhe Shqipëria, dhe ka lulëzuar më vonë nën udhëheqjen e Fr. Peter Popaj, me koreografi të Angjelina Nika dhe drejtorët Fran & Gina Cotaj.

Ai është një Grup që në çdo festë dhe kremtim, po sjell plotë larmi vallen shqiptare, një Grup vallëtarësh, ky i cili ka punuar shumë gjatë shumë viteve për të ruajtur dhe mësuar të gjithë fëmijët me kulturën e të gjitha rajoneve shqiptare, dhe që si gjthënjë e rritë atmosferën e argëtimit.

Ritualit i bekimit të kësaj darke madhështore, për të kremtuar pikërisht 25 prillin e vitit të largët 1467, për t’u vendosur në kishën e Gjenacanospër, nderë të Zojës së Bekuar, është udhëheqë nga meshtari i nderuar Dom Viktor Dedaj!

Më pas duke ftuar mikëpritësin e këtij kremtimi, drejtuesja ia dha fjalën udhëheqësit të kësa famullie, veprimtarit  të pa lodhur shpirtnor e kombëtar, si tha ajo prijësit të shumë projekteve dhe aktiviteteve kulturore të komunitetit shqipëtar të New York-ut, me rrethe, pra famullitarit të nderuar Dom Pjetër Popaj, u shpreh Gojçaj.

"Dëshirojë të përshëndes dedikimin tuaj - pjesmarrjen tuaj në këtë aktivitet që Kisha jonë organizon për të kremtuar 550 vjetori i shpërnguljes së figurës se “Zojës së Këshillit të Mirë” për në Gjenecano – Itali," nisi fjalën e tij Dom Pjetër Popaj.

Duke shtuar se "Ne kemi shumë arsye të festojmë këto ditë, dhe faleminderuar Zotin dhe Jezu Krishtin, që na ka dhënë, një figurë sikurse pajtoren e vendit tonë, që na ka ruajt në shekuj ne si shqiptarë" tha meshatri Dom Pjetër Popaj.

 Faleminderojmë me këtë rast edhe komisionin organizues dhe personalitetet e çmuara- të nderuarin Dom Viktor Dedaj, poashtu meshtar pran kësaj famullie; të nderuar Dom Nikolin Pergjini, sikur meshtar i deri vonshëm i kesaj famullie; të nderuar mysafir Pater Mikel Plumaj, të nderuar zoti Tonin Lumaj- kryetar i këshillit të Kishës, zotin Marjan Cubi- Drejtor i Qendrës Nanë Tereza, zotin Mark Shkreli- redaktor i Revistes "Jeta Katolike", si dhe kontributorë të nderuar, bashkëpunëtorë, mysafirë dhe të gjithë ju motra e vëllezër te pranishëm, duke u uruar përzemërsisht “Gëzuar e për shumë vjetë, Festën e shenjtë të Famullisë sonë Kishën "Zoja e Shkodrës", si qender e gravitetit të saj.
Meshtari i dalluar Dom Pjetër Popaj, ndër të tjera thotë se ndihemi krenar kur këtë mbërmje e drejton nji moderatore e talentuar, si Linda Gojçaj - e cila ka mbaruar për Master në Mjekësinë Praktike dhe që punon në Spitalin Kolumbia,. 

"Ajo është tha ai një inspirim apo frymëzim, sepse megjithëse ka lindur në Amerikë, ajo flet bukur gjuhën tonë të ëmbël shqipe, dhe është shëmbulli i fëmijeve shqiptarë në këtë komunitet,”

Kurse, duke folur për Zonjën Pajtore, ai tha se në këtë periudhë të shejtë gëzimi dhe faleminderimi i parë drejtohet për Zotin dhe gëzimin tonë të Pashkëve, ringjalljen e Krishtit, që asnjëri nuk ka qenë më i pikëlluar se sa Zonja Pajtore, ma e gëzume se sa Zonja e Bekueme, me të Dielën e Pashkëve, me apostolet dhe deshmitarët e për ringjalljen e Krishtit, tha meshtari i kësaj kishe. 

“Kjo është “one enjoy which bring gratitude back”, tha Dom Pjetri, duke e shpjeguar në shqip shprehjen e cila tha ai është faleminderimi që sjell gëzimin , duke e ndier në të gjithë faleminderimetn tona ndaj  Zotit, gjatë gjithë historisë sonë, që na ka ruajtur ashtu si Zonja e Bekueme, e cila është kujdes gjithmonë për ne, si besimtarë e si shqiptarë, të jemi bashkë dhe të bekuar”.    

Pas tij një tjetër folës e mori fjalën, ai ishte një veprimtari i komunitetit dhe një aktivist pranë Kishës Zoja e Shkodrës, Kryetari  i Këshillit Drejtues të saj, zotëri Tonin Lumaj, 

Kurse, folësi tjetër i radhës ishte drejtuesi i Qendrës Nanë Tereze pranë Kishës Zoja e Shkodrës, aktivisti i dalluar i komunitetit tone, zotëri Marjan Cubi.

Darka me kremtimin e 550 vjetorit të shpërnguljes së Zojës së Shkodrës, në Bronx - Nju Jork, vazhdoi programin argëtues në shoqërim me grupin muzikor Malesori dhe këngëtarin e mirënjohur të komunitetit, Fran Vulaj, i cili për të gjitha aktivitetet e kishës këndon pa pagesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat