Nipi i John F. Kennedy nderon klanin Rushiti me çmime filantropike

Amerika

Nipi i John F. Kennedy nderon klanin Rushiti me çmime filantropike

Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:37
Nipi i John F. Kennedy nderon klanin Rushiti

Politikani i njohur amerikan Robert F. Kennedy Jr., nipi i ish-Presidentit amerikan John F. Kennedy, dje në Houston ka dekoruar klanin Rushiti me çmime filantropike. Çmimet bazohen në Cilësi, Lidership, Menaxhim dhe Ekselencë në zhvillimin e komuniteteve. ABC13 Houston News raporton se pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë më tepër se 50 përfaqësues nga e gjithë bota. 

Klani i njohur shqiptar (Fatlum, Tutti & Nino Rushiti) janë të involvuar në organizata joqeveritare, filantropi, lidership, biznes, financa, marketing, politikë dhe ekonomi. 

Familja Rushiti është klan i njohur shqiptar në SHBA që bashkëpunon me shumë yje botërore nga fusha dhe profesione të ndryshme. Njihen si miq të afërt me klanin Kardashians, familjen e Xhon Kenedit, Angelina Jolie, Rihanna, Jennifer Lopez dhe Madonna. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat